Blendi Gonxhe

You are here

Në 110 vjetorin e Policisë së Shtetit

Në 110 vjetorin e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon Policinë Rrugore për bashkëpunimin e një niveli krejt tjetër në vitet e fundit, për grupet e përbashkëta të kontrollit rrugor me Task Forcën e Transportit Rrugor - Ministria e Infastrukturës dhe Energjisë dhe në kuadrin e marrëveshjes së re me këtë drejtori ku janë aktivizuar sisteme të dhënash e pajisje matëse për të ndëshkuar në kohë reale abuzimet me peshën për aks, verifikuar certifikimet e ndryshme të mjeteve rrugore, goditur informalitetin në transportin rrugor dhe ndaluar mj

 Mercedez-Benz Vijon të Mbajë Titullin “Makina e Preferuar e Shqiptarëve” Për të Disatin Vit Radhazi

Nga 59,910 mjete të regjistruara për herë të parë në Shqipëri, të reja ose me km, për vitin 2022:

12,703 prej tyre janë të markës Mercedes Benz + Daimler AG + Daimler Benz;

Volkswagen me 11,942 mjete të regjistruara;

Audi me 4,755 mjete të regjistruara në Republikën e Shqipërisë!

Markat e tjera që pasojnë treshen kryesuese, janë  Ford me 3,791 mjete,  Toyota me 3,637 mjete dhe  BMW me 1,995 mjete.

Cila nga këto marka preferoni më shumë?

Raport Vjetor mbi të Ardhurat dhe Shpenzimet Janar- Dhjetor 2022

Viti 2022, një vit i suksesshëm dhe  me rezultate rekord për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transporti Rrugor. 

 Me 80% më shumë të ardhura dhe 51% më shumë shërbime se në vitin 2018.

 Plot 1,409 qytetarë të shërbyer në orë dhe 510,393 shërbime risi në Janar - Dhjetor 2022.

+57% më shumë shërbime risi se në vitin 2021

Raport Vjetor/ Kontrolli Teknik Janar- Dhjetor 2022

Viti 2022 ishte viti i parë i plotë për kontrollin teknik të mjeteve rrugore, qëkur shërbimi iu kthye Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Dëshiron të Importosh një Mjet? Këshillohu më Parë me Rregullat e Mëposhtme

Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë e duhur mjedisore, ju nuk lejoheni ta importoni në Shqipëri apo ta regjistroni në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Cilat mjete lejohen të importohen/regjistrohen?

EURO 4 e sipër:

Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër.

EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet:

Vizitë Miqësore mes Retro Albania dhe ADAC (Allgemeiner Deutscher Automobil-Club, Klubi i Automobilit të Gjermanisë), në Munich

 Një vizitë miqësore mes Retro Albania dhe ADAC (Allgemeiner Deutscher Automobil-Club, Klubi i Automobilit të Gjermanisë), në Munich, në ambientet e muzeut dhe arkivës së tyre, historia e të cilëve fillon 120 vite më parë, me themelimin e klubit në vitin 1903.

VoxPop DPSHTRR/ Aplikantët tregojnë Eksperiencën e Tyre mbi Testin Teorik

Kush mëson, kalon!

Në Voxpop-et që u realizuan duke intervistuar  aplikantët për leje drejtimi pas testimit të Teorisë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, ku zhvillohen rreth 35% të testimeve në rang vendi, për përshtypjet mbi fazën mësimore, mbi testin e teorisë dhe mbi simulimin online të testit pë teorinë.

Si te Veproni Kur Keni Shitur një Mjet Rrugor dhe Mjeti Vijon të Mbetet në Emrin tuaj Ndërsa e Përdor Blerësi

Keni shitur një mjet rrugor dhe mjeti vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi? Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit.

Për të hequr mjetin nga pronësia juaj, paraqituni në drejtorinë rajonale ku keni vendbanimin me këto dokumente me vete:

Magjia e Koleksionit RETRO 3 Vjet Aktivitetesh Qytetare e Edukuese për Brezat

Magjia e programit kulturor më të dashur të automotorizimit shqiptar, koleksioni RETRO, prej tre vitesh në zemrën e publikut mes aktivitetesh qytetare e edukuese për brezat, shprehje e vokacionit tonë për historinë e stoli mikpritëse pasioni për kë zbulon e viziton Shqipërinë.

Prezantohet Drejtori i Ri i DRSHTRR Dibër

Në Peshkopi, është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja sëbashku me Prefektin e Qarkut Dibër, Z. Nexhbedin Shehu, drejtori e ri i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Dibër, Z. Spartak Koltraka, duke i uruar sukses në marrjen e stafetës dhe mirëseardhjen si pjesë e ekipit  të shërbimeve të transportit rrugor, pas largimit të ish-drejtorit Z. Daniel Gjura në një detyrë tjetër, të Kreut të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës për Dibrën, duke i uruar vijimin e kontributit pozitiv në administratë. Gjithashtu Z.

Formatet e Reja të Certifikatave të Trajnimit ADR/ Instruktor Praktike/ Buldozeristë/ Eskavatoristë/ Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti Nga Data 4 Janar

Viti 2023 fillon me një tjetër lajm të mirë për të gjithë qytetarët.

Nga data 4 Janar, lëshohen formate të reja të Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Buldozeristë, Eskavatoristë, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti!

Formatet e reja:

-Përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, në përputhje me ISO 7810:2003 ID!

-Përmbajnë elemente të sigurisë!

-Eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave;

-Nuk dëmtohen nga lagështira ose palosjet!

Video Kartolinë Urimi Zv. Kryeministres Belinda Balluku për Stafin e DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor e nis vitin gëzueshëm me kartolinën e urimit të Zv.

Kartolinë Urimi nga DRSHTRR Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përshendet dhe uron gëzuar me një kartolinë nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, mbylljen e një viti plot arritje dhe suksese falë mirëadministrimit, përmirësimit të ndjeshëm të kushteve të punës dhe motivimit të ekipit, digjitalizimit, transparencës, afrimit me qytetarin, e që rrisin përgjegjësinë për mbajtjen e këtij ritmi të lartë duke rritur energjitë për sukses në sfidat e reja të automotorizimit shqiptar në Vitin e Ri 2023.

 

DPSHTRR Uron Gëzuar 2023

GËZUAR 2023!

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor uron për të gjithë ju, ditë të gëzuara, plot ngjyra të ndritshme, të mbushura me dashuri!

DPSHTRR dhe Bashkia Elbasan Mbështetje për Familjen Skora në Fshatin Karalluk të Elbasanit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja së bashku me stafin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe me Kryetarin e Bashkisë Z.

DPSHTRR Falenderon Speedhunters për Dhuratën e Fundvitit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon për dhuratën SpeedHunters.AL dhe uron gëzuar vitin e ri.

Ekipi i DRSHTRR Berat Dhuron

Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, shembull dhe aktiv ndaj përgjegjësisë sociale.

Drejtoria Rajonale  e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat u erdhi në ndihmë disa prej familjeve më në nevojë, për t’u ngrohur sado pak sofrat dhe zemrat këtë fundvit!

 

Siguria Rrugore në Një Vit

Gjatë vitit 2022 ora edukative e sigurisë organizoli plot 47 evente në 10 qytete me 2,051 fëmijë pjesëmarrës.

Edukimi mbi sigurinë rrugore e trafikun, ka sjellë një shkallë të re ndërgjegjësimi e vetëdijeje mbi rrezikun dhe përgjegjësinë, mbi sjelljen në qarkullim rrugor.

Paguani Taksat e Mjetit Online

Shmangni radhën e pritjes dhe paguani taksat e mjetit online në portalin e-Albania.

Identifikohuni në  këtë  portal si qytetar ose biznes  dhe zgjidhni shërbimin "Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit", më poshtë klikoni butonin "Përdor" për të parë automjetet që dispononi;

Zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse dhe klikoni butonin "Zgjidh", dhe më pas  klikoni butonin "Llogarit" në rast se keni taksa të papaguara për të parë vlerën e tyre;

DRSHTRR Korçë dhuron lodra për fëmijët e vegjël të kopshtit "Stinët"

Momentet festive nga ekipi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve Të Transportit Rrugor Korçë ku shkëmbyen buzëqeshje në ditët e gëzuara të fundvitit me fëmijët e vegjël të kopshtit "Stinët"me lodra e pako!

 

DPSHTRR Feston dhe Uron Arritjet e Automotorizimit Shqiptar 2022 dhe Reflekton Përmirësimet për 2023

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shpreh krenari për punën a arritur veçanërisht gjatë këtij viti për gjithë  Automotorizimin Shqiptar, sukseset e prekshme nga qytetarët dhe subjektet përmes mbi 3 milionë shërbimeve të ofruara gjatë vitit 2022,  por edhe reflektimetpër tu përmirësuar gjatë vitit 2023, duke uruar festimin e ndërrimit të viteve, me përulje, vetëdije e mision shërbimi edhe më praktik e ekonomik në vitin pasardhës!

Ndiqni në videon e mëpshtme momente festive:

DPSHTRR uron Gëzuar Festat!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor uron për të gjithë shqiptarët  nje vit të ri e të gëzuar!

 Ndqini videon e përgatitur: https://www.youtube.com/shorts/qqXSS500XeA

 

Nga 222 të Riregjistruar, Vetëm 21 Individë kanë Rifituar Leje Drejtimin

Nga 222 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 21 veta kanë rifituar leje drejtimin, ose sa 9.4%.

Sot vetëm 3 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 12-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë(6 Qershor 2022), nga 20 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 11 veta.

Inspektim në Terren i Auto Moto Park Albania

Ndryshe nga çdo kantier a projekt tjetër deri tani, inspektimi në terren i punimeve që paraprijnë realizimin e Auto Moto Park Albania, me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Z.

Gëzuar Festat e Fundvitit nga Automotorizimi Shqiptar

Gëzuar Festat e fundvitit, dhe në pak ditë, Vitin e Ri.  Automotorizimi Shqiptar, ekipi ynë i dedikuar dhe shërbimet e transportit rrugor, Qendrat e Kontrollit Teknik, Drejtoria e Përgjthshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Qendër dhe Drejtoritë Rajonale, Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimeve, projektet Retro Albania dhe Automotopark Albania, platforma eTransport, panairi Automotive Fair Albania, programi Siguria Rrugore, ju urojnë një mbyllje sa më të kujdesshme të vitit në timon, mbarësi në jetë, shëndet e suksese në vijim.

Stafi i DRSHTRR Shkodër Dhuron Për Familjet Në Nevojë

Këtë fundjavë, ekipi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër u solidarizua vullnetarisht për të kontribuar me ndihma ushqimore për të qenë sa më afër dhe për të plotësuar sadopak sofrat e familjeve në nevojë në këto ditë festash!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon ekipin e kësaj drejtorie rajonale për këtë veprim solidar! 

 

 

 

DPSHTRR Ju Uron Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit  e ju uron gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e ri 2023, me mbarësi, lumturi e shëndet për ju e familjarët tuaj! 

Ndiqni videon e mëposhtme: https://www.youtube.com/shorts/gLqH9NWiO8c

RETRO Christmas Një Mbrëmje e Ëmbël Dritash e Muzike

RETRO Christmas bashkoi fëmijë, të rinj, të rritur e familje në pedonalen tek BunkArt2, në një mbrëmje të ëmbël dritash e muzike, me një qytetari e hijeshi karakteristike. 

Mjetet historike të dekoruara për të festuar mbylljen e vitit 2022 me lajmin e gëzueshëm të anëtarësimit të Retro Albania në FIVA, dhe kremtuar Krishtlindjet e ardhjen e Vitit rë Ri, u bënë skenografia e gjallë e një mini-muzeu të hapur për kryeqytetasit dhe turistët, ndërsa nderuam e falenderuam komunitetin fantastik të koleksionistëve, pjesë e Regjistrit Zyrtar Shqiptar Retro të themeluar 4 vite më parë!

Njoftim ! Në datën 26 Dhjetor shërbim do të ofrohet vetëm në QKT në të gjitha qytetet në orarin: 08:00-16:00

Të nderuar qytetarë!

Në datën 26 Dhjetor, për shkak të pushimit zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  nuk do të ofrojë shërbim në sportele, me përjashtim të Kontrollit Teknik!

Çdo Qendër e Kontrollit Teknik do të ofrojë shërbim në të gjitha qytetet në orarin: 08:00-16:00!

Ju mirëpresim!

Paguani Taksat Online dhe Rezervoni Kontrollin Teknik në: www.e-albania.al

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga