Kërkesë për Akses në eTransport për Transportin Ndërqytetës

You are here

    

KËRKESË PËR AKSES NË eTRANSPORT PËR TRANSPORTIN NDËRQYTETËS

Ky shërbim mundëson dërgimin e kërkesës online për akses në sistemin e dedikuar për transportin ndërqytetës (eTransport) dhe miratohet nga DPSHTRR.

Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë për akses në etransport për transportin ndërqytetës”.

Subjekti kryen aplikimin dhe verifikimi kryhet nga punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.

Aplikanti do të njoftohet elektronikisht për miratimin ose refuzimin e kërkesës. Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajiset me kredencialet për aksesin në sistemin eTransport.

Afati i vlefshmërisë:       I papërcaktuar

Tarifa:                              Nuk ka.

 

 

BAZA LIGJORE:

  1. Udhëzimi nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar;
  2. Urdhëri nr. 1096, datë 10.11.2021, i Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR-së “Për përdorimin e sistemit elektronik eTransport”.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga