Licencë në Transport Ndërkombëtar Mallrash për të Tretë dhe me Qera

You are here

LICENCË NË TRANSPORT NDËRKOMBËTAR MALLRASH PËR TË TRETË OSE ME QIRA

Aplikimi për herë të parë

Me anë të këtij shërbimi mundësohet aplikimi për pajisje me licencë transporti ndërkombëtar mallrash për të tretë ose me qira.

Aplikimi kryhet në platformën e-Albania.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:

1. Subjekti i paraqet autoritetit kompetent kërkesën, sipas lidhjes 1, e cila duhet të përmbajë:

- llojin e veprimtarisë që kërkohet të kryhet;

- të dhëna për identifikimin e kërkuesit dhe të personit që paraqet kërkesën;

- adresën e plotë të selisë/filialit për ushtrimin e veprimtarisë;

2. dokumentin që vërteton se subjekti ka në pronësi, të paktën një mjet të përshtatshëm për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave, (targën/targat e mjeteve që do përdoren) të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), shoqëruar me NUIS dytësor (certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm);

3. regjistrimi në QKB (ekstrakti i QKB-së), ku në objektin e veprimtarisë të shprehet aktiviteti, transport ndërkombëtar rrugor i mallrave për të tretë ose me qira;

4. plotësimi i kriterit të reputacionit të mirë për përfaqësuesin ligjor dhe/ose pronarin/pronarët e subjektit, si dhe për drejtuesin e veprimtarisë, që provohet me plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, përkatësisht sipas modeleve të lidhjes 3 dhe 3/1;

5. dokumenti që vërteton zotërimin e kompetencës profesionale (ÇKP), për personin që drejton veprimtarinë e transportit për subjektin që do të licencohet;

6. akt që vërteton marrëdhëniet e kërkuara të punës (kontrata e punës) lidhur ndërmjet përfaqësuesit ligjor të subjektit dhe drejtuesit të veprimtarisë, në rastet kur subjekti nuk plotëson kërkesën e kompetencës profesionale;

7. dokumenti i qëndrueshmërisë financiare;

 

DPSHTRR-ja e shqyrton aplikimin nëpërmjet QKB-së dhe merr vendim miratimi ose refuzimi. Licenca gjenerohet me vulë elektronike nga eAlbania.

Afati i vlefshmërisë:          Licenca lëshohet pa afat.

Tarifa:                                  30,000 lekë

 

Aplikimi për ndryshim të kushteve të licencës

Në rast ndryshimi të kushteve të licencës subjekti aplikon në platformën e-Albania, duke paraqitur dokumentacionin provues për ndryshimet e kërkuara.

DPSHTRR-ja shqyrton aplikimin dhe merr vendim miratimi ose refuzimi. Në rast miratimi gjenerohet licenca me vulë elektronike, me të dhënat e reja.

Afati i vlefshmërisë:          Licenca lëshohet pa afat.

Tarifa:        Nuk ka.

 

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  2. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga po ato nëpërmjet QKB dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, i ndryshuar;
  3. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.03.2008, “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, i ndryshuar;
  4. Udhëzimi nr. 8, datë 31.12.2020 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave dhe të certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave”.

 

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga