Blendi Gonxhe

You are here

Konferenca Shqiptaro-Greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore”

Të motivuar e të përkushtuar për të sjellë një frymë ndryshimi në qasjen ndaj sfidës së kohës për uljen e aksidendeve rrugore dhe rritjen e vetëdijes së përdoruesve të rrugës! Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor organizoi për herë të parë Konferencën shqiptaro-greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore” në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, me të ftuar specialë përfaqësues të lartë nga institucionet greke të fushës së transportit rrugor dhe të edukimit për trafikun dhe sigurinë rrugore! 

Takim mes stafit të DPSHTRR dhe Përfaqësues të Shoqatave dhe Operatorëve të Transportit Ndërqytetës

Me përfaqësues të shoqatave dhe të operatorëve të transportit ndërqytetës, sëbashku me Z. Afrim Tola, Drejtor i Përgjithshëm i Task Forcës së Transportit Rrugor dhe përfaqësues nga Drejtoria jonë e Transportit në Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor,  në mbyllje të 2022-shit, një vit jo i lehtë për këtë sektor, për të ndarë shqetësime, ballë për ballë, risi e zhvillime nga aktet rregullatore dhe nga projekti eTransport, si edhe për të garantuar përkushtimin tonë e mbështetjen e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për komunitetin e transportuesve.

Rikthehet RETRO Christmas në Kryeqytet më 23 Dhjetor

Me gëzimin e festave të fundvitit, rikthehet RETRO Christmasnë kryeqytet, zbukuruar me xixëllimin e dritave të bredhit.

E premte pasdite, 23 dhjetor, do të festojmë së bashku me pulsimin vezullues mbi mjetet historike dhe tingujt e muzikës.

Festojmë anëtarësimin e RETRO në FIVA - Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike, një moment historik për komunitetin e koleksionistëve shqiptarë.

DPSHTRR në Universitetin e Tiranës për Workshopin e Organizuar me Temë “Menaxher Marketingu në Shqipëri”

Së shpejti, në sajë të marrëveshjes mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Fakultetit të Ekonomisë të Universiteti i Tiranës, do të rrisim bashkëpunimin për zhvillimin e praktikave profesionale me studentët, të cilët do të njihen më afër me tregun e punës dhe shërbimet që ofrohen në administratën publike, domosdoshmërinë e të rinjve të kualifikuar në fushat e komunikimit dhe marketingut digjital për përmirësimin e shërbimeve me qytetarët e shumë projekte të reja e mundësi trajnimesh e anketimesh mbi shërbimin.

Këndi i Sigurisë Rrugore me Aktivitete dhe Dhurata Plot në Kopshtin 34 në Kombinat “Çamarrokët e Vegjël”

Me “Çamarrokët e Vegjël”, kështu quhet Kopështi 34 në Kombinat, për të kaluar një orë ndryshe  me shumë lodra që ua dhuruam 268  dhe me vizatime e Arts & Crafts, plastelinë, ngjyra e furça libra e tabela sinjalistike, për të vijuar edhe në tarracë me simulime rregullash qarkullimi e mësime mbi rrezikun që vjen nga rruga dhe nga të tretët. Jeta mund të cënohet edhe nga babi e mami, si shoferë apo pasagjerë, nga vëllai a motra, si të rritur, nëse ata nuk lidhin rripin e sigurimit, apo nëse ata nuk i sigurojnë të vegjëlit në ulësen e posaçme të fëmijës në kabinë.

Rikthehet RETRO Christmas në Kryeqytet 23 Dhjetor

Me gëzimin e festave të fundvitit, rikthehet RETRO Christmas në kryeqytet, zbukuruar me xixëllimin e dritave të bredhit!

E premte pasdite, 23 dhjetor, do të festojmë së bashku me pulsimin vezullues mbi mjetet historike dhe tingujt e muzikës.

Festojmë anëtarësimin e RETRO në FIVA - Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike, një moment historik për komunitetin e koleksionistëve shqiptarë.

Performancë speciale Krishtlindjesh nga vogëlushët e “Korit të Zërave të Bardhë”- Teatri i Operas dhe Baletit, për të vijuar deri në mbrëmje nën ritmet jazz & swing.

Familja Retro Albania Tashmë me Rreth 22 mijë Ndjekës në Platformat Sociale

Familja Retro Albania tashmë me rreth 22 mijë ndjekës në platformat sociale!

Gjatë periudhës kohore janar - nëntor 2022, janë verifikuar 161 mjete në total nga këto 105 automjete dhe 56 motomjete, ndërsa  gjatë periudhës kohore qershor 2020 - nëntor 2022, janë verifikuar plot 623 mjete të verifikuara në total dhe 456 mjete që plotësojnë kriteret për statusin Retro.

Z.Blendi Gonxhja dhe Znj. Edona Bilali Takim në Ambientet e Mektrin Motors Në Vazhdën e Automotive Fair Albania

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja ka postuar në rrjetet e tij sociale mbi takimin me Presidentin e Mektrin Motors Z.

Thuaj Jo Alkoolit në Timon

A e dini se 1 nga 3 aksidente rrugore me pasojë vdekjen shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit? 

Nëse duhet të udhëtoni pasi keni pirë alkool, tregohuni të përgjegjshëm: mos e ngisni makinën. Merrni një taksi ose kërkojini një miku të ngasë makinën në vendin tuaj. Miq, familjarë a të afërm, mos lejoni dikë që ka pirë alkool të marrë timonin, mos udhëtoni me të si drejtues mjeti, ndalojeni të bëhet rrezik për jetën e vet dhe të të tjerëve. 

Mirëmbajtja Periodike nga Punonjësit e DPSHTRR per Çdo Drejtori Rajonale

Sapo mbyllet java e shërbimeve, nis mirëmbajtja periodike. Milingonat punëtore përveshin mëngët, për punë të vogla në dukje por të domosdoshme, pastrime speciale, riparime rutinë e zëvendësime materiale, ndërhyrje e rregullime të shpejta me brigadën e re të punonjësve duarartë që kemi krijuar enkas, për operativitet më të lartë.

Drejt Përfundimit Instalimi i Rrjetit dhe Pajisjeve të Reja të Sistemit të e-Monitorimit në Çdo QKT

Kohë edhe më të vështira për ata që nuk zbatojnë rregullat në Qendrat e Kontrollit Teknik, në çdo rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Drejt përfundimit instalimi i rrjetit dhe pajisjeve të reja të sistemit të e-Monitorimit, brenda dhe jashtë çdo Qendre të Kontrollit Teknik. 

Jiefang C30, 1967/ Zjarrëfikësja Kineze Rrëmben Vëmendjen DeRivaz&Ives Magazine

DeRivaz&Ives Magazine, është një revistë dedikuar mjeteve klasike të veçanta nga India dhe e gjithë bota, përmbajtja e së cilës na josh me histori rreth automobilave, modeleve dhe markave specifike, të rralla dhe të pazakonta, si dhe repor

Njoftim! Në Datat 17, 24 dhe 31 Dhjetor, do të ofrohet shërbim për kontrollin teknik dhe taksat në orarin 08:00-13:00

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Kontrollit Teknik dhe vlefshmëria e taksave vjetore të mjetit tuaj përfundon në javët e fundit të Dhjetorit?

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka vendosur t'ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve që nuk kanë rezervuar ende, duke shtuar oraret e shërbimit përkatësisht në tre ditët e shtuna të radhës, datat 17, 24 dhe 31 Dhjetor, ku të gjitha qendrat do të ofrojnë shërbim në orarin 08:00-13:00.

Ju mund të kryeni Kontrollin Teknik në çdo Qendër të Kontrollit Teknik, pavarësisht vendbanimit tuaj.

Magjia e Festave ka Përfshirë të Gjitha DRSHTRR-të

Magjia e festave ka përfshirë të gjitha drejtoritë rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

Atmosferë festive, plot ngrohtësi, ku mirëpresim dhe i shërbejmë me dinjitet çdo qytetari. 

Dhjetor të bukur të gjithëve, fundvit plot suksese e mbarësi! 

Gëzuar!

Ndiqni videon e mëposhtme:

https://fb.watch/hraHktF5gL/

DPSHTRR Pjesë e Takimit me Temë “Dita e Laboratorëve” Organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, organizuan e takimin me temë “Dita e Laboratorëve”, nismë e Fakultetit të Studimeve Profesionale, ku me kënaqësi Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u përfaqësua për të parë nga afër demostrimin prezantues të pajisjeve për 8-të laboratorët e Fakultetit, veçanërisht Laboratorin e Teknologjisë së Automobilave.

 AUTO MOTO PARK - Elbasan

Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Elbasan, vijon vrullshëm puna me infrastrukturën ndërlidhëse dhe urbanizuese për zonën ku do të ngrihet Auto Moto Parku (AMP) i parë shqiptar, në Krastë, Elbasan. Punohet sipas projekteve të planit të ri rregullues me pritat lumore dhe akset e reja rrugore, fazë që paraprin punimet inxhenierike të Auto Moto Park, të cilat do të nisin sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së parë të garave auto-moto të certifikuar nga organet e motorsportit botëror, përfshirë edhe str

Një Tjetër Investim për Automotorizimin Shqiptar

Një tjetër investim për Automotorizimin Shqiptar!  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve ka kryer procedurat dhe lidhur kontratën për rikualifikimin, faza III, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, në shërbim të Qarkut me Bashkitë Durrës, Krujë, Shijak e Kavajë, ku janë mbi 100 mijë mjete rrugore aktive, i dyti në rang vendi. Do të nisë kështu një prej ndërhyrjeve rindërtuese më të mëdha që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ndërmerr, pasi është dakordësuar me Bashkinë Durrës edhe rikualifikimin urban përreth, zgjidhjen e parkimeve dhe a

DPSHTRR Nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin e Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ka shprehur nderimin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Institutin e Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”, në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve  të Transportit Rrugor, me një personalitet si Z.

Paneli i Dytë Folës i Konferencës “Së bashku për Sigurinë Rrugore”

Paneli i dytë i takimit të parë  “Së bashku për Sigurinë Rrugore”, ku folën dhe ndanë eksperiencat; Z. Evis Berberi, kreu i ARSH, Znj. Vasilikki Danelli Mylona, Themeluese dhe Presidente e Institutit të Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”, Z. Dimitrios Mikelakakis, Presidenti i Federatës Helene të Motorsportit, Z. Eridon Lameborshi, Sekretar i Përgjithshëm i ACA, Z. Altin Qato, Drejtuesi i Policisë Rrugore Shqiptare dhe Z. Sokol Duma, Këshilltar për Projektet & Programet e Sigurisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Prezantimi i Znj.

Paneli i Parë Folës në Konferencën “Sëbashku për Sigurinë Rrugore”

Një e Hënë intensive me kolegët grekë të Transportit Rrugor, në Takimin e parë  “Sëbashku për Sigurinë Rrugore”, Paneli i parë, me Ambasadoren Greke SH.S. Znj. Konstantina Kamitsi, Zv. Ministrin grek të Transportit, Z. Michalis Papadopoulos, Zv. Ministrin e MIE Z. Hantin Bonati dhe Zv. Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Znj. Keti Luarasi, për angazhimin institucional mbi këtë problematikë me rëndësi jetike.

Mirëpritet në Tiranë Ekipi Grek pjesëmarrës në Konferencë nga Stafi i DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e  Shërbimeve të Transportit Rrugor uron mirëseardhjen Z. Michalis Papadopoulos, Zëvendës Ministër i Transporteve; Z. Dimitrios Michelakakis, President i Federatës Helene të Motorsportit; Znj. Foteini Kefalidou, Këshilltare Ligjore; Znj. Nefeli Varthaliti, Këshilltare Transporti Rrugor; Znj. Eirini Pavli, Përgjegjëse e Sektorit të Transportit Ndërqytetas; Znj. Despoina Dimostheniadou, Këshillëtare Financiare; Znj. Vasilikki Danelli Mylona, Presidente e Bordit Drejtues, Themeluese e Institutit të Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”; Znj.

Punonjësit e DRSHTRR Gjirokastër Mbjellin Pemë në Parkun e Viroit

Parku i Viroit do të jetë edhe më i gjelbër pranverën që vjen!

Për këtë kontribuan punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër, duke mbjellë pemë në një nga zonat më atraktive për turistët dhe vendasit. 

Nuk mund të mungonte edhe këtë fundvit ky kontribut kaq i vyer nga punonjësit e Drejtorisë Rajonale Gjirokastër.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falendeon ekipin që u solidarizua me këtë nismë.

Zëri Yt Dëgjohet/ Raport Mujor 2022

Sipas monitorimeve në terren dhe përmes mesazheve e telefonatave, gjatë muajit Nëntor rreth 99% e qytetarëve të anketuar për përshtypjen e tyre mbi shërbimin e marrë pranë rajonaleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kanë mbetur të kënaqur dhe rreth 87% e tyre mendojnë se shërbimi është përmirësuar krahasuar me 2 vite më parë.

Vijohet të punohet për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

Anketimi vijon edhe në sektorë të tjerë, sipas përparësive dhe riskut, reagimeve dhe ankesave që marrim.

Nga 202 të Riregjistruar, Vetëm 18 Individë kanë Rifituar Leje Drejtimin

Nga 202 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 13 veta kanë rifituar leje drejtimin, ose sa 8.9%.

Sot vetëm 5 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 11-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë(6 Qershor 2022), nga 20 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 12 veta.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë

Dhurata më e bukur që mund t'i bëjmë një kombi, është një rini e edukuar dhe plot me ëndrra për të ardhmen!

Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë!

Konferenca Shqiptaro-Greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore" Bashkëpunim midis DPSHTRR dhe Ambasadës Greke në Shqipëri

Të motivuar e të përkushtuar për të sjellë një frymë ndryshimi në qasjen ndaj sfidës së kohës për uljen e aksidendeve rrugore dhe rritjen e vetëdijes së përdoruesve të rrugës, Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor organizon për herë të parë Konferencën shqiptaro-greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore” në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, me të ftuar specialë përfaqësues të lartë nga institucionet greke të fushës së transportit rrugor dhe të edukimit për trafikun dhe sigurinë rrugore.

Festat e fundvitit erdhën në DRSHTRR Berat

Dhjetori 2022 e gjen Beratin me drejtorinë e re rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, me kushte optimale për qytetarët e subjektet që shërbehen si edhe për punonjësit e kësaj drejtorie.

Videoja e mëposhtme është përgatitur nga stafi i kesaj drejtorie:  https://fb.watch/hgEHQxIlUf/

Njoftim për Datën 8 Dhjetor

Në datën 8 dhjetor, për shkak të festës zyrtare të Ditës Kombëtare të Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nuk do të ofrojë shërbim në sportele.

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  ju mirëpret sërish në datën 9 dhjetor.

Për pagesën online të taksave të mjetit, vizitoni: www.dpshtrr.al

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Periudhën Janar - Nëntor 2022

Janë paraqitur për testim 350,975 mjete, nga të cilat:

  • Automjete (4+1/8+1) 83.5%
  • Kamion 9.6%
  • Motomjete 4%
  • Autobusë 1.5%
  • Rimorkio 1.2%
  • Mjete ndërtimi/punime toke 0.2%

107,610 (30.7% e totalit të mjeteve) janë ngelur/refuzuar, për problematika si: mangësi vizuale e funksionale, sistem frenimi e drejtimi, gomat, sistem shkarkimi i gazrave, rrjedhje vajra, ulje e kilometrazhit, defekte, etj.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga