Ndryshimi i Vendbanimit ose i Emrit/Mbiemrit

You are here

Ndryshimi i Vendbanimit të Drejtuesit të Mjetit

Dokumentacioni i nevojshëm
Për ndryshimin e vendbanimit të ri te Leja e Drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je, pavarësisht vendbanimit, me këto dokumente:

  • Dokument identifikimi me vendbanimin e ri;
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit të aplikimit:
    Për shtetasit shqiptar: Letërnjoftim
    ** Për shtetasit e huaj: Leje qëndrimi dhe kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës. Për rastet kur disponohet leje qëndrimi modeli  i vjetër, format A4, kërkohet kopje e noterizuar e saj.
  • Lejen e Drejtimit aktuale që zotëron;
  • Certifikatë mjekësore (e vlefshme) me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (në rast se Lejes së Drejtimit aktuale i ka mbaruar afati i vlefshmërisë). 

Tarifat e shërbimit

  • Leja e re e Drejtimit  - 4,500 lekë
  • Shërbimin për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim apo e kryen shërbimin në Drejtori Rajonale ndryshe nga ajo ku ështe dosja e Leje së Drejtimit)   -  1,000 lekë

Nëse Lejen e Drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.

Ndryshim i Gjeneraliteteve Emrit/Mbiemrit të Drejtuesit të Mjetit

Nëse keni ndryshuar emrin/mbiemrin (gjeneralitetet), ju duhet t’i reflektoni këto ndryshime edhe në Lejen e Drejtimit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për ndryshimin e emrit/mbiemrit (gjeneraliteteve) te Leja e Drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je, pavarësisht vendbanimit, me këto dokumente:

  • Dokument identifikimi me mbiemrin e ri;
    Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit të aplikimit:
    Për shtetasit shqiptar: Letërnjoftim
    ** Për shtetasit e huaj: Leje qëndrimi dhe kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës. Për rastet kur disponohet leje qëndrimi modeli  i vjetër, format A4, kërkohet kopje e noterizuar e saj.
  • Lejen e Drejtimit aktuale që zotëron;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi (e vlefshme), e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (në rast se Lejes së Drejtimit aktuale i ka mbaruar afati i vlefshmërisë). 

Tarifat e shërbimit

  • Leja e re e Drejtimit  - 4,500 lekë
  • Shërbimin për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim apo e kryen shërbimin në Drejtori Rajonale ndryshe nga ajo ku ështe dosja e Leje së Drejtimit)   -  1,000 lekë

Nëse Lejen e Drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.

Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?

Leja e drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, Leja e Drejtimit tërhiqet në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK. 
Në Tiranë (zyrat e shërbimit në ish-NSHRAK), Leja e Drejtimit tërhiqet brenda 30 minutash. Në Drejtoritë e tjera Rajonale kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune. 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga