Gjurmë më të Lehta në Mjedis

You are here

Zbatimi i politikave të gjelbra & sociale nga ana e DPSHTRR-së duke filluar nga viti 2019 ka ndikuar në përmirësimin e gjurmës mjedisore të shërbimeve të ofruara nga DPSHTRR. Vetëm gjatë vitit 2019 zbatimi i këtyre politikave ka dhënë rezultatet e mëposhtme:

  • Reduktimi i CO2.
  • Eficenca energjitike.
  • Kursimi i letrës.
  • Rinovimi i flotës vendase me mjete EURO 4.
  • Shtimi i flotës vendase me automjete elektrike.
  • Reduktimi i sasisë së karburantit të përdorur.
  • Reduktimi i sasisë së vajit të përdorur.
  • Reduktimin e mjeteve në trafik.
  • Reduktimin e sasisë së mbeturinave që përfundojnë në natyrë/landfill.
  • Riciklimin e targave të nxjerra jashtë përdorimit.
  • Pastrimi i hapësirave publike.

Gjithashtu, emetimi i dioksidit të karbonit (CO2) ka ndikim të jashtëzakonshëm si në natyrë por edhe në shëndetin publik. Aktualisht nuk ka një vlerësim të saktë të kostos së këtij impakti, por studime të ndryshme vlerësojnë që kostoja sociale e emetimeve të dioksiodit të karbonit në natyrë është rreth 45.500 lek/ton. Bazuar në këto vlerësime, kostoja sociale e CO2 e reduktuar nga politikat e DPSHTRR është 103.827.699 Lekë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga