Retro Albania

You are here

Retro Albania shton anëtarët!

Shkodra dhe Vespa janë aq të lidhura me njëra-tjetrën, sa verifikimi fizik i Retro kthehet në një paradë të tyre!

Me ngjyra nga më të ndryshmet, dhe me një stil autentik, atyre u bashkohen edhe disa automjete historike po aq të hijshme, duke e pasuruar gjithmonë e më shumë Regjistrin Kombëtar Shqiptar të Mjeteve Historike.

Mjetet të cilat u bënë pjesë e verifikimit fizik ishin:

Vizita e përfaqësuesëve gjermanë nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitalizimit, Gjermani

Ndër temat e diskutimit tonë me kolegët gjermanë nga Ministria Federale e Transportit dhe Digjitalizimit, Gjermani, ishte edhe sektori Retro, rregullat dhe praktikat e tyre. Me shumë interes ishte prezantimi i Z. Christian Theis, mbi politikat dhe shërbimet e Automotorizimit Gjerman për mjetet historike, përveçse zyrtar edhe posedues i disa mjeteve historike të regjistruara në vendin e tij, ku me kënaqësi pamë sa mirë e afër jemi në praktikat e Retro Albania, duke marrë përgëzimet e miqve gjermanë për DPSHTRR!

Episodi i rradhës “N’Timon” ndan me ndjekësit detaje nga eventi i RETRO BAZAAR.

RETRO BAZAAR mblodhi shumë mjete historike në sheshin “Skënderbej”, ndër të cilat makinën e Brigitte Bardot dhe të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Komuniteti Retro pjesë e festimeve të Ditës së Verës!

Faleminderit koleksionistëve të mjeteve historike, që kënaqën publikun në aktivitetet e Ditës së Verës në kryeqytet, duke hapur dashuritë e tyre për kuriozët dhe dashamirësit e motorizimit ndër vite, ekspozitë kujtimesh e nostalgjish me rrota.

Marka e modele nga më të ndryshmet, epoka e histori, artizanat e industri automotive në ruajtje e kujdes të komunitetit RETRO!

Pranvera n’RETRO po vjen!

E çelim siparin e aktiviteteve RETRO me qytetin mikpritës të Elbasanit, të shtunën paradite, 11 Mars, në shëtitoren pranë kalasë, ku do të festojmë Ditën e Verës me ekspozitën e koleksionit të mjeteve Retro dhe me punishten e targave suvenir, aq të dashura nga publiku!!

Atmosferë festive e shoqëruar nën ritmet e muzikës Jazz & Swing nga DJ Alwell!

Ftojmë koleksionistët dhe të gjithë të apasionuarit pas Retro të na bashkohen për të festuar ardhjen e pranverës!

Komisioni Retro Janar-Dhjetor 2022

Të entuziazmuar dhe mirënjohës për anëtarësimin e Retro Albania në FIVA (Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike), në këtë familje janë shtuar mjete mjaft interesante gjatë vitit 2022.

Gjatë periudhës kohore janar - dhjetor 2022, janë verifikuar 179 mjete, nga të cilat 115 automjete dhe 64 motomjete dhe janë pajisur me targa retro plot 127 mjete .

Ndërsa gjatë periudhës kohore qershor 2020 - dhjetor 2022, janë verifikuar 641 mjete në total dhe 464 prej tyre kanë plotësuar kriteret për statusin Retro.

Si të Rinovoj Lejen e Drejtimit?

Si të rinovoj Lejen e Drejtimit?

Dokumentet që duhen me vete kur të paraqiteni në sportel:

  • Dokument identifikimi;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor;
  • Lejen e drejtimit aktuale që zotëron.

Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?

Kur Targat RETRO Udhëtojnë Drejt Austrisë

Klaudio Demiri, një nga koleksionistët e komunitetit Retro Albania, ndau me ne disa foto nga udhëtimi i Audi 100LS, me vit prodhimi 1973, drejt një eventi oldtimers në Wörthersee!

Për të gjithë retroistat, mjetet me statusin Retro mund të lëvizin lirshëm jashtë kufirit të Shqipërisë për pjesëmarrje në evente të ndryshme apo lëvizje të tjera. Në këtë rast mjafton që mjeti të pajiset me leje qarkullimi ndërkombëtare (kartoni me afat trevjeçar) dhe siguracion ndërkombëtar (karton jeshil)! 

DPSHTRR Ju Uron Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit  e ju uron gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e ri 2023, me mbarësi, lumturi e shëndet për ju e familjarët tuaj! 

Ndiqni videon e mëposhtme: https://www.youtube.com/shorts/gLqH9NWiO8c

RETRO Christmas Një Mbrëmje e Ëmbël Dritash e Muzike

RETRO Christmas bashkoi fëmijë, të rinj, të rritur e familje në pedonalen tek BunkArt2, në një mbrëmje të ëmbël dritash e muzike, me një qytetari e hijeshi karakteristike. 

Mjetet historike të dekoruara për të festuar mbylljen e vitit 2022 me lajmin e gëzueshëm të anëtarësimit të Retro Albania në FIVA, dhe kremtuar Krishtlindjet e ardhjen e Vitit rë Ri, u bënë skenografia e gjallë e një mini-muzeu të hapur për kryeqytetasit dhe turistët, ndërsa nderuam e falenderuam komunitetin fantastik të koleksionistëve, pjesë e Regjistrit Zyrtar Shqiptar Retro të themeluar 4 vite më parë!

Familja Retro Albania Tashmë me Rreth 22 mijë Ndjekës në Platformat Sociale

Familja Retro Albania tashmë me rreth 22 mijë ndjekës në platformat sociale!

Gjatë periudhës kohore janar - nëntor 2022, janë verifikuar 161 mjete në total nga këto 105 automjete dhe 56 motomjete, ndërsa  gjatë periudhës kohore qershor 2020 - nëntor 2022, janë verifikuar plot 623 mjete të verifikuara në total dhe 456 mjete që plotësojnë kriteret për statusin Retro.

Jiefang C30, 1967/ Zjarrëfikësja Kineze Rrëmben Vëmendjen DeRivaz&Ives Magazine

DeRivaz&Ives Magazine, është një revistë dedikuar mjeteve klasike të veçanta nga India dhe e gjithë bota, përmbajtja e së cilës na josh me histori rreth automobilave, modeleve dhe markave specifike, të rralla dhe të pazakonta, si dhe repor

Eventi që Celebroi Mbi 1 Shekull Automotorizim Shqiptar dhe Hodhi Themelet për Regjistrin Zyrtar RETRO

Një ndër eventet që celebroi mbi 1 shekull automotorizim shqiptar (105-vjet nga regjistrimet e para të automjeteve në Shqipëri), por edhe themelimin e të parit Regjistër Zyrtar RETRO të mjeteve shqiptare me interes historik.

Retrospektivë/ 3 vite më parë, Nëntori niste N'GAZ

 3 vite më parë, Nëntori niste N'GAZ e festime për mbi 1 shekull automotorizim shqiptar!
Sa shumë momente të bukura të atyre tre ditëve kanë mbetur mbërthyer në mendime.

Komisioni Retro dhe Modelet e Inspektuara në Komisionin e Rradhës

Komisioni Retro inspektoi disa mjete tepër të veçanta gjatë kësaj jave, të cilat u paraqitën për t'u bërë pjesë e regjistrit kombëtar të mjeteve historike shqiptare. Janë mirëmbajtur e restauruar me kujdes e shumë dashuri, që të ishin në "performancën" më të mirë për kualifikimin e tyre. 

Modelet të cilat shihni në foto janë:

1. 1957 Ford Thunderbird

2. 1989 Volkswagen Golf GTI

3. 1986 Mercedes Benz W126

4. 1970 Mercedes Benz W114

Makina e ylli francez, Brigitte Bardot, pjesë e Regjistrit Shqiptar RETRO

Makina e Brigitte Bardot, ylli francez, bëhet pjesë e Regjistrit Shqiptar RETRO.

Jo pak herë në flotën e mjeteve historike shqiptare, janë targuar mjete të cilat kanë qenë identifikuar me celebrities e njerëz të famshëm! E sapoverifikuar, Ford Thunderbird Roadster e vitit 1957, ishte mjeti që një nga aktoret më të famshme, idhull botëror, bëri debutimin e saj, gjatë Festivalit të Filmit të Kanës, në Francë.

E lançuar në vitin 1957, makina retro legjendare amerikane, Ford Thunderbird Roadster, ishte një makinë që tërhoqi vëmendje menjëherë.

Kujdes! Konsultohuni me Listën e Mjeteve Historike përpara se të blini një makinë Retro

Kujdes! Edhe Dashuria ka Rregulla! 

Konsultohu me Listën Zyrtare të Mjeteve Historike për të verifikuar nëse mjeti që dëshironi të blini jashtë apo brenda Shqipërisë, që synoni ta importoni apo ta kaloni nga targat standarde në targa R, për qarkullim rrugor, mbart vlerat e nevojshme historike për t'u bërë pjesë e Koleksionit RETRO, përpara se të investoni apo ta restauroni.

Lista e Mjeteve Historike https://www.retro.al/udhezuesi-ruajtjen-dhe-importin-e... 

DPSHTRR Pjesë e Jurisë së ASI në Ditën Kombëtare të Mjeteve Historike të Italisë

Në Bari, si pjesë e Jurisë së ASI (Automotoclub Storico Italiano) për përzgjedhjen e Mjeteve fituese në Ditën Kombëtare të Mjeteve Historike të Italisë.

Respekt dhe vlerësim për Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Retro Albania, me tre anëtarë jurie nga Tirana, krah për krah mjeshtrave dhe komunitetit italian të koleksionit, në një nga vendet evropiane me kulturë restaurimi dhe rrjet aktivitetesh nga më të shkëlqyerat në botë, sa i takon klubeve, numrit të flotës retro, botës së mjeteve të vjetra dhe automotorizimit.

Një fundjavë Pune me Kolegët e OLD CARS CLUB - BARI (ASI) dhe të ACI e ASI Itali

Në Pulia, Itali, në një fundjavë pune me kolegët e OLD CARS CLUB - BARI (ASI) dhe të ACI ( Automobile CIub Italia) e ASI (Automotoclub Storico Italiano) Itali, mbi homologimin e mjeteve historike, aktivitetet R

Komisioni Retro në Shkodër

Komisioni Retro udhëtoi drejt qytetit të Shkodrës për të inspektuar nga afër mjetet të cilat kishin kryer aplikimin në

Mjetet Historike Retro 2020-2022

Historia ruhet jo vetëm në shkrime e botime me vlerë, por edhe në sende "me shpirt" siç janë mjetet me vlerë historike.

Gjatë vitit 2022:

▪️Nga 137 Mjete të verifikuara,  89 janë automjete dhe 48 motomjete.

▪️96 mjete kanë fituar statusin RETRO 

Komisioni RETRO

Motorat janë pjesë e rëndësishme e lëvizshmërisë që të falin liri e kënaqësi të veçantë ndërsa udhëton në rrugët e qytetit. Regjistrimi i mjeteve historike Retro është shërbim dhe aktivitet i Komisi

Raporti Retro Janar-Gusht 2022

Pasioni dhe dëshira për të ruajtur trashëgiminë e historisë së automotorizimit shqiptar, nxiti themelimin e Regjistrit Kombëtar RETRO nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për mjetet historike të koleksionit shqiptar, komunitet i cili sa vjen e zgjerohet!

Gjatë vitit 2022:

115 Mjete të verifikuara - 82 plotësojnë kriteret për statusin RETRO, nga të cilat 58 Automjete dhe 26 Motomjete të pajisura me targa RETRO!

Qershor 2020 - Gusht 2022:

577 Mjete të verifikuara në total!

Komisioni Retro

Projektin RETRO i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor çdo javë zyrtarizon statusin historik për mjete të cilat pak vite më parë do ta kishin të papërballueshëm qarkullimin në Shqipëri dhe të pamundur importimin e targimin! 

Larry Luxner, gazetari nga Tel Aviv, koleksionues i 550 targa nga mbi 100 shtete vizitë në DPSHTRR

Stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka patur kënaqësinë të mirëpresë një nga miqtë e dashur të kësaj drejtorie e të RETRO-s, Larry Luxner, gazetarin nga Tel Aviv, Izrael, cili është i pasionuar pas historisë së automotorizimit dhe veçanërisht koleksionimit të targave nga vende të ndryshme të botës, që ka arritur të ketë një koleksion të rrallë me 550 targa nga mbi 100 shtete. 

Zlombol 2022

Një eksperiencë unike dhe atmosferë e cila mund të krijohet vetëm nga aventurierët të cilët kanë udhëtuar për mijëra kilometra, për të mbërritur në Shqipëri.

Një "rally" ku si qëllim ka mbledhjen e fondeve për bamirësi, gërshetohet lumturisht me shoqëri të mirë dhe kujtime të bukura e të paharrueshme nga kushdo që sheh dhe përjeton nga afër energjinë ngjitëse të një organizimi të tillë.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/shorts/4438Jt0g0bs

 

BMW International GS TROPHY 2022, në Shqipëri

Pilotë të shkëlqyer të kategorisë Enduro nga gjithë bota, 57 pjesëmarrës, nga 14 kombësi, me 21 ekipe e 126 motoçikleta BMW R 1250 GS.

Bashkë me  Retro.al dedikuam targat shqiptare dhe katalogun e Koleksionit Retro për miqtë specialë.

Sot nisi dita e parë, për të vijuar në plot 7 ditë me frymën e garës dhe vështirësive të shtigjeve ende të paprekura që ofron Shqipëria, si një ndër vendet e vetme të mbetura në Europë me natyrë të egër dhe fantastike.

Komisioni Retro dhe Mjetet Kandidate për Marrjen e Statusit Retro

Komisioni Retro inspektoi disa nga mjetet kandidate për marrjen e statusit të veçantë, ku disa mjete u ritestuan dhe kaluan, e disa të tjera do të kthehen sërish pasi të bëjnë riparimet e nevojshme.

Lista vijon si më poshtë:

1. 1965 Ford Mustang - Ritestim - Merr statusin Retro 

2. 1972 Mercedes Benz 220d W115 - Ritestim - Merr statusin Retro 

3. 1985 Cadillac Seville - Ritestim - Merr statusin Retro 

4. 1980 Mercedes Benz 230C (C123) - Nuk e merr ende statusin Retro 

5. 1982 Mercedes Benz 280SEL (W126) - Nuk e merr ende statusin Retro 

Përshëndetje nga Retro për Kampionen e Evropës Luiza Gega

Përshëndetje nga Retro për Kampionen e Evropës, Luiza Gega,

Cadillac Eldorado Big Block, i vitit 1973 nga Dauti Garage.

Katalogu RETRO, një dhuratë e veçantë

Katalogu RETRO, një dhuratë e veçantë për t’jua dhuruar ose sugjeruar miqve tuaj vizitorë, në këtë sezon pushimesh. Shqipëria e fragmentuar në rrugëtimin e automotorizimit, përmes  fotografive historike, përshkrime mjetesh e ndjesi nostalgjie, marrë nga arkivat e koleksionistëve, kinematografisë shqiptare e sënduqe të tjera plot histori. 

Mund ta bëni tuajin në libraritë Adrion Ltd në Sheshin “Skënderbej” dhe në Aeroportin e Rinasit.

*Shkruar në shqip dhe anglisht. 

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga