Blendi Gonxhe

You are here

Korriku 2023, muaji me numrin më të lartë të mjeteve të regjistraura për herë të parë gjatë vitit 2023!

7,985 mjete të regjistruara për herë të parë, ose 14.4% më shumë, si muaji më i mirë i pesë viteve të fundit!

42,238 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, 50% më shumë se Janar-Korrik 2019!

874 Mjete all electric të regjistruara për herë të parë Janar-Korrik 2023, +367% krahasuar me vitin 2021!

6,381 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite, 42% më shumë se Janar-Korrik 2021!

30 vjet Shërbimi i Kontrollit Teknik!

Në ceremoninë e përvjetorit të 30-të të këtij shërbimi, falenderojmë për pjesëmarrjen dhe për punën e palodhur ndër vite, të gjithë të ftuarit tanë, të cilët me prezencën dhe fjalën e tyre përshëndetëse, na rikujtuan sfidat që ky sektor ka kaluar ndër vite për të mbërritur ku jemi sot.

Krahas festimit për arritjet, eventi u finalizua me ndarjen e çmimeve në formë vlerësimi për kontributin ndër vite për:

30 vjet Shërbimi i Kontrollit Teknik!

Në përvjetorin e 30-të të këtij shërbimi, festojmë së bashku arritjet dhe përpjekjet për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor e promovimin e tyre si procese jetike për sigurinë rrugore.

Pjesëmarrës në këtë event ishin miq dhe partnerë të DPSHTRR, ish-drejtues të DPSHTR, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përfaqësues të Policisë Rrugore, Universitete në fushën e inxhinierisë mekanike, ekspertë, etj.

LAJM I MIRË! Mati me Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor!

LAJM I MIRË! Mati me Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi, për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti!

MotoSport Weekend!

Fundjava MotoSportive tek Bulevardi i ri, Tiranë, ku u argëtuam, informuam, bashkëbiseduam, bashkëpunuam për rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë rrugore dhe garat në kushte të rregulluara, mbi edukimin për trafikun dhe sjelljen në zonat urbane!

Çdo javë, çdo rast, çdo mundësi për EDUKIM, EDUKIM, EDUKIM mbi lëvizshmërinë e sigurtë, që të vegjël!

Faleminderit Julinda Dhame për nismën e takimit “Dy rrota dhe një timon”!

Një kulturë urbane që rritet çdo ditë e që adaptohet kryesisht nga të rinjtë si një mjet alternativ dhe ekonomik.

E-scooters, monopatët, motoçikletat, biçikletat, patinat, që çdo ditë e më shumë mbushin rrugët.

Sa i njohin këto përdorues të gjithë detyrimet ligjore që kanë për përdorimin e këtyre mjeteve?

Festojmë vite Shërbimi i Kontrollit Teknik!

Festojmë vite Shërbimi i Kontrollit Teknik, 12 Prill, ora 11:00, Selia e DPSHTRR, Fushë-Prezë!

Pas një rrugëtimi të gjatë, jemi krenarë që shërbimi i kontrollit teknik iu besua sërish DPSHTRR!

Duke synuar rritjen e standardeve në ofrimin e një shërbimi cilësor të shumëmunguar në këtë sektor, sot ky shërbim gëzon vlerësimet nga TÜV RHEINLAND ku DPSHTRR plotëson kërkesat e Standardit EN ISO 9001: 2015, duke i dhënë dritën jeshile certifikimit!

Bashkohuni me ne në një udhëtim nostalgjik nëpër kohë!

Retro dhe FIVA po bëhen bashkë për të organizuar një event special më 29 Prill në Tiranë, Shqipëri ku do të diskutojmë për partneritetin dhe bashkëpunimin në fushën e automobilave.

Por prisni, ka edhe më shumë!

Gjithashtu ju ftojmë të bashkoheni me ne për të nderuar festën e jashtëzakonshme të automjeteve historike në sheshin Skënderbej.

Nëse jeni të apasionuar pas makinave Retro, kjo ngjarje me siguri do t'ju nxisë emocionet!

Gëzuar Pashkët të Gjithë Besimtarëve Katolikë!

Paqja, dashuria e shëndeti mbizotëroftë në çdo shtëpi, në çdo zemër dhe në çdo makinë, motor e timon!

Në Porsche Albania, kompani pioniere e standardeve në sektorin tonë automotiv, bashkë me Ministren e Shtetit për Mbështetjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali

Në Porsche Albania, kompani pioniere e standardeve në sektorin tonë automotiv, bashkë me Ministren e Shtetit për Mbështetjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali, në turin e bashkëbisedimeve për t’u njohur nga afër me eksperiencat në tregun shqiptar të automjeteve, problematikat e nevojat, risitë e progresin e përfaqësive ekskluzive të markave globale por edhe për të mbledhur ide e sugjerime!

Status punimesh të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës.

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës, si edhe të sheshit e hapësirave funksionale të kompleksit të rajonales, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor!

Punimet do të vijojnë pa ndërprerë ofrimin e shërbimit!

Rifitimi I Lejes së Drejtimit pas humbjes së të gjithë pikëve për periudhën Qershor 2022-Mars 2023!

Nga 349 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 35 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, ose 10%!

4 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 17-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 32 kandidatë për këtë seancë!

Vijon puna në kantierin e Poligonit!

Vijon puna në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

Investim për standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për ushtrime e prova të epokës digjitale!

Faleminderit Revistës Monitor!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor e cilëson projektin e Auto Moto Park si një nga më ambiciozët në parashikimet e saj.

Në një informacion përmbledhës të vënë në dispozicion të “Monitor”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor konfirmon se projekti synon krijimin e kompleksit të parë shumëfunksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, dhe jo vetëm.

Panairi Expo & Energy Forum 2023 - Expocity

Kënaqësi që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të ishte pjesë e panelit në “Expo & Energy Forum 2023” - Expocity, për të diskutuar mbi ekonominë e lëvizshmërisë së sigurt dhe miqësore me ambientin.

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN!

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Kolegjit Universitar të Biznesit

Leksion i hapur me auditorin e teknikëve të ardhshëm të lartë të automjeteve, kontabilistëve e juristëve, audituesve financiarë, së bashku me Rektorin, Prof. Dr. Z. Ylber Bezo, Zv/Rektorin dhe Drejtorin e Kolegjit, Prof. As. Dr. Z. Simon Gega, Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. As. Dr. Znj. Edit Bregu, Sekretarin e Përgjithshëm, Prof. As. Dr. Z. Shpëtim Cami dhe pedagogë të tjerë.

Rezultate fantastike të mobilitetit GREEN!

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN!

  • Periudha Janar-Dhjetor 2022 numëron 675 mjete 100% Elektrike.

E krahasuar me vitin 2019 shënon një rritje me 1,724%.

Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i Energjisë në Epocity Albania

DPSHTRR, pjesë e edicionit të 5-të të panairit dhe forumit ndërkombëtar të Energjisë, dedikuar prezantimit dhe njohjes së publikut dhe të interesuarve nga sektori me projektin e platformës kombëtare të transportit publik ndërqytetës!

Si mund të gjej kur e kam datën për të kryer kontrollin teknik të mjetit?

Lexoni me vëmendje Certifikatën e Kontrollit Teknik!

Data e kontrollit të ardhshëm teknik është e printuar në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjetit në fushën “E vlefshme deri më” dhe njëkohësisht edhe në “Pulla e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore” në pjesën e poshtme djathtas të Certifikatës së Kontrollit Teknik.

Këtë informacion mund ta merrni edhe në sportelin e shërbimit të kontrollit teknik pranë cdo QKT pavarësisht vendbanimit tuaj.

Pasion, adrenalinë, dhe një luftë e paqtë midis 39 garuesve në Race of the Illyrians nga Illyrius Motorsport

Gara e disiplinës "Slalom" e zhvilluar të Dielën, datë 26 Mars, mblodhi në sheshin "Nënë Tereza" shumë adhurues të motorsportit për të parë nga afër edicionin e 3-të të ROTI, i zhvilluar në kushte të sigurta e në harmoni, duke dhënë një mesazh të fortë që garat e vetme të automobilizmit, duhet të mos zhvillohen në rrugë të hapura publike, në ilegalitet të plotë.

Fituesit sipas kategorive vijojnë si më poshtë:

Renditja e përgjithshme:

DPSHTRR, pjesëmarrëse në Edicionin e 5-të të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë në datat 29-31 Mars 2023 në Expocity Albania.

Vijmë në këtë panair për të inkurajuar fuqizimin e Transportit Publik , i cili duhet të jetë më gjithëpërfshirës, i sigurt dhe i integruar.

Tema e Mobilitetit, së bashku me një sërë faktorësh si:

Ndërhyrja rikulifkuese e ambienteve të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës

Vijon puna për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik në DRSHTRR Durrës, investim nga fondet e DPSHTRR, për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale.

Punimet vijojnë pa e ndërprerë shërbimin!

Këndi i sigurisë rrugore ndaloi në një stacion shumë të veçantë në atë të “Shtëpisë së Foshnjes” në Durrës.

Dedikojmë pak nga koha jonë, për ata që kanë nevojë më së shumti për dashuri dhe mbështetje.

U argëtuam shumë duke ngjyrosur sinjalistikën rrugore dhe duke bërë xhiro me biçikletë sipas rregullave të qarkullimit!

Me shumë dashuri shpërndamë dhurata, veshje e ëmbëlsira të cilat ndezën zemrat e vogla dhe të çiltra. Fëmijët janë gëzimi i jetës, ata kanë nevojë për dashuri dhe të ndihen të sigurt për të ardhmen që i pret.

NE JEMI PET FRIENDLY!

DPSHTRR e ka në politikën e shërbimit që të jemi MIQËSOR me katërputroshat në çdo hapësirë, ambient, aktivitet e sallë ku mirëtrajtimi garantohet!

Qytetarët nuk kanë përse t’i lënë miqtë e tyre në shtëpi apo në makinë, të vetmuar, apo të stresohen me kërkim ndihme për t’i lënë diku, nuk kanë përse të kushtëzohen nëse iu duhet një ardhje në sportelet tona me “fëmijën” e tyre, me shokun më besnik!

Statistika shërbimesh Janar-Shkurt 2023

  • Kosto mesatare për shërbim nga lehtësimet e kryera e të reflektuara është ulur me 16.6%!
  • Në Janar-Shkurt 2023, koha mesatare e shërbimit është ulur me -30%, duke shërbyer mesatarisht 43% më shumë qytetarë në orë, krahasuar me Janar-Shkurt 2018!
  • Numri i qytetarëve të shërbyer është rritur nga 871 në 1,248 në orë!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Janar-Shkurt 2023

985 mjete me vjetërsi mbi 22 vjet janë çregjistruar përgjithmonë!

Janë paraqitur për testim 27,083 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 80.5%
  • Kamion 12.4%
  • Motomjete 3.1%
  • Rimorkio 2.3%
  • Autobusë 1.1%
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.6%

 

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga