Siguria Rrugore

You are here

Për ata që parashikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, DPSHTRR është këtu për t'ju rikujtuar mbi dokumentat që duhet të keni me vete për të shmangur të papriturat e mundshme.

Fundi i Nëntorit parashikon ditë të gjata pushimi dhe bashkë me to mendimet shkojnë për udhëtime brenda ose jashtë Shqipërisë! 

Për ata që parashikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, DPSHTRR është këtu për t'ju rikujtuar mbi dokumentat që duhet të keni me vete për të shmangur të papriturat e mundshme:

Jeni gati të dini se cila është projekt-ideja më e veçantë e Konkursit “Transport, Inovacion, Siguri”, sepse ne me padurim po presim ta ndajmë me ju? 

Erdhi momenti....

Jeni gati të dini se cila është projekt-ideja më e veçantë e Konkursit “Transport, Inovacion, Siguri”, sepse ne me padurim po presim ta ndajmë me ju? 

 Pas “disa” orëve të mbushura me emocion, përballje, suspansë, nga 8 projektet e përzgjedhura në finale, juria e përfaqësuar nga DPSHTRR, MIE, AKPA dhe Partners Albania, vlerësoi si tre idetë më novatore në dobi të Transportit:

Konkursi “Transport, Inovacion, Siguri” ishte ashtu siç e kishim pritur! 

Konkursi “Transport, Inovacion, Siguri” ishte ashtu siç e kishim pritur! 

 Ngjashëm me laboratorët e koorporatave ndërkombëtare të prodhimit të produkteve teknologjike ashtu përngjasoi ditën e sotme Salla “Pasqyrat”, pranë TOB. 

Të rinj ambicioz, me aftësi kërkimore, të apasionuar pas teknologjisë dhe me vizion për të dhënë kontribut në përmirësimin e jetës në vendin që ata jetojnë prezantuan projekt-idetë e tyre përpara një jurie multidisiplinore.

Të vegjël, të mëdhenj me një qëllim të përbashkët "Qytete më të Sigurta"!

Të vegjël, të mëdhenj me një qëllim të përbashkët "Qytete më të Sigurta"!

 Ditën e sotme DPSHTRR në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Policinë e Shtetit, Kryqi i Kuq Shqiptar, Sigma, AFPRA, Qendra Marrëdhënie dhe Active Mobility realizoi një aktivitet gjithëpërfshirës për komunitetin në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore”, pranë Sheshit Italia në Tiranë. 

 Ju presim në Sheshin “Italia”, më 12 Nëntor 2024 për një qytet më të sigurt!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me:

 Bashkinë e Tiranës,

 Policinë e Shtetit,

 Kryqin e Kuq Shqiptar,

 Qendrën Marrëdhënie,

 Sigma,

 Active Mobility,

 AFPRA,

E mërkurë, 13 Nëntor, ora 09:00 zhvillohet finalja e konkursit “Transport, Inovacion, Siguri”. 

Pritjeve i erdhi fundi! 

E mërkurë, 13 Nëntor, ora 09:00 zhvillohet finalja e konkursit “Transport, Inovacion, Siguri”. 

 Të rinj, zemra që buçasin fort, energji pozitive, ide që mezi po presin të shpalosen përmes fjalëve...

Të mbledhur bashkë, në qendër të Tiranës, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, falë suportit të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, do të përzgjedhim idenë fituese!

Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit është një veprim i rrezikshëm dhe i paligjshëm. 

 

Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit është një veprim i rrezikshëm dhe i paligjshëm. 
Ai vë në rrezik jo vetëm jetën tënde, por edhe ata që të rrethojnë. 
Në çdo udhëtim kujdesi për veten si dhe për të tjerët është përparësi.
Mesazhi është i qartë: Mos pi kur je në timon, që të mbërrish i sigurt në shtëpi! 

Vizitat e ekipit të “Sigurisë Rrugore” pranë vogëlushëve të kopshteve mbartin një emocion të veçantë!

Vizitat e ekipit të “Sigurisë Rrugore” pranë vogëlushëve të kopshteve mbartin një emocion të veçantë!

Falenderojmë vogëlushët e Kopshtit “Maria Mazzarello”, që na e bën më të bukur procesin e edukimit mbi sigurinë rrugore, për ata, për një të ardhme më të sigurt. 

Ekipi i sigurisë rrugore mbërrin në Klos!

Ekipi i sigurisë rrugore mbërrin në Klos!

Së bashku me fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Tahir Hoxha” realizuam një orë edukative me vëmendje të plotë mbi sigurinë dhe sjelljen në rrugë.

Nxënësit u angazhuan për të përvetësuar të gjitha rregullat kryesore të qarkullimit rrugor.

Ata kuptuan shumë mirë rendësinë dhe vlerën e respektimit të rregullave dhe sinjalistikës rrugore duke u argëtuar në këndin e lëvizshëm të Sigurisë Rrugore.

Kujdesuni për veten dhe për ata që ju rrethojnë! 

Dilemat e fundjavës:

 Të përdorim automjetin apo të pedalojmë?

Ju zgjidhni, DPSHTRR ju rikujton:

 Nëse do ngisni AUTOMJETIN tuaj, vendosni RRIPIN E SIGURIMIT, ai SHPËTON JETË. Çdo udhëtim, qoftë i gjatë apo i shkurtër, kërkon që të jemi të mbrojtur;

️ Nëse doni të kaloni një fundjavë më aktive zgjidh BIÇIKLETËN! Pedalo në korsitë e dedikuara dhe me veshjet e pështatshme.

 Thirrja e fundit për aplikim në konkursin "Transport, Inovacion, Siguri" 

 Thirrja e fundit për aplikim në konkursin "Transport, Inovacion, Siguri" 

Për shkak të kërkesave të shumta vendosëm të shtynim afatin për aplikim me një ditë për t'ju ofruar mundësinë e pjesëmarrjes në konkurs!

DPSHTRR inkurajon të gjithë ata të rinj që stepen për të shprehur idetë e tyre inovative:

 Mos e li idenë tënde të arkivuar në memorien e PC-së tënde!

DPSHTRR ka zgjedhur të jetë protagonist në formimin e qytetarëve të ardhshëm që në hapat e parë të jetës së tyre! 

DPSHTRR ka zgjedhur të jetë protagonist në formimin e qytetarëve të ardhshëm që në hapat e parë të jetës së tyre! 

 Ekipi ynë i sigurisë rrugore kaloi një ditë fantastike pranë shkollës “Protagonistet” në Tiranë!

Fëmijët patën mundësinë të mësojnë rreth rregullave kryesore të qarkullimit rrugor, duke kuptuar rëndësinë e përdorimit të jelekëve dhe kokoreve.

Projektet, përfshirja rinore, idetë e reja në funksion të prosperitetit bëjnë gjithnjë jehonë! 

Projektet, përfshirja rinore, idetë e reja në funksion të prosperitetit bëjnë gjithnjë jehonë! 

Përfaqësues i DPSHTRR, Këshilltari Z.Erald Totri, në studion e Radio Travel, për të prezantuar qëllimin dhe impaktin e pritur të projektit “Transport, Inovacion dhe Siguri” për përmirësimin e sektorit të transportit rrugor.

 Për më shumë ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë!

 Përdor kokoren, qëndro i sigurt!

 Përdor kokoren, qëndro i sigurt!

 Kokoret na shpëtojnë jetën! Sigurohuni që ta vishni gjithmonë gjatë udhëtimeve me motor apo biçikletë. 

 Kujdesu për sigurinë tënde dhe të tjerëve!

Këtë herë ekipi ynë i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt qytetit të Fierit në Shkollën 9-vjeçare jo publike “Flatrat e Dijes”. 

Këtë herë ekipi ynë i Sigurisë Rrugore udhëtoi drejt qytetit të Fierit në Shkollën 9-vjeçare jo publike “Flatrat e Dijes”. 

Jo përmes flatrave por përmes tabelave të sinjalistikës dhe cirkuitit të improvizuar ndamë dije dhe zhvilluam aktivitete edukative ku nxënësit mësuan rregullat bazë të kalimit të rrugës, shenjat e trafikut dhe rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit. 

Bashkë, punojmë për të mundësuar rrugë më të sigurta për të gjithë! 

 Ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi 13 km nga Qyteti i Korçës, në Maliq pranë Shkollës 9-vjeçare publike “Agimi”.

 Ekipi i Sigurisë Rrugore udhëtoi 13 km nga Qyteti i Korçës, në Maliq pranë Shkollës 9-vjeçare publike “Agimi”.

 Qytete të vogla me fëmijë të vegjël me dëshira të mëdha dhe dedikim për një të ardhme më të ndritur, ku nuk lënë pas edhe njohuritë për qytetarë të përgjegjshëm të së ardhmes në qarkullimin rrugor.

Siguria rrugore fillon me një vendim të thjeshtë: shmangni shpërqendrimet dhe fokusohuni në drejtimin e mjetit tuaj.

 Parko telefonin para se të dalësh në rrugë me makinë! 

Siguria rrugore fillon me një vendim të thjeshtë: shmangni shpërqendrimet dhe fokusohuni në drejtimin e mjetit tuaj.

Mbro veten dhe të tjerët duke parkuar telefonin përpara se të drejtosh mjetin! 

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore zhvilloi orën edukative me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Lekaj” për t’i mësuar rregullat kryesore të sigurisë rrugore.

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore zhvilloi orën edukative me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Lekaj” për t’i mësuar rregullat kryesore të sigurisë rrugore.

Si pedalues, këmbësorë ose shoferë të ardhshëm, është thelbësore që të njohim rregullat kryesore që në moshë të vogël.

Një ditë fantastike në shkollën 9-vjeçare ‘’Gustav Mayer’’, ku zhvilluam një orë edukative për sigurinë rrugore me nxënësit e klasave të 3-ta! 

Një ditë fantastike në shkollën 9-vjeçare ‘’Gustav Mayer’’, ku zhvilluam një orë edukative për sigurinë rrugore me nxënësit e klasave të 3-ta! 

Fëmijët patën mundësinë të mësojnë rregullat e sigurisë në rrugë dhe mënyrat më të mira për t’u sjellë të sigurt gjatë kalimeve në rrugë. Pas teorisë, ata i vunë në praktikë njohuritë e reja në një qark të posaçëm të sigurisë rrugore. 

Apliko tani dhe përjeto një botë plot mundësi.

Shumë pak ditë kanë mbetur!

Apliko tani dhe përjeto një botë plot mundësi

 Afati i fundit: 30/10/2024.

Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme!

 Këtë të shtunë, në ambientet e Kryeministrisë, DPSHTRR së bashku me COD - Center For Openness And Dialogue, do të organizojnë një aktivitet të veçantë për të gjithë ju! 

E shtuna në COD! 

 Këtë të shtunë, në ambientet e Kryeministrisë, DPSHTRR së bashku me COD - Center For Openness And Dialogue, do të organizojnë një aktivitet të veçantë për të gjithë ju! 

Ata do të mësojnë rregullat e sjelljes dhe si të ecin të sigurt në rrugë, duke marrë informacion të rëndësishëm për sigurinë e tyre. Ejani të bashkohemi për një përvojë edukative dhe argëtuese që do t’i ndihmojë fëmijët të lëvizin me siguri në rrugë! 

Hidhni hapin e parë drejt suksesit!

Hidhni hapin e parë drejt suksesit!

Bashkohu me ne dhe prezanto projektin tënd!

Ky është momenti yt për të shkëlqyer dhe për të sjellë ndryshime!

Siguria rrugore rikthehet në Këndin Statik të Vlorës, së bashku me nxënësit e shkollës “28 Nëntori”.

Siguria rrugore rikthehet në Këndin Statik të Vlorës, së bashku me nxënësit e shkollës “28 Nëntori”.

Nxënësit mësuan më shumë rreth rëndësisë së të qenurit të sigurt në rrugë dhe patën mundësinë të zbatojnë njohuritë e reja në praktikë. 

Ata u bënë pjesë e një përvoje të paharrueshme, duke pedaluar në Këndin Statik dhe u njohën me tabelat sinjalistike të reja.

Transport, Inovacion , Siguri!

Nxitoni, nxitoni, nxitoni!

Ke një ide inovative që mund të sjellë ndryshime në fushën e transportit dhe sigurisë?

Bashkohu me ne dhe prezanto projektin tënd! Ky është momenti yt për të shkëlqyer!

SIGURIA RRUGORE: Një Përgjegjësi për Të Gjithë Ne!

SIGURIA RRUGORE: Një Përgjegjësi për Të Gjithë Ne!

 Ditën e sotme ekipi ynë udhëtoi drejt Shkollës 9-vjeçare “Nikë Tomë Prela” ku realizuam një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore.  Fëmijët mësuan mbi sinjalistikat kryesore, tabelat e qarkullimit rrugor dhe si të qëndrojnë të sigurt teksa ecin në rrugë! 

Thirrje për të gjithë të rinjtë!

Thirrje për të gjithë të rinjtë!

Ke një ide që mund të ndikojë në zhvillimin e transportit të sigurt dhe inovativ? Ky është shansi yt! Apliko tani në konkursin “Transport, Inovacion dhe Siguri” dhe prezanto projektin tënd që mund të sjellë diçka të re.

Çfarë kërkojmë?

- Ide dhe projekte inovative që përmirësojnë transportin

Ky është momenti për të treguar se çfarë mund të arrish! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një të ardhmeje më të sigurt

Mirëpresim të gjithë talentet e reja të bëhen pjesë e këtij konkursi!

Së bashku me nxënësit e shkollës “Ramadan Kasa”, mësuam rregullat themelore të sigurisë rrugore.

Së bashku me nxënësit e shkollës “Ramadan Kasa”, mësuam rregullat themelore të sigurisë rrugore. Përvec teorisë, patëm mundësinë t’i zbatojmë këto rregulla në praktikë në cirkuitin e realizuar nga vetë ne. 

Për më tepër informacione, si dhe për të rezervuar orën edukative pranë shkollës suaj, vizitoni: siguriarrugore@dpshtrr.gov.al.

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga