Blendi Gonxhe

You are here

Nga 182 të Riregjistruar, Vetëm 13 Individë kanë Rifituar Leje Drejtimin

Nga 182 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 13 veta kanë rifituar leje drejtimin, ose sa 6.5%.

Sot vetëm 3 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 10-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë(6 Qershor 2022), nga 20 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 12 veta.

Arkiva Qendrore/ Investim Dinjitoz me Siguri e Standarte

Ambienti ku grumbulloheshin më parë dokumentet e mjetit për Arkivën Qendrore, në mungesë të saj.

 Një situatë ku strehoheshin mijëra dokumente, materiale voluminoze të automotorizimit shqiptar ndër vite, që ngushtonte e vështirësonte punën e rajonales sonë të Durrësit. 

Aktivitete Ndërgjegjësuese mbi Sigurinë Rrugore në Kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor së bashku me Policinë e Shtetit  dhe Policinë Rrugore, Kryqin e Kuq Shqiptar, Bashkinë Tiranë, Kryqi i Kuq Shqiptar, GBi Health & Safety Academy dhe Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania" - SCPA,

Intervista e Drejtoreshës të Kabinetit të DPSHTRR-së Znj. Lira Pipa për RTSH

Drejtoresha e Kabinetit të DPSHTRR-së Znj. Lira Pipa, në një intervistë për RTSH Radio Televizioni Shqiptar, ndër të tjera, përmendi fushatat dhe nismat e ndërmarra nga enti për sensibilizimin ndaj sigurisë në rrugë.

Aktivitet në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore

Në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Kryqin e Kuq Shqiptar, Bashkia Tiranë, GBi & Safety Academy dhe Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania"- SCPA, Task-Forca e Transportit Rrugor, sjellin një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese mbi sigurinë rrugore.

DRSHTRR Korçë / Kompleksi që Ofron 135 Mijë Shërbime në Vit

Kompleksi i ri i shërbimeve të transportit rrugor, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, në unazën e qytetit, ku ofrohen 135 mijë shërbime në vit për mbi 62 mijë drejtues mjetesh të qarkut juglindor.

Pamjet flasin vetë për vizionin e kësaj drejtorie për qytetarët dhe shërbimet publike, për punën e prekshme të transformimit të automotorizimit shqiptar.

Brenda Muajit Nëntor Nisin Punimet për Ndërtimin e Poligonit të Parë Publik të Testimit Praktik për Leje Drejtimi

Poligoni i parë publik i testimit praktik për leje drejtimi dhe qendra e parë edukative digjitale e simulimeve virtuale për leje drejtimi, do të ndërtohet në Fushë-Prezë, Tiranë.

Pas blerjes së truallit, alokimit të fondit për investimin dhe projektim e prokurim, tashmë lidhet kontrata për ndërtimin që nis brenda muajit nëntor.

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Shkollën "Skënder Libohova" dhe "Gjergj Kastrioti" në Lushnjë dhe Krujë

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore vijon rrugëtimin me orët edukative në mbarë Shqipërinë.

Ndalesa e radhës ka qenë në qytetin e Lushnjës me shkollën "Skënder Libohova" dhe në Krujë me shkollën "Gjergj Kastrioti". 

Qëllimi i këtij programi është të mësojë rregullat bazë të qarkullimit rrugor duke u njohur më nga afër me tabelat dhe sinjalistikat, situatat në trafik me semaforin, kthesat, rrethrrotullimet, vijëzimet për kalimin e këmbësorëve e përparësitë në rrugë.

Edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes.

Punonjësit e DRSHTRR Tiranë/ Durrës dhe DTSH Dhurojnë Gjak

Njihuni me heronjtë e ditës.

Punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, Durrës dhe Drejtorisë së Targave dhe Shtypshkrimeve, të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë që mbart kjo nismë sa humanitare aq edhe qytetare, dhanë kontributin e tyre vullnetar për dhurimin e gjakut, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre në nevojë.

Një falenderim dhe mirënjohje stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane.

Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë!

Raporti i Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për Periudhën Janar - Tetor 2022

Kujdes! Çdo javë, shërbimi i kontrollit keknik  ngel me qindra mjete të pariparuara e me mangësi teknike ose funksionale.

Raporti i kontrollit teknik të mjeteve rrugore për periudhën Janar - Tetor 2022:

Janë paraqitur për testim 317,643 mjete, nga të cilat:

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore Me Nxënësit e Shkollës "Numani" nga Qyteti i Fierit dhe Shkollës “Lef Sallata” nga Qyteti i Vlorës

Nuk ka investim me kthim më të lartë, sesa edukimi e formimi aktiv.

Me nxënësit e shkollës "Numani" nga qyteti i Fierit dhe shkollës “Lef Sallata” nga Vlora, në Këndin e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore në ambientet e Shkollës së Mesme Industriale "Pavarësia", Vlorë, ku fëmijët mësojnë mbi rregullat e trafikut rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon qarkullimin me sinjalistikat e duhura rrugore. 

Përfshirja që të vegjël, dhe që në bankat e shkollave, rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin.

Drejt Përfundimit Procesi i çdo DRSHTRR me Kompjutera,Skanera dhe Programime të Specializuar

Është në prag përfundimi kompletimi i të gjitha drejtorive rajonale me kompjutera dhe skanera të specializuar, si dhe instalimi i programit kompjuterik CIA nga grupi IT i kompanisë private CETIS nga Sllovenia, në sajë të kontratës së lidhur me këtë kompani për aplikimin, prodhimin dhe personalizimin e kartave të memories të tahografit.

Falë këtij investimi, tani aplikimi dhe miratimi i aplikimeve kryhet në çdo drejtori rajonale dhe po ashtu dërgimi i tyre në kohe reale tek kompania prodhuese. 

Vijon në DPSHTRR Procesi për Akreditimin sipas Standardeve Ndërkombëtare EN ISO / IEC 17024

Investohet në themelet e punës - ekip dhe shërbim me standarde.

Vijon specializimi i trupave në çdo sektor, me synimin për Certifikimin, për herë të parë, në Standarde Ndërkombëtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor si ent, në çdo hallkë.

Vijon procesi i trajnimit për akreditimin e Organizmave të Certifikimit për Drejtorinë e Drejtuesve të Mjeteve, sipas EN ISO / IEC 17024.

Ky trajnim analizoi rrugën deri në Kontrollin e Drejtorisë së Akreditimit për përshtatjen e Sistemit tonë të Menaxhimit me kërkesat e EN ISO / IEC 17024: 2012. 

Problematikat Rrugore me të cilat Ndeshemi Përditë, në 60 Sekonda

Sa problematika rrugore në 60 sekonda filmime me të cilat ndeshemi përditë?!

Kujdes:

  • Respektoni semaforin!
  • Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit!
  • Respektoni këmbësorët dhe vijat e bardha!
  • Respektoni rregullat e përparësisë në rrethrrotullim!

Mobiliteti në habitatin urban ndikon direkt në cilësinë dhe sigurinë e jetës, shpreh nivelin tonë të aftësisë e vetëdijes për bashkëjetesë qytetare bashkëkohore.

Zëri Yt Dëgjohet për Muajin Tetor

Gjatë muajit tetor, janë anketuar 2,016 qytetarë në terren dhe përmes telefonit nga ku 98.3% e tyre janë shprehur të kënaqur me shërbimin në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportir Rrugor.

Kjo  drejtori ndjek vazhdimisht çdo sugjerim tuajin duke synuar përmirësimin e shërbimit.

 Ju sugjeroni, shërbimet përmirësohen.

 

Studentët e Degës Auto-Mekanike të Shkollës Industriale Pavarësia, Praktikë Mësimore pranë QKT Vlorë

Studentët e vitit të tretë të Shkollës Industriale "Pavarësia", dega auto-mekanike, zhvilluan një orë mësimore ndryshe ose në "terren", në kapanonin e Qendrës së Kontrollit Teknik, Vlorë.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, demonstruan të gjtha etapat që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e kaluar testin me sukses. Konstatuan me praktikë problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik.

Investime dhe Mirëmbajtje në çdo Drejtori Rajonale

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përveç investimeve, rëndësi të veçantë i kushton edhe mirëmbajtjes së vazhdueshme. 

Me grupet tona ose të kontraktuar, kujdesemi për objektet, pastrimin profesional dhe gjelbërimin  në ambientet e drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor anembanë vendit.

Kronikë nga RTSH me Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore në Shkollën Hasan Vogli

Një kronikë e ëmbël realizuar nga  RTSH Radio Televizioni Shqiptar, nga Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në shkollën "Hasan Vogli”, ku vogëlushët mësuan më shumë mbi rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikat kryesore të rrugës.

Për më shumë informacion mbi eventet e sigurisë rrugore, vizitoni: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

 

Kushte Pune e Shërbimi Optimale pas Rikualifikimit në QKT Prezë

Kushte të pakrahasueshme pas rikualifikimit tërësor të qendrës kryesore të kontrollit teknik të automjeteve, në Prezë, ku u punua pa e ndërprerë shërbimin.  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  investon që të gjitha qendrat e kontrollit teknik-të të jenë në lartësinë të cilët qytetarët presin dhe meritojnë, jo vetëm duke ofruar një shërbim të s

Eventi që Celebroi Mbi 1 Shekull Automotorizim Shqiptar dhe Hodhi Themelet për Regjistrin Zyrtar RETRO

Një ndër eventet që celebroi mbi 1 shekull automotorizim shqiptar (105-vjet nga regjistrimet e para të automjeteve në Shqipëri), por edhe themelimin e të parit Regjistër Zyrtar RETRO të mjeteve shqiptare me interes historik.

Takim Bashkëpunimi me Ambasadoren e Polonisë, Znj. Monika Zuchniak-Pazdan

Z. Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, së bashku me staf nga kjo drejtori,  ka realizuar  takimin me Ambasadoren e Polonisë, Znj.

Retrospektivë/ 3 vite më parë, Nëntori niste N'GAZ

 3 vite më parë, Nëntori niste N'GAZ e festime për mbi 1 shekull automotorizim shqiptar!
Sa shumë momente të bukura të atyre tre ditëve kanë mbetur mbërthyer në mendime.

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR Z. Blendi Gonxhja në Euronews Albania/ Masat e Marra për Sensibilizimin e Drejtuesve Mbi Sigurinë Rrugore

I ftuar në Euronews Albania, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, diskutoi mbi masat e marra për rritjen e sensibilizimit të shoferëve mbi sigurinë rrugore. Toleranca 0 në ritestimin e atyre shkelësve që humbin të gjitha pikët e leje drejtimit. Ndër të tjera përmendi rritjen e flotës green në vend, problematikat e lëvizjes dhe transportit publik dhe transformimin e shërbimeve të transportit rrugor dhe të entit.

Orare të Përditësuara të Kontrollit Teknik

Rikthimi i shërbimit të kontrollit teknik tek Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shënoi një kthesë me rëndësi për Automotorizimin Shqiptar. Tashmë për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve, kemi përditësuar oraret e Kontrollit Teknik (kolaudimit), në çdo Drejtori Rajonale:

Tiranë (Ish Nisharak ) Për mjetet e llojit autoveturë dhe motot dhe Tiranë (Fushë- Prezë) Të gjitha llojet e mjeteve:

  • E Hënë: 08:00-19:00
  • E Martë-e Premte: 08:00-18:00
  • E Shtunë: 08:00-13:00

Durrës, Korçë dhe Elbasan:

DRSHTRR Korçë / 135 Mijë Shërbime në Vit për mbi 62 Mijë Drejtues Mjetesh

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, kompleksi i ri i shërbimeve të transportit Rrugor, ku ofrohen 135 mijë shërbime në vit për mbi 62 mijë drejtues mjetesh, e ku i shërbehet në kushte dinjitoze tashmë, qytetarëve të 5 bashkive: Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/shorts/WrAEM_9jC4c

Nga 162 të Riregjistruar, në këto 100 Ditë, Vetëm 10 Individë kanë Rifituar Leje Drejtimin

Nga 162 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të leje drejtimit, vetëm 10 veta kanë rifituar leje drejtimin, në këto 100 ditë.

Sot vetëm 2 kalues në testin e rimarrjes së leje drejtimit, në seancën e 9-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë, nga 17 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 7 veta.

Procesi i Errësimit të Xhamave të Automjetit

A e dini se cilat janë përfitimet nga errësimi i xhamave të automjetit?!

Mirëmëngjes Me Kujtesën: Dita e Parë e Punës së Çdo Jave 08:00-19:00

Mirëmëngjes dhe javë të mbarë!

Ju rikujtojmë se orari i të gjitha shërbimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ditën e parë të punës së çdo jave është: 08:00-19:00

Siguria Rrugore me Vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës Vlorë

Në Shtëpinë e Fëmijës, Vlorë, organizuam një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore. Fëmijë të grupmoshave të ndryshme, mësuan përmes argëtimit, lojërave dhe librave të përshtatur për ta, normat dhe rregullat bazë të përdorimit të rrugës.

Le të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për t’u rritur denjësisht në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Automotoparku i Parë Shqiptar në Historinë e Shqipërisë

FIA (Fédération Internationale de l'Automobile) mirëpriti të rejat mbi Automotoparkun e parë shqiptar, pista e parë në historinë e Shqipërisë që do të homologet deri për F1.

Pamjet nga FIA Motorsport Games 2022, në pistën Paul Rikard, Le Castellet - Francë, arenë çdo vit edhe e F1, ku DPSHTRR shpalosi ecurinë e projektit të Auto Moto Park Albania (AMP), www.automotopark.al, fazat e nisura të punës, tërë angazhimin e të gjitha institucioneve dhe procedurat në proces.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga