Blendi Gonxhe

You are here

Statistikat e rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Shtator 2023!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Pedalojmë të sigurt në Shkodër!

Në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër organizojmë në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë dhe Ditës Evropiane pa Makina, Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore.

Bashkohuni me ne, këtë të premte tek Sheshi Nënë Tereza – Sheshi Demokracia, Shkodër.

Lojëra, Arts&Crafts, Edukim Simultativ!

Planifiko lëvizjen tënde të radhës, përpara se të nxitohesh të përdorësh mjetin!

Keni menduar ndonjëherë të ndani mjetin me kolegun për të shkuar në punë apo me mikun tuaj në udhëtimin e radhës? Po sikur të alternoheni me transportin publik për të shkuar në një distancë të afërt?

Në kuadër të javës Evropiane të Lëvizshmërisë, tema e së cilës këtë vit është mbi format e kursimit të energjisë, ndajmë me ju opsionet e mënyrat e reja të transportit të cilat nuk dëmtojnë mjedisin.

Siguria Rrugore Is Back!

U rikthyem me ju në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë!

Ndalesa jonë e parë për këtë vit shkollor ishte në Pedonalen e Tiranës!

Së bashku me Bashkinë Tiranë, trajnuam dhe sensibilizuam fëmijët e Qendrës Komunitare Multidisiplinare dhe Shkollës 9-vjeçare "Androkli Kostallari", mbi rëndësinë e sigurisë rrugore dhe dashurinë për biçikletat, në mënyrë që të edukojmë brezat e rinj në një qytet më të pastër dhe të sigurt.

European Mobility Week në Pedonalen e Tiranës!

Hej, shihemi në Pedonalen e Tiranës për #EuropeanMobilityWeek!

Nesër, bashkë me Bashkinë Tiranë do ndërtojmë Cirkuitin e Sigurisë Rrugore!

Edicioni i 18-të i International Human Rights Film Festival

Yjet e kinematografisë shqiptare, perlat e automotorizmit, zbresin në tapetin e kuq të edicionit të 18-të të International Human Rights Film Festival në Tiranë.

Pasioni dhe dëshira për të ruajtur këtë kategori të trashëgimisë kulturore, sjell pranë nostalgjikëve dhe të apasionuarve, copëza historie nëpërmjet automobilave me shpirt, për të rijetuar çdo emocion edhe një herë tjetër.

18-23 Shtator, te Akademia e Filmit & Multimedias Marubi!

Statistikat Janar - Gusht 2023 mbi efektin e shërbimeve me proçedurë të lehtësuar!

DPSHTRR - Shifrat flasin vetë!

Rezultatet e punës së 8-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Gusht 2023:

Po marrin jetë punimet në DRSHTRR Durrës!

Po marrin jetë punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale.

Java Europiane e Lëvizshmërisë 16 - 22 Shtator 2023

Sa është distanca e udhëtimit tuaj të radhës?

Nëse është më pak se 5 km, mund ta realizoni si këmbësor ose përmes pedalimit në 30 minuta.

Kurseni karburant dhe njëkohësisht përmirësoni shëndetin tuaj fizik dhe mendor!

Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, tema e së cilës këtë vit është mbi format e kursimit të energjisë, e ku po ndajmë me ju opsionet e formave të reja të transportit të cilat nuk dëmtojnë mjedisin.

Takim me përfaqësues të arsimit të mesëm profesional, universiteteve publike dhe private në Shqipëri e përfaqësues nga AKPA dhe Zyra e Punësimit

Me përfaqësues të arsimit të mesëm profesional, universiteteve publike dhe private në Shqipëri, e përfaqësues nga AKPA dhe Zyra e Punësimit diskutuam për përfshirjen e nxënësve dhe studentëve në Panairin e punës dhe Karrierës, i cili do të përfshihet në Automotive Fair Albania II, në datat 26-29 Tetor 2023, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Vijon puna për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik!

Vijon puna për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë, Tiranë! Fondi 100% nga vetëfinancimi si ent, falë mirëadministrimit, investim i DPSHTRR për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

Të dhëna mbi aksidentet rrugore për Janar-Korrik 2023, indekse, progres!

Vlera pozitive dhe shpresëdhënëse si 5-vjeçar, 2018 - 2023:

  • 32% aksidente rrugore më pak krahasuar me Janar – Korrik 2018;
  • 36% aksidente rrugore me pak të shkaktuar nga drejtues mjeti nën moshën 25 vjeç;
  • 31% qytetarë më pak të përfshirë në aksidente;
  • 5% viktima më pak të shkaktuara nga aksidentet rrugore.

Krahas përmirësimeve, ka edhe arsye për marrje masash e parandalim. Statistikat tregojnë për një rritje me +5% të aksidenteve të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit krahasuar me vitin 2022!

Sërish në bankat e shkollës!

Këndi Lëvizës i Edukimit mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore do të vijojë misionin e tij qytet më qytet e shkollë më shkollë, duke simuluar situata të trafikut rrugor, ku fëmijët mësojnë përmes lojës dhe argëtimit, mbi qarkullimin rrugor.

I urojmë suksese gjithë fëmijëve në rrugën e dijes!

Rifilloni shkollën me Sigurinë Rrugore!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor uron një vit të mbarë për të gjithë fëmijët që po nisin shkollën!

Si kujdestarët e sigurisë tuaj në rrugë, tashmë, vijmë me një lajm të mirë - https://siguriarrugore.dpshtrr.al

Ji Ndryshe! Kombino, Apliko, Regjistro!

Do i keni ndeshur kudo në rrugët e rivierës shqiptare, përgjatë udhëtimeve tuaja nga Veriu në Jug të Shqipërisë!

Një risi e shumëpritur nga të gjithë të apasionuarit e mjeteve, që dëshirojnë të lënë gjurmë përgjatë vozitjeve të tyre me mjete e të kthejnë koka njerëzish!

Rifutu në provën e teorisë ose të praktikës edhe 4 herë të tjera!

I jeni nënshtruar testimit teorik apo praktik për përfitimin e Lejes se Drejtimit të kategorisë B dhe hera e parë nuk rezultoi e suksesshme për ju? Mos u shqetësoni, ju mund të rifuteni në provën e teorisë ose të praktikës edhe 4 herë të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së dokumentit të lëshuar nga DRSHTRR (Leje e teorisë ose Autorizim i praktikës).

Analiza e ecurisë së shërbimeve Janar-Korrik 2023

Ndajmë me publikun arritjet tona, për të treguar përkushtimin e DPSHTRR drejt përmirësimit të vazhdueshëm. Statistikat e periudhës Janar-Korrik 2023 numërojnë:

584,120 shërbime me procedurë të lehtësuar të cilat kanë sjellë përfitimet e mëposhtme:

  • 97,916 ditë pune të kursyera;
  • 1,232,875 litra karburant të kursyera;
  • 17,612,500 km rrugë të eliminuara;
  • 1,156 MLD Lekë kursyer qytetarëve;

Krahasuar me statistikat e vitit 2018, kuptojmë që në pak kohë kemi realizuar shumë:

Takimi në Kuadër të Marrëveshjes për Njohjen dhe Konvertimin e Lejeve të Drejtimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës!

Në kuadër të finalizimit të Marrëveshjes për Njohjen dhe Konvertimin e Lejeve të Drejtimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, u mbajt takimi mes zv. Drejtorit të DPSHTRR-së dhe Drejtorit të Agjencisë për Dokumentet e Identifikimit, Regjistrimet dhe Shkëmbimin e të Dhënave të Bosnjë-Hercegovinës, z. Almir Badnjević.

Gëzuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës!

Në ditë të tilla gjejmë hapësirë për të vënë në dukje vlerat e larta njerëzore të bamirësisë, të ofrimit të dashurisë pa kusht, pa përjashtim feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

Këto vlera na i mësoi Nënë Tereza, gruaja e cila ia përkushtoi gjithë jetën e saj të varfërve, e cila nuk e pranoi asnjëherë famën por që gjithçka e bënte për hir të dashurisë.

Mbiemër i ri? Leje Drejtimi e re!

Zyrtarisht jeni 'upgrade' me mbiemrin e ri?

Lëreni versionin tuaj të vjetër pas, dhe vendosni mbiemrin e ri në patentë me vetëm tre dokumente pranë çdo Drejtorie Rajonale pavarësisht vendbanimit.

Më ka humbur Certifikata e Kontrollit Teknik. Duhet t'a paraqes sërish mjetin për testim?

Më ka humbur Certifikata e Kontrollit Teknik. Duhet t'a paraqes sërish mjetin për testim?

Ju informojmë që nëse keni një kontroll të vlefshëm teknik të lëshuar nga DPSHTRR, ju mund të merrni një dublikatë të Certifikatës së Kontrollit Teknik pranë çdo Qendre të Kontrollit Teknik pa qenë nevoja e paraqitjes së mjetit, por vetëm e lejes së qarkullimit.

Pa rezervim, me kontroll teknik të vlefshëm nga DPSHTRR, pranë çdo qendre të Kontrollit Teknik pajisu me dublikatë menjëherë!

Vetëm 12.4% e atyre që iu hiqet Leje Drejtimi, e rifitojnë atë!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Leje Drejtimi nga B në D, pa kaluar nga C?

Nga momenti i lançimit të lehtësimit të procedurës së përfitimit të Lejes së Drejtimit të kategorisë D, pa kaluar në C, numërohen 3,974 Leje Drejtimi të lëshuara duke i kursyer qytetarëve rreth 312,753,800 Lekë përgjatë periudhës Qershor 2022-Korrik 2023, nga ku:

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi!

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

Praktikohu me Testet Zyrtare të Lejes së Drejtimit

Qoftë përmes aplikacionit apo Web-it zyrtar të DPSHTRR, e rëndësishme është që ju keni një hapësirë të dedikuar për t’u familjarizuar me formatin e pyetjeve të testimit.

Ka kaluar një vit nga lançimi i aplikacionit të shumëkërkuar nga të gjithë kandidatët që duan të pajisen me Leje Drejtimi, ku dhe statistikat flasin për shifra të rritura të shkarkimeve!

Periudha Prill 2022 – Gusht 2023 numëron:

Takime me Julinda Dhame mbi idetë e organizimit të garave motorsportive në Edicionin e 2-të të Automotive Fair Albania!

Kënaqësi takimi i sotshëm me një nga nismëtaret e figurat më të njohura të motorsportit në Shqipëri, Julinda Dhame, për të ndarë idetë e sivjetshme të organizimit të garave motorsportive në Edicionin e 2-të të Automotive Fair Albania, që do të pushtojë kryeqytetin në datat 26-29 Tetor 2023, te Pallati i Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza” e Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”!

Gushti nuk njeh pushime për DPSHTRR!

Nisën sot punimet për DRSHTRR Mat! Një Qendër e mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti!

Gramshi në Gusht n'Fest!

Gusht e n’Fest pushtohet nga magjia e mjeteve historike, pjesë e koleksionit të Retro Albania!

Ngjyra, nostalgji, kulturë e pasion nën ritmet e muzikës dhe nën vezullimin e dritave, ju presin përgjatë gjithë mbrëmjes!

Për të mos u humbur!

Instalimi i Sistemeve Fotovoltaike ka nisur rrugëtimin e saj pranë DRSHTRR Berat, për tu ndjekur më pas nga 8 Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR pjesë e projektit.

Ka nisur të marrë jetë projekti për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale të DPSHTRR, me synimin për 100% shfrytëzim të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse!

Nisur me kompleksin e ri të DRSHTRR Berat, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit, konkretisht sistemi fotovoltaik i DRSHTRR Berat ka një fuqi të instaluar prej 112kWp me një prodhim vjetor të parashikuar prej 141 MWh/vit dhe me një shmangie emetimesh karboni CO2 prej 66,700 kg/vit.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga