DPSHTRR

You are here

NJOFTIM!

NJOFTIM!

Për shkak të problemeve teknike të palëve të treta (Interpol), sistemi ynë mund të ketë luhatje të ofrimit të shërbimeve në sportelet e Drejtorive Rajonale.

Lutemi për mirëkuptimin tuaj ndërsa po punohet që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt!

Targat LUKS!

Targat LUKS!

Keni dëgjuar për një nga risitë më të fundit?!

DPSHTRR sjell mundësinë për të shprehur stilin dhe individualitetin tuaj në mënyrë unike!

Vizitoni www.targaluksi.dpshtrr.al për të personalizuar targën tuaj dhe shfrytëzoni mundësinë për kombinime të veçanta, vetëm për ju.

Mjeti juaj meriton vëmendjen e të gjithëve!

 

Zgjasim Orarin e Shërbimeve

Për të gjithë ju që për shkak të impenjimeve nuk keni patur mundësi të paraqiteni në sportelet tona, ju bëjmë me dije se DPSHTRR ka menduar për ju!

  • Zgjasim Orarin e Shërbimeve Lidhur me Mjetin:

28-29 dhjetor (e enjte-e premte) 08:00 - 18:00

  • Zgjasim orarin për Shërbimin e Taksave dhe Kontrollin Teknik:

28-29 dhjetor (e enjte -e premte) 08:00 - 18:00

DRSHTRR Gjirokastër dhuron në Shtëpinë e të Moshuarve dhe në Shtëpinë e Fëmijës me rastin e festave të fundvitit!

Me dëshirën që çdonjëri prej tyre të ndiejë se nuk është i harruar dhe se ne jemi këtu për ta, DRSHTRR Gjirokastër dhuroi disa pako në Shtëpinë e të Moshuarve dhe në Shtëpinë e Fëmijës me rastin e festave të fundvitit!

Krenarë për ekipet tona, të cilat u gjenden pranë atyre që kanë më shumë nevojë për ngrohtësi dhe dashuri, për t'jua bërë festat edhe më të gëzueshme!

Punimet në Bashkitë Burrel dhe Klos!

Viti 2024, do i gjejë bashkitë Burrel dhe Klos me një Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, e cila po merr formë dita-ditës. Punimet po ecin pa pushim, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrit funksional!

I vijmë në ndihmë rreth 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej 6,000 mjetesh duke shkurtuar distancat me mesatarisht 162 km vajtje-ardhje me DRSHTRR Dibër.

Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!

Siguria e fëmijëve në rrugë në episodin e rradhës të emisionit N'Timon!

Siguria e fëmijëve në rrugë, është prioritet dhe një përgjegjësi e përbashkët e cila kërkon vëmendjen e të gjithëve ne!

Prindërit e fëmijëve ndihen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre në rrugët pranë shkollave.

A janë marrë masa për të ndërtuar një mjedis të sigurt për fëmijët? Si po bashkëpunojnë institucionet për të mundësuar sigurinë në rrugë?

Këto dhe të tjera i zbuloni në episodin e radhës të emisionit N’Timon vetëm në Top News!

Gazeta RETROSPEKTIVE, Nr #2, 22.12.2023, për lajmet dhe informacionet mbi Retro.al

Gazeta RETROSPEKTIVE, Nr #2, 22.12.2023, për lajmet dhe informacionet mbi Retro.al

Kjo gazetë e dashur, bardhë e zi por tërë shpirt, u realizua thjeshtësisht në shtypshkronjën e entit, kompozuar e faqosur nga DPSHTRR në nderim të Retro Albania dhe në respekt të Koleksionit Shqiptar RETRO, fryt i komunitetit të koleksionistëve dhe të apasionuarve për mjetet historike dhe artefaktet e automobilizmit shqiptar!

Statistikat e rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022 - Dhjetor 2023!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!

Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR FESTAT!

Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR FESTAT!

Me frymëzim nga më të mirat që lamë pas, drejt së ardhmes!

https://www.youtube.com/shorts/f7E5k60L-vs

Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR Krishtlindjet!

Automotorizimi Shqiptar ju uron GËZUAR Krishtlindjet!

Me frymëzim nga më të mirat që lamë pas, drejt së ardhmes!

www.dpshtrr.gov.al

Nuk ka ndjesi më të bukur se ajo e bamirësisë!

E përcjellim këtë vit me zemrën dhe shpirtin plot, pasi nuk ka ndjesi më të bukur se sa ajo e bamirësisë!

DRSHTRR Shkodër, vijon traditën e saj, ku çdo fundvit ofron pako me ushqime për familjet në nevojë për t’jua bërë festat sa më të gëzueshme!

Një akt i vogël, i bërë me zemër të madhe!

Bravo stafit të DRSHTRR Shkodër!

RETRO Christmas në Pazarin e Ri!

RETRO Christmas përcolli magjinë e festave të fundvitit ku me dhjetëra mjete të koleksionit shqiptar RETRO u mblodhën te Pazari i Ri nën tingujt e muzikës klasike të Kuartetit të Harqeve - Universiteti i Arteve dhe balerinave gazmore!

FAKE NEWS - Hedhim poshtë me neveri akuzën e moderatorit Çim Peka

Hedhim poshtë me neveri akuzën e moderatorit Çim Peka, në një panel në SYRI TV, se në DRSHTRR Tiranë (siç e cilëson ai: Drejtoria e Targave dhe Patentave në Kashar) qenkan punësuar, të paktën 100 veta, njerëz të sistemit të ri të drejtësisë (!!!!!)!

DRSHTRR Durrës solidarizohet në shkollën Speciale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Durrës

Në këtë kohë festive, dashuria dhe solidariteti ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për ne, merr një kuptim të veçantë.

Këtë vit, në prag të festave të fundvitit, rajonalja e dytë nga numri i shërbimeve, DRSHTRR Durrës zgjodhi të ndajë një buzëqeshje të veçantë me familjet që kanë nevojë.

Vizita e rradhës e Sigurisë Rrugore pranë Shkollës "Ndre Mjeda"!

Dita jonë e Këndit të Trafikut dhe e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore ishte e mbushur plot me emocion, ushtrime, surpriza dhe dije të reja!

Këtë radhë vizituam shkollën “Ndre Mjeda”, Shkodër, ku zhvilluam një orë edukative ndryshe. Stafi ynë, i veshur si babagjysha, shpërndau dhurata për të gjithë vogëlushët, në prag të festave të fundvitit!

Drejtori i DPSHTRR, Z. Blendi Gonxhja i ftuar në emisionin "Dita Jonë" mbi Retro Christmas!

I ftuar sot në studion e A2- CNN TV, Drejtori i DPSHTRR,Z. Blendi Gonxhja për të folur në “Dita jonë” mbi Retro Christmas, mbylljen vintage të vitit me Retro Shop e me Targat Suvenir tek Pazari i Ri, të premten, 22 dhjetor, ora 18:00. Nuk ka Krishtlindje pa Retro Albania!

Eventi më i shumëpritur i fundvitit rikthehet sërish, për të ngrohur zemrat dhe për të ndezur shpirtin e festave akoma më shumë.

Fillon transformimi i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Pasi kemi bërë realitet të prekshëm transformimin e shumicës së objekteve të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit, i vjen radha edhe ngrehinës së DPSHTRR qendër, të dëmtuar nga tërmetet e të klasifikuar për rindërtim nga Instituti i Ndërtimit! E konceptuar me perspektivën e duhur për nevojat e një enti në rritje e për të përballuar funksione të shumta shërbimesh e detyra operacionale, objekti i ri, që do të zëvendësojë godinën e vjetër, do të jetë një vepër arkitektonike gjurmëlënëse, e një ndërtimi administrativ model që do t’i shtohet kryeqytetit f

Çaste festive në zyrat e shërbimeve të transportit rrugor!

Një foto-album i veçantë që shpreh më së miri se puna në kushtet dhe standardet e duhura në ambientin e punës, kultivon një mjedis ku secili prej nesh mund të shkëlqejë dhe të zhvillohet profesionalisht, dhe ku nëpërmjet kulturës dhe respektit, mund të arrijmë një nivel të lartë të përfshirjes dhe kënaqësisë në punë, të përkushtuar ndaj qëllimeve të përbashkëta.

Faleminderit për kontributin tuaj për një vit tjetër plot arritje!

Festa të gëzuara për të gjithë!

Statistikat e periudhës Janar-Nëntor 2023 mbi efektin e shërbimeve me procedurë të lehtësuar!

Rezultatet e punës së 11-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë e kursyer dhe kosto e reduktuar për të gjithë zotëruesit dhe drejtuesit e mjeteve.

Periudha Janar-Nëntor 2023:

Statistika për format e suportit ndaj qytetarëve për periudhën Janar - Nëntor 2023

Transparenca, Cilësia dhe Saktësia e informacionit përcjellë ndaj qytetarëve, janë shtylla kryesore që garantojnë qëndrueshmërinë e përgjegjshmërisë sonë!

Detyrim ligjor por edhe prioritet i yni!

Prej muajsh tanimë, ndajmë me ju statistikat kumulative për t’ju garantuar që përkushtimi ynë ndaj jush është një proces i vijueshëm dhe jo thjesht një fragment!

Gjatë periudhës Janar - Nëntor 2023, qytetarët janë asistuar me:

Statistikat e Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore për periudhën Janar – Nëntor 2023!

Në prag të përmbylljes së vitit, Qendrat e Kontrollit Teknik të Mjeteve Rrugore numërojnë 244,755 mjete të testuara për periudhën Janar – Nëntor 2023, ku:

Vogëlushët janë ata që i gëzojnë më shumë festat e fundvitit!

Vogëlushët janë ata që i gëzojnë më shumë festat e fundvitit!

Babagjyshët e vegjël na përshëndesin me kartolinat e tyre të urimit nga DRSHTRR Fier!

Bravo ekipit për atmosferën e krijuar!

Mirëmbajtja e makinës në çdo kohë është kusht thelbësor për sigurinë rrugore!

Mirëmbajtja e makinës në çdo kohë është kusht thelbësor për sigurinë rrugore!

Mirëpo, stina e dimrit, për shkak të acarit dhe lagështirës, kërkon një përkushtim më të madh në mjet për të pasur një udhëtim të sigurt dhe të pacënueshëm nga kushtet atmosferike.

Gomat, sistemi antifreeze, bateria e makinës, këto dhe shumë detaje të tjera që duhet t’i kemi parasysh, i ndjekim në episodin e radhës N’Timon, vetëm në TOP NEWS!

Për më shumë klikoni: https://www.youtube.com/watch?v=SozjAV6-QxU

Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë!

Si sot, 33 vjet më parë, studentët u bashkuan në zemër të Tiranës e u kthyen në pishtarë të shpresës, ku zëri i tyre kolektiv kumboi një simfoni ndryshimi.

Lëvizja studentore atë mbrëmje dhjetori, nuk ishte thjesht një përmbysje politike; ishte një dëshmi e fuqisë së idealizmit rinor, një forcë e aftë për të shkundur malet dhe për të rishkruar skenarin e fatit të një kombi, të një Shqipërie të Re.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Rinisë!

Ëndërrimtarëve të sotëm, liderve të së nesërmes!

Ora e Sigurisë Rrugore në Këndin statik të Sigurisë Rrugore në Vlorë!

Ekspeditë emocionuese në botën e sigurisë rrugore për vlonjatët e vegjël!

Këndi statik i sigurisë rrugore në Vlorë është ideuar dhe realizuar si një kënd i dedikuar për orë edukative e rekreative për të vegjëlit tanë.

Me dashuri dhe pasion, u mësojmë rregullat e arta të sigurisë rrugore, duke investuar në mobilitet e qytetarë të mirë-edukuar.

 

Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe ndërmjet projektit EU4LEA dhe DPSHTRR

Në vijim të bashkëpunimit midis DPSHTRR-së dhe projektit EU4LEA, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri, në përfundim të trajnimit me fokus "Mjetet motorike të vjedhura ose të manipuluara", në takimin e zhvilluar në zyrat e DPSHTRR, u nënshkrua Marrëveshja dypalëshe nëpërmjet të cilës projekti EU4LEA, përfaqësuar nga Z. Richard Dullnigg, Zv. Drejtues Ekipi, i dhuroi DPSHTRR-së pajisje lexuese të numrit identifikues dhe gjenerimit të të dhënave të automjeteve.

Vijon aksioni i DPSHTRR në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task Forcën e Transportit Rrugor (MIE) me makinat inteligjente të DPSHTRR!

DPSHTRR në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task Forcën e Transportit Rrugor (MIE) vijojnë aksionin e përbashkët për të evidentuar mjetet që qarkullojnë në kundërshtim me aktet ligjore, konkretisht mjetet debitore (pa paguar taksat), mjetet pa kontroll teknik dhe pa siguracion të vlefshëm!

Makina Inteligjente e DPSHTRR-së, ka skanuar 12,362 mjete nga të cilat janë zbuluar 1,632 mjete rrugore debitore mbi taksën (TVMP) dhe pa kontroll teknik të vlefshëm!

Statistikat e rifitimit të Lejes së Drejtimit për periudhën Qershor 2022-Dhjetor 2023!

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë!

Salla e Regjistrimit të Mjeteve pranë DRSHTRR Tiranë është përkohësisht me punime!

Kërkojmë mirëkuptim për “rrëmujën” në hyrjen e sallës së Regjistrimit të mjeteve në DRSHTRR Tiranë, ku duhet të kryejmë punime për hapjen dhe zgjerimin e hapësirës së duhur, ndërsa vijojmë shërbimin!

Si drejtoria rajonale me numrin më të lartë të shërbimeve në vitin 2022, me 1,051,469 shërbime të ofruara, lind nevoja e shtimit dhe zgjerimit të hapësirave, për të ofruar kushte më komode gjatë marrjes së shërbimit për të gjithë qytetarët e subjektet!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga