Mjete Jashtë Norme

Dëshmi Aftësie Profesionale për Mjetet Jashtë Norme në Kryerjen e Transporteve në Kushte Jonormale


Aplikantët që kërkojnë të pajisen me Dëshminë e Aftësisë Profesionale, duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Kopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë;
  3. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij;
  4. Leje Drejtimi (nëse punonjësi është edhe drejtues i mjetit).

 

Programi i trajnimit 

Programi i trajnimit për përgatitjen teorike të aplikantëve, sipas nenit 16 të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Rendit Nr. 4447, datë 23.09.2003 “Për Shoqërimin Teknik të Mjeteve Jashtë Norme në Kryerjen e Transporteve në Kushte Jonormale” është hartuar nga Policia Rrugore, DPRR dhe DPSHTRR-ja dhe është miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore.


Përgatitja teorike e aplikantëve për DAP


DPSHTRR-ja, ashtu siç  është përcaktuar në nenin 15 të Udhëzimit Nr. 4447, datë 23.09.2003, pasi plotësohet një numër jo më i vogël së 10 aplikantë, organizon trajnimin. Kurset e trajnimit organizohen nga DPSHTRR e cila përpilon grafikun e zhvillimit të kursit të kualifikimit. Pjesëmarrja e aplikantëve në këto kurse pasqyrohet në regjistrin e pjesëmarrjes model 005 SHT pjesë e rregullores.

Provimi i njohurive të fituara kushtëzohet me pjesëmarrjen e detyruar në kurset e trajnimit. Aplikantët që nuk kanë marrë pjesë në kurset e trajnimit, pavarësisht se i kanë kryer pagesat përkatëse, nuk do të lejohen të marrin pjesë në provimin e njohurive.  
Në provim, merren aplikantët që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

 

Rinovimi i DAP

Rinovimi i DAP të shoqëruesit teknik të mjeteve jashtë norme në kryerjen e transporteve jonormal, bëhet:

  • Kur i përfundon afati i vlefshmërisë;
  • Kur dëmtohet ose humbet.

Për të rinovuar Dëshminë e Aftësisë Profesionale, të paktën 1 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë, mbajtësi i saj duhet të drejtohet në zyrat përkatëse të DPSHTRR-së me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokumentin e identifikimit;
  2. DAP të cilit i ka përfunduar afati;
  3. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga