Blendi Gonxhe

You are here

DPSHTRR, fituese e çmimit "Shërbimi Publik më i mirë i vitit" në ICT Awards!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor fiton çmimin “Shërbimi Publik më i mirë i vitit” në Edicionin e 8-të të Albanian ICT Awards, gara mbarëshqiptare në nderim të inovacioneve, shërbimeve risi dhe arritjeve teknologjike. Një vlerësim i çmuar për DPSHTRR për ofrimin e shërbimeve për transportin dhe automotorizmin falë upgrade 100% të sistemeve operative, pajisjeve, teknologjisë moderne dhe digjitalizimit në ofrimin e lehtësive që impaktojnë qytetarët dhe subjektet.

Analizë e flotës së mjeteve Green

E sotmja e Flotës vendase të automjeteve drejt përmirësimit, uljes së moshës dhe ndotjes!

Protokollet e operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar

Miratohen Protokollet e operimit në transportin ajror, transportin rrugor dhe transportin detar, në kuadër të parandalimit dhe të kontrollit të pandemisë COVID-19 me anë të Urdhërit Nr.169, datë 5.6.2020.

Më poshtë mund të shkarkoni Urdhërin Nr.169, datë 5.6.2020.

Aplikimet Online të Shërbimeve të DPSHTRR në e-Albania Janar - Qershor 2020

6-mujori i parë i 2020-ës një kthesë historike për digjitalizimin, thjeshtimin e kalimin online, pa radhë e pa angari, pa pagesë e pa shpenzim kohe, për sa më shumë procedura të mundshme! Lirojmë sportelet për shërbimet me prezencë fizike të pashmangshme + mbrohemi nga Covid19!

Janar-Qershor 2020:

Miratohet VKM "Për kompensimin financiar të TVMP. të vitit 2020..."

Miratohet VKM Nr.527, datë 10.6.2020 “Për kompensimin financiar të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura, të vitit 2020, për mjetet e destinuara për transport udhëtarësh, të kategorive M2”dhe“M3”.

Rikthimi i transportin publik - intervistë me Z.Blendi Gonxhja

Infomacione e të dhëna mbi transportin publik dhe bisedimet për të zgjidhur problematikat që shoqërohen me rihapjen e tyre, në një intervistë 

DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA

DPSHTRR pranohet anëtar me të drejta të plota në CITA!LAJM I BUKUR për Automotorizimin Shqiptar, për herë të parë BESOHEMI, PRANOHEMI, NJIHEMI për t”u bërë pjesë e rrjetit më të madh, një prej organizatave më të vjetra për verifikimin dhe historikun e mjetit, drejtuesit të mjetit, kontrollin e transportit rrugor, edukimin mbi sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e ambientit, etj! CITA përfshin njëkohësisht edhe Confederation of Organisations in Road Transport Enforcement (CORTE) themeluar nga “EU Enforcers Group” partner i KE, me 70 anëtarë.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga