Covid-19

You are here

Siguria Rrugore me shkollën "Jani Minga"

Nuk ka investim me kthim më të lartë, sesa edukimi e formimi aktiv. Me nxënësit e shkollës “Jani Minga” në Këndin e Sigurisë Rrugore, në ambientet e jashtme të shkollës së mesme industriale "Pavarësia", Vlorë, ku edukojmë fëmijët mbi rregullat e trafikut rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon qarkullimin me sinjalistikat e duhura rrugore. Përfshirja që të vegjël, dhe që në bankat e shkollave, rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin.

Bëhu një shofer/e i/e zgjuar!

Kërkohet shoferi më smart i botës! A gjendet ai vallë në Shqipëri?!

DPSHTRR_Siguria Rrugore në shkollën “Sabaudin Gabrani”!

   

Shëtisim me Këndin e Sigurisë Rrugore në çdo shkollë! Ndalesa e radhës, shkolla “Sabaudin Gabrani” ku vogëlushët mësuan më shumë mbi rregullat e qarkullimit, sinjalistikat dhe dhënien e ndihmës së shpejtë me Kryqin e Kuq!

Për më shumë informacion mbi eventet e sigurisë rrugore, vizitoni: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

Vijon puna rikualifikuese e QKT në DRSHTRR Fier!

    Vijon puna për kantierin e radhës, në rrugën e transformimit epokal të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar! Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik të DRSHTRR Fier, ku ofrojmë shërbim për mbi 67,000 drejtues automjetesh, është investimi ynë më i ri!

Jo më përkthime e noterizime për regjistrimin e mjeteve për herë të parë!

   

Tjetër RISI e LAJM I MIRË nga DPSHTRR - MIE!

Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë!

Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!

I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit!

Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë!

Qytetarë respektoni protokollin higjieno-sanitar të COVID-19!

   

Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së me rregulla strikte për zbatimin e protokollit higjieno-sanitar të COVID-19

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi të paraqiteni pranë sporteleve tona të pajisur me maska. Certifikata e vaksinimit, nuk përbën përjashtim në mbajtjen e maskës. 

Katalogu RETRO!

    Në emër të komunitetit të koleksionistëve e restauratorëve shqiptarë të mjeteve historike, Automotorizimi Shqiptar sjell një surprizë të bukur që sapo po del nga shtypshkronja! Katalogu i parë zyrtar RETRO, botim e krijim i DPSHTRR (shqip/anglisht) për dhurata e për shpërndarje në libraritë kryesore!

Vendos kokoren!

    #VendosKokoren
A e dini se 97% e çiklistëve të përfshirë në aksidente rrugore me pasoja fatale, nuk kishin vendosur kokoren!
Për përdoruesit e scooter elektrik, një mjet i ri që gjithmonë e më shumë po përdoret në rrugët e kryeqytetit:
Vendosni kokore
Respektoni semaforin dhe këmbësorët
Sinjalizoni me zile për të njoftuar përdoruesit e tjerë të rrugës
Jini të dallueshëm përmes ndriçimit veçanërisht kur udhëtoni në darkë
Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore! Jep kontributin tënd, shpëto jetë!

Vijojnë punimet në DRSHTRR Vlorë!

    Automotorizimi Shqiptar po merr veten dhe formën anembanë vendit! Punimet nga sallat e shërbimeve dhe testimit të lejedrejtimit në DRSHTRR Vlorë! Kushte më të mira pune, ergonomi, standardizim i mobilimit dhe pajisjeve!

Çdo të hënë shërbimi deri në orën 19:00!

    Çdo të hënë shërbimi është hapur deri në orën 19:00 (e madje deri në qytetarin e fundit edhe pas orës 19!) për t’i ardhur në ndihmë atyre që nuk lënë dot punën apo ju volit ardhja pasdite! Me investimet e vazhdueshme, DRSHTRR Tirana ndrit edhe pasi errësohet, me oborrin e zonat pritëse që po kompletohen me ulëse, bimësi, sinjalistikë, ndriçim dekorativ, parkime e trotuarë të përmirësuara!

Ambiente të reja shërbimi në DRSHTRR Tiranë (Fushë Prezë)!

    Kushte pune e shërbimi dinjitoze, akomodim për sektorë të rinj të DPSHTRR, investim strategjik që zgjidh nevoja trualli, zyra, magazina, salla, kapanone, nyje furnizimi për QKT, poligon testimi, ambiente sanitare, garazhe e parkime, akses rrugor me dy kahe, ergonomi, standarde e optimizim shërbimi, siguri, modernizim e cilësi!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga