Tahograf Digjital

You are here

Karta e drejtuesit të mjetit nënkupton një kartë tahografi të lëshuar nga autoritetet e një pale kontraktuese te një drejtues mjeti të veçantë. Karta e drejtuesit identifikon drejtuesin dhe lejon magazinimin e të dhënave të veprimtarisë së drejtuesit të mjetit.

Karta e shoqërisë nënkupton një kartë tahografi e lëshuar nga autoritetet e një pale kontraktuese te pronari ose zotëruesi i mjeteve të përshtatura me pajisjen e regjistrimit. Karta e shoqërisë identifikon shoqërinë dhe lejon paraqitjen, transferimin elektronik dhe printimin e të dhënave të magazinuara në pajisjen e regjistrimit, të cilat ishin kyçur nga kjo shoqëri.

Karta e kontrollit nënkupton një kartë tahografi të lëshuar nga autoritetet e një pale kontraktuese tek organet e kontrollit. Karta e kontrollit identifikon organin e kontrollit dhe i mundëson zyrtarit të kontrollit dhe e lejon për marrjen e të dhënave të magazinuara në memorien e të dhënave ose në kartën e drejtuesit të mjetit për lexim, printim dhe ose transferim elektronik.

Karta e ofiçinës nënkupton një kartë tahografi të lëshuar nga autoritetet e një pale kontraktuese për prodhuesin e pajisjes së regjistrimit, teknikun, prodhuesin e mjetit ose ofiçinën e tahografit, e miratuar nga kjo palë kontraktuese. Karta e ofiçinës identifikon mbajtësin e kartës dhe lejon testimin, kalibrimin dhe ose transferim elektronik nga pajisja e regjistrimit.

  1. Mjete që përdoren për transport mallrash, pesha maksimale e autorizuar e të cilave, me gjithë atë të rimorkiove apo gjysëm-rimorkiove, nuk i kalon 3.5 tonë;
  2. Mjete që përdoren për transport udhëtarësh të cilët, sipas tipit të tyre të ndërtimit dhe të pajisjeve të tyre, janë në gjendje të transportojnë maksimumi nëntë persona, me gjithë shoferin, dhe janë të destinuar për këtë qëllim;
  3. Mjete që përdoren për transport udhëtarësh me anë të shërbimeve të rregullta, linja e të cilave nuk i kalon 50 kilometra;
  4. Mjete shpejtësia maksimale e autorizuar e të cilave nuk i kalon 30 kilometra në orë;
  5. Mjete që përdoren në shërbimet e forcave të armatosura, të mbrojtjes civile, të zjarrfikësve dhe forcave të ruajtjes së rendit publik ose të vendosur nën kontrollin e tyre;
  6. Mjete që përdoren në shërbimet e ujërave të zeza, të mbrojtjes nga përmbytjet, të furnizimit me ujë, me gaz, energji elektrike, të mirëmbajtjes së rrugëve, pastrimit të plehrave, të telegrafisë, telefonave, dërgesave postare, të radiotransmetimit, të televizionit dhe të zbulimit të emetuesve dhe marrësve të televizionit ose të radios;
  7. Mjete që përdoren në gjendje emergjence ose për misione shpëtimi;
  8. Mjete që janë specializuar dhe që përdoren për shërbime mjeksore;
  9. Mjete për transport të materialeve të cirkut ose të panaireve;
  10. Mjete që janë specializuar për riparime difektesh;
  11. Mjete që i nënshtrohen testeve në rrugë me qëllim përmirësimi teknik, riparimi apo mirëmbajtjeje;
  12. Mjete që janë të rinj apo të transformuar, që nuk janë vënë ende në qarkullim;
  13. Mjete që përdoren për transporte jo tregtarë të pasurive për qëllime private;
  14. Mjete që përdoren për grumbullimin e qumështit nëpër ferma, ose për dërgimin në ferma të bidonëve të qumështit ose të bulmetit, të destinuar për ushqimin e bagëtive.

Gjithashtu përjashtohen mjetet, si vijon, që përfshihen në operacionet e transportit të brendshëm që kryhen sipas Rregullores së miratuar me VKM Nr.1243, date 12.09.2008;

  1. Mjete që përdoren nga autoritetet publike për shërbime publike që nuk i bëjnë konkurencë drejtuesve profesionistë;
  2. Mjete që transportojnë mbeturina kafshësh ose skelete që nuk janë të destinuar për konsum njerëzor;
  3. Mjete që përdoren për transport kafshësh të gjalla nga fermat në tregjet lokale dhe anasjelltas, ose nga tregjet në thertoret lokale;
  4. Mjete që përdoren si butik për të shërbyer në tregje lokale ose për shitje derë më derë, ose të përdorur për veprime ambulante bankare, shkëmbimi monetar apo arkë kursimesh, ushtrim kulti, huadhënie librash, disqesh ose kasetash, manifestime kulturore ose ekspozita, të pajisur posaçerisht për këtë qëllim;
  5. Mjete pesha maksimale e autorizuar e të cilave duke përfshirë edhe peshën e rimorkiove ose gjysëm-rimorkiove nuk i kalon 7.5 tonë, që transportojnë material apo pajisje që përdoren nga drejtuesi i tyre në ushtrimin e profesionit të vet, në një rreze prej 50 km përreth qendrës së tyre të zakonshme me kusht që drejtimi i automjetit të mos përfaqësojë aktivitetin kryesor të drejtuesit;
  6. Mjete pesha maksimale e autorizuar e të cilave duke përfshirë edhe peshën e rimorkiove ose gjysëm-rimorkiove nuk i kalon 7.5 tonë, të përdorur për transport mallrash nga fermat bujqësore, të çfarëdolloj qofshin, nga ferma blegtorale, të zbutjes e stërvitjes së kafshëve, të çfarëdolloj qofshin, nga stacionet e ndërzimit, nga shfrytëzimet pyjore, nga ndërmarrjet peisazhiste, nga ndërmarrjet e punimeve bujqësore dhe pyjore, ndërmarrjet e peshkimit, të rritjes së midhjeve, akuakulturës dhe grumbullimi të peshkut, në një rreze prej 50 km përreth qendrës së tyre të zakonshme me kusht që drejtimi i automjetit të mos përfaqsojë aktivitetin kryesor të drejtuesit.

Karta e memories tahograf lëshohet nga DPSHTRR-ja nëse kërkuesi:

  • ka vend-qëndrimin e tij në Shqipëri;
  • është mbajtës i një leje drejtimi të vlefshme e cila mundëson drejtimin e një mjeti që i nënshtrohet marrëveshjes europiane AETR ose Rregullores së miratuar me VKM Nr.1243, datë 10.09.2008;
  • nuk ka kartë tahografi drejtuesi të vlefshme, por ka bërë një kërkesë që është në shqyrtim.

Aplikimi për pajisje me kartë memorie tahograf

Aplikimi për kartë memorie tahograf bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor (DRSHTRR-së) ku keni vendbanimin duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

  1. Mjet identifikimi;
  2. Lejen e drejtimit që zotëron;
  3. Një fotografi;

Karta memories tahograf e drejtuesit të mjetit nuk mund të zëvendësojë në asnjë rast Lejen e Drejtimit, ajo duhet të paraqitet gjatë çdo kontrolli.

Karta tahograf e drejtuesit të mjetit është personale. Drejtuesi i mjetit mbetet zotërues i kartës tahograf në çdo rast të ndryshimit të punëdhënësit.

Karta s’mund të jetë, gjatë vlefshmërisë së saj, objekt heqjeje apo pezullimi për çfarëdolloj arsyeje, përveçse kur autoriteti kompetent i një shteti anëtar konstaton se karta është e fallsifikuar, kur drejtuesi i mjetit përdor një kartë që nuk është e tij ose që karta është marrë mbi bazën e deklaratave të rreme dhe/ose dokumenteve të fallsifikuar.

Humbja dhe vjedhja e Kartës së Tahografit

Në rast humbje apo vjedhje, mbajtësi duhet të bëjë një denoncim pranë autoriteteve kompetente të shtetit ku ka ndodhur humbja apo vjedhja. Nëse aplikanti ka vendbanimin në një shtet tjetër nga ai që ka lëshuar kartën, deklarata e humbjes duhet të bëhet pranë autoritetit kompetent të shtetit ku ai banon. Pasi të konfirmohet mbërritja e denoncimit në DRSHTRR, depozitohet aplikimi për kartë të re me dokumentet përkatëse.

Aplikimi për ndërrim të kartës së memories tahograf

Drejtuesi i mjetit, nëse dëshiron, mund të aplikojë për një ndërrim të kartës së memories gjatë periudhës së vlefshmërisë vetëm sipas rasteve të parashikuara si më poshtë:

1. Në rast të ndryshimit të shtetit të vendbanimit ai duhet ti kërkojë subjektit të autorizuar ose licensuar të vendbanimit të ri një kartë të re, duke dorëzuar kartën e tij e cila është brenda periudhës së vlefshmërisë.

2. Në rast të ndryshimit të të dhënave administrative që figurojnë në Lejen e Drejtimit, mbajtësi bën një kërkesë për kartë tahograf pranë DRSHTRR-së duke kthyer kartën që është brenda periudhës së vlefshmërisë.

Në rast ndërrimi të kartës, karta e re e lëshuar ka një kohëzgjatje vlefshmërie prej 5 vitesh duke filluar nga data e lëshimit.

Kthimi i kartës së memories tahograf

Mbajtësi mund ta kthejë kartën tahograf në çdo moment dhe pa paralajmërim. Kthimi i kartës shoqërohet dhe me një deklaratë personale në prani të nëpunësit të DRSHTRR-së, e cila administrohet në dosje së bashku me kartën, dhe kjo e fundit bëhet e pavlefshme. Çdo kërkesë e re përbën objektin e krijimit të një aplikimi të ri.

Kartat e memories tahograf jepen nga DPSHTRR-ja, në kuadër të një marrëveshje që rregullon marrëdhëniet e saj me çdo administratë të ngarkuar me grupet e kontrollit të mëposhtëm:

1. Policia Rrugore;

2. Inspektoriati Shtetëror i Punës;

3. Policia Tatimore.

Kërkesa zyrtare për kartë memorie tahograf depozitohet pranë strukturave të DRSHTRR-së, duke dorëzuar dokumentet:

  1. Mjet identifikimi;
  2. Autorizim nga Institucioni përkatës për personin si përgjegjës i grupit të kontrollit;
  3. Fotokopje e njehsuar me vulë të njomë të NIPT-it të Institucionit.

Karta e memories tahograf e kontrollit në grup është jo-nominale. Përgjegjësi i grupit të kontrollit është mbajtësi i saj. Nëse përgjegjësi i grupit të kontrollit, nënshkrues i formularit të aplikimit të kartës tahograf largohet nga detyra që kryen, duhet të njoftojë DRSHTRR-në zyrtarisht, brenda një afati prej 7 ditësh kalendarike. Pjesë e këtij njoftimi duhet të jenë edhe të dhënat e personit të autorizuar, zëvendësues i këtij të fundit, i cili do të mbajë kartën e memories tahograf në vazhdim. Njoftimi duhet të konfirmohet edhe nga titullari i institucionit që përfaqëson.

Humbja dhe vjedhja e Kartës së Tahografit

Në rast humbje ose vjedhjeje, mbajtësi duhet të bëjë një denoncim pranë autoriteteve kompetente ku ka ndodhur humbja ose vjedhja.

Pasi të konfirmohet mbërritja e denoncimit në DRSHTRR, depozitohet dhe kërkesa për kartë tahografi të re me dokumentet përkatëse, sipas nenit 13.

Kthimi i kartës së memories tahograf

Përgjegjësi i grupit të kontrollit mund ta kthejë kartën tahograf në çdo moment dhe pa paralajmërim të shoqëruar zyrtarisht nëpërmjet një kërkese me arsyet ligjore përkatëse, të konfirmuar dhe nga titullari i institucionit që përfaqëson. Kërkesa administrohet në dosje së bashku me kartën, dhe kjo e fundit bëhet e pavlefshme. Çdo kërkesë e re përbën objektin e krijimit të një aplikimi të ri.

Kartat e memories tahograf jepen nga DPSHTRR-ja për çdo kontrollor të Task – Forcës së Transportit Rrugor, duke u bazuar në kriteret që përcakton Udhëzimi i Ministrit të MPPT-së Nr.4162, datë 18.10.1999 “Mbi kontrollin rrugor dhe mbikqyrjen e kualifikuar në transportin rrugor”, me ndryshimet përkatëse. Ky propozim vlerësohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe nëse miratohet, kontrollori i sipërcituar pajiset me autorizim nominal. Strukturat e kontrollit rrugor janë si mëposhtë:

1. Task – Forca e Transportit Rrugor

Kërkesa zyrtare për kartë tahografi duhet të mbërrijë pranë Drejtorisë Rajonale të DPSHTRR-së në të cilën përfshihet, pasuar me një formular specific, të plotësuar tërësisht dhe të nënshkruar nga aplikanti. Aplikimi shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:

  1. Mjet Identifikimi;
  2. Fotografi e mbajtësit;
  3. Autorizim nominal, lëshuar nga Task – Forca e Transportit Rrugor.

Karta e memories tahograf e inspektorit të kontrollit rrugor është personale. Nëse mbajtësi i kartës tahograf largohet nga detyra, përgjegjësi i kontrollit rrugor duhet të njoftojë DPSHTRR-në në të njëjtën datë me shkrim dhe me telefon. Njoftimi me shkrim konfirmohet edhe nga drejtori rajonal. Njoftimi depozitohet në dosje së bashku me kartën, dhe kjo e fundit bëhet e pavlefshme.

Deklarata e humbjes ose e vjedhjes

Në rast humbje ose vjedhjeje, mbajtësi duhet të bëjë një denoncim pranë autoriteteve kompetente ku ka ndodhur humbja ose vjedhja. Pasi konfirmohet mbërritja e denoncimit në DRSHTRR, depozitohet dhe kërkesa për kartë tahograf të re me dokumentet përkatëse, sipas nenit 19.

Kthimi i kartës së memories tahograf

Mbajtësi i kartës tahograf mund ta kthejë kartën në çdo moment dhe pa paralajmërim të shoqëruar me arsyet ligjore përkatëse të konfirmuara nga përgjegjësi i kontrollit rrugor së bashku me kartën, ku kjo e fundit bëhet e pavlefshme. Çdo kërkesë e re përbën objektin e krijimit të një aplikimi të ri.

Kartat e memories tahograf jepen nga DPSHTRR-ja, bazuar në kërkesën e shoqërive të vendosura në Shqipëri. Kartat janë anonime.

Kërkesa për kartë memorie tahograf

Kërkesa për kartë memorie tahograf bëhet nga përfaqsuesi ligjor i shoqërisë pranë DRSHTRR-së ku shoqëria ka adresën që ushtron aktivitetin e saj sipas QKR-së, duke dorëzuar dokumentet si mëposhtë:

  1. NIPT dhe ekstrakti i regjistrit tregtar, lëshuar nga QKR, original ose fotokopje të noterizuara;
  2. Mjet identifikimi, e përfaqsuesit ligjor të shoqërisë;

Kartat e memories tahograf të shoqërisë janë jo-nominale, përfaqsuesi ligjor i shoqërisë është mbajtësi i tyre.  

Deklarata e humbjes dhe e vjedhjes

Në rast humbje apo vjedhje, administrator i kartave, ose një person i autorizuar prej tij, duhet të bëjë denoncim pranë autoriteteve kompetente të shtetit ku ka ndodhur humbja ose vjedhja. Vetëm pasi të konfirmohet mbërritja e denoncimit në DRSHTRR, mund të depozitohet një kërkesë tjetër pranë saj, për kartë të re nga përfaqsuesi ligjor i shoqërisë.

Kthimi i kartës së memories tahograf

Shoqëria mund ta ktheje kartën tahograf (kartat) në çdo moment dhe pa paralajmërim. Kthimi i kartës tahograf shoqërohet dhe me një deklaratë personale të përfaqsuesit ligjor të shoqërisë në prani të nëpunësit të DRSHTRR-së, e cila administrohet në dosje së bashku me kartën, dhe kjo e fundit bëhet e pavlefshme. Çdo kërkesë e re përbën objektin e krijimit të një aplikimi të ri.

Kartat e memories tahograf jepen nga DPSHTRR-ja pas përfundimit me sukses të një kursi trajnimi të miratuar në tahografët digjital dhe lëshimit të një Certifikate të Kompetencës për Drejtues Teknik dhe Teknik të Emëruar. Qendra e miratuar e tahografit mund të bëjë aplikim në lidhje me lëshimin e kartës së ofiçinës për drejtuesin teknik dhe teknikun e emëruar.

Kërkesa për kartë memorie tahograf

Titullari i Qendrës Teknike të miratuar aplikon pranë Drejtorisë Rajonale të DPSHTRR-së në të cilën përfshihet për lëshimin e kartës së memories së drejtuesit teknik dhe teknikëve të emëruar duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesën, autorizimin e miratimit të qendrës teknike ose rinovimin e saj;
  2. Certifikatën e trajnimit për drejtuesin teknik dhe teknikët e emëruar;
  3. Fotokopje e lexueshme e letërnjoftimit elektronik të aplikantit;
  4. Fotografi e mbajtësit.

Përdorimi i kartës së memories tahograf

Kujdes duhet të tregohet në drejtimin e aktiviteteve të qendrës teknike, të cilat kërkojnë përdorimin e të dyjave, kartës së ofiçinës dhe njohuritë mbi kodin PIN.

Nëqoftëse kodi PIN është futur gabim në pesë tentativa të njëpasnjëshme karta e ofiçinës do të bllokohet, atëherë do të nevojitet të bëhet një aplikim për zëvendësim.

Përgjegjësia për përdorimin dhe ruajtjen e kartave të ofiçinës bie mbi qendrën teknike. Çdo kartë memorie tahograf e qendrës teknike mund të përdoret vetëm nga drejtuesi teknik ose teknikët e emëruar për të cilin është lëshuar.

Në dorëzimin e kartës, çdo drejtues teknik dhe teknik i emëruar firmos dokumentin e pranimit të kushteve të përdorimit dhe ruajtjes së kartës. Çdo person do të premtoj se nuk do të publikojë numrin PIN të përcaktuar për ta dhe nuk do të lejojë të tjerët të përdorin kartat e tyre, personalizuar me emrat e tyre.

Deklarata e humbjes dhe e vjedhjes

Në rast humbje ose vjedhjeje karta e ofiçinës e një drejtuesi teknik ose tekniku të emëruar është dëmtuar, keqfunksionon ose është vjedhur, ata duhet të informojnë organin e ngarkuar me ligj.

Kthimi i kartës së memories tahograf

Qendra teknike duhet të ndalojë përdorimin e kartës nga një drejtues teknik ose nga një teknik i emëruar kur këta persona kanë qenë të skualifikuar për shkak të saksioneve ose të inspektimeve të brendhshme, ose kanë ndërprerë shërbimet e tyre në këtë qendër teknike, me detyrimin e qendrës teknike në raste të tilla, kthehet karta në organin e lëshimit.


Kartat e memories së tahografit digjital për drejtues mjeti, shoqërie, kontroll nominal, si dhe për kontroll në grup jepen për një kohëzgjatje prej 5 vjetësh. Ndërsa periudha e vlefshmërisë administrative të kartës së memories për ofiçinat është 1(një) vit.

Kartat e memories janë të rinovueshme pas përfundimit të afatit të skadencës, me kërkesë të aplikantëve që plotësojnë kriteret e njëjta me ato të aplikimit fillestar përkatës.

Kartat mund të zëvendësohen në rast humbjeje, vjedhjeje ose mosfunksionimi. Ky zëvendësim kryhet kundrejt pagesës, përveç rastit të mosfunksionimit për shkak të një defekti teknik të kartës.

Karta e lëshuar për të zëvendësuar një kartë të humbur, të vjedhur, ose që nuk funksionon, do të ketë datë afati vlefshmërie të njëjtë me atë të kartës së zëvendësuar, nëse zëvendësimi bëhet më shumë se 3 muaj para skadencës. Në rast të kundërt, kohëzgjatja e vlefshmërisë të kartës së memories do të jetë 5 vjet.

DPSHTRR-ja mund të refuzojë lëshimin e kartave nëse nga verifikimet ka parregullsi ose në rast dyshimi në lidhje me vërtetësinë e dokumenteve shoqërues të aplikimit. Në këtë rast, njofton nënshkruesin e kërkesës duke motivuar refuzimin.

Karta e memories tahograf do të vihet në dispozicion në sportelet e DRSHTRR-ve, ku është bërë aplikimi, 10 ditë pas aplikimit. Ajo do të ruhet për një periudhë deri në tre muaj, në pritje të paraqitjes së aplikantit për ta tërhequr. Në përfundim të këtij afati karta bëhet e pavlefshme dhe administrohet në dosjen përkatëse.

Aplikanti mund ta tërheqë kartën e memories vetëm pasi firmos formularin përkatës, që konfirmon dorëzimin e saj. Formulari dorëzimit ka numrin individual të kartës së memories, dhe konsiderohet i plotësuar pasi të jetë shënuar data dhe firma e punonjësit të pranimit në momentin e dorëzimit të kartës.

Në rast mosfunksionimi, mbajtësi duhet t’ia ktheje kartën DRSHTRR-së me letër rekomande për qëllime ekspertize, të shoqëruar me një deklaratë personale me shkrim.

Nëse karta nuk shfaq asnjë mosfunksionim, ajo i kthehet përsëri mbajtësit. Nëse nga ekspertiza del se mosfunksionimi i detyrohet një defekti teknik të kartës, DPSHTRR-ja do ta zëvendësojë atë pa pagesë. Nëse del se mosfunksionimi është shkaktuar nga mbajtësi, DPSHTRR-ja do të kërkojë pagesën e zëvendësimit të kartës, sipas nenit 45.

Tarifa e pagesës për kartën e tahografit digjital është 40 Euro.

DPSHTRR merr përsipër të lëshojë kartat e memories, kur një dosje kërkesë është e plotë dhe e vlefshme, në një afat prej 10 ditësh pune.

Mbajtësi i një karte memorie tahografi digjital është përgjegjësi i vetëm i përdorimit të saj. Çdo përdorim abuziv apo mashtrues i kartës së memories ndëshkohet me sanksionet e parashikuara nga ligji.

DPSHTRR nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo përdorim të kartës së memories dhe pasojat që mund të rrjedhin.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga