Pajisja për herë të parë me Leje Drejtimi

You are here

Mosha minimale për marrjen e lejes së drejtimit të kategorisë AM është 16 vjeç.

Mosha maksimale - Leja e drejtimit AM është e vlefshme për:

  • 15 vjet, konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të parashikuara në pikën 2 të nenit 117 të Kodit Rrugor, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

Personi i interesuar për marrjen e leje drejtimit të kategorisë AM regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për këtë kategori dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar. 

Leje drejtimi AM merret me provim teorie dhe provë praktike.


Mjetet që mund të drejtohen me leje drejtimi të kategorisë AM

  • Ciklomotorë me dy rrota, kategoria L1, projektuar me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë, cilindrita e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 50 cm³, nëse është me djegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël apo e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë;
  • Mjete me tri rrota, kategoria L2, projektuar me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë dhe me motor me cilindratë më të ulët ose të barabartë me 50 cm³, nëse është me ndezje të komanduar ose fuqia maksimale e të cilit është më e ulët apo e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë;
  • Mjete me katër rrota të lehta, kategoria L6, masa bosh e të cilave është më e ulët ose e barabartë me 350 kg, duke përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, projektuar me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë, me cilindratë të motorit më të ulët ose të barabartë me 50 cm³, për motorët me ndezje të komanduar ose fuqia maksimale e të cilit është më e ulët apo e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë.

Regjistrimi për përgatitjen teorike dhe për provën e teorisë

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla për regjistrimin të kandidatit për përgatitjen teorike dhe për provën e teorisë, plotëson kërkesë për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  1. Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e lejeqëndrimit;
  2. Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  3. Mandat pagesën për lëshimin e “LEJE”, model DD/TAM, për regjistrim dhe për prova teorie. Tarifa e shërbimit është 2,000 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 1,000 lekë – provimi i teorisë);
  4. DRSHTRR lëshon “LEJE” për kandidatin me afat vlefshmërie 6 muaj nga data e lëshimit. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e teorisë, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin e teorisë brenda 6 muajve apo pas 5 herë paraqitje në provimin e teorisë, atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para. 
  5. Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 1,200 lekë.

Provimi i teorisë

Provimi i teorisë është i informatizuar numri i pyetjeve – 30, numri i gabimeve të lejuara – 3, koha maksimale – 30 minuta. 

Kandidati që ka kryer programin e plotë të përgatitjes teorike për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, paraqitet pranë komisionit të testimit në DRSHTRR ku është e regjistruar autoshkolla me dokumentet:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • “LEJE”-n, që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike;
  • Dëshminë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose fotokopjen e saj të nënshkruar nga sektori përkatës i DRSHTRR-së, pasi verifikohet me orgjinalin. Kjo dëshmi kërkohet vetëm në rastet e pajisjes me leje drejtimi për herë të parë.

Shënim: Përjashtohen nga kryerja e kursit të trajnimit për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti rrugor të gjithë personat që kanë kryer studimet e larta në degët mjekësi apo infermieri. Në këto raste kërkohet fotokopje e diplomës e nënshkruar nga urdhri përkatës (urdhri i mjekut dhe urdhri i infermierit).

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara sipas nenit 306 të VKM-së nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, në provimin e teorisë, kanë të drejtë të marrin një interpretues të gjuhës së shenjave shqipe, të certifikuar nga autoriteti përkatës.

Provimi i teorisë zhvillohet me aparat komunikimi audio për personat që kanë kufizime në leximin e gjuhës së shkruar.


Regjistrimi për përgatitjen e aftësive drejtuese e të sjelljes dhe për provën praktike

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së, dhe dorëzon:

  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit të kandidatit të njehsuar me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM” model DD/P (AM) për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes prej 2,800 lekë me TVSH.

DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes, për kategorinë AM. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 10 ditë kalendarike nga njëra provë në tjetrën. 

Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 (pesë) herë prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë, brenda afatit njëvjeçar të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar. Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje të kandidatit me autorizim të ri (kundrejt pagesave përkatëse) për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar.

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 2,200 lekë me TVSH.


Prova e praktikës 

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:

-Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);

-“AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për leje drejtimi të kategorisë “AM” është  – 25 minuta; Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.

Për leje drejtimi të kategorisë “AM” do të kryhen prova praktike sipas autorizimit përkatës dhe lidhjes 4 të Udhëzimit të MIE-së nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.


Aplikimi për leje drejtimi

Kandidati fitues i provimit të praktikës paraqitet pranë DRSHTRR-së ku është shpallur fitues ose pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon:

-Dokument identifikimi të vlefshëm së bashku me fotokopjen (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme); 

-Mandat pagesën e tarifës së pajisjes me leje drejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) - 4,500 lekë për kategoritë AM;

-Mandat pagesën e tarifës së shërbimit për leje drejtimin - 3,500 lekë;

-Mandat pagesën prej 1,000 lekë për transferim dosje (vetëm për rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR të ndryshme nga ajo ku ka vendbanimin);

-Leja e drejtimit që zotëron (në qoftë se ka dhe nëse është e vlefshme, leje drejtimi jashtë afateve të vlefshmërisë nuk kërkohet);

-Nëse lejen e drejtimit do t'a tërheqë një person tjetër, dorëzon edhe një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë leje drejtimin.

Në përfundim, i merret foto digjitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në leje drejtimi. 

Leja e drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të DRSHTRR-së ku është bërë aplikimi, pasi identifikohet qytetari me dokument identifikimi.

Mosha minimale 

21 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë A (të paktën 2 vjet pas kategorisë A2)

24 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë A (kur je mbajtës i leje drejtimit të kategorisë B) 

Mosha maksimale – Leja e drejtimit A është e vlefshme për:

  • 15 vjet, konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të parashikuara në pikën 2 të nenit 117 të Kodit Rrugor, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

Personi i interesuar për marrjen e leje drejtimit të kategorisë A regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për këtë kategori dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar. 

Leje drejtimi e kategorisë A merret me provë praktike.


Mjetet që mund të drejtohen me leje drejtimi të kategorisë A

  • Motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tri rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor);
  • Motorët pa kosh (L3) ose me kosh (L4) që nuk u përkasin kategorive A1 dhe A2, me kusht të jenë mbi 21 vjeç.

Kufizime:

  1. Për 3 (tri) vitet e para nga data e marrjes së lejes së drejtimit të kategorisë “A”, nuk lejohet drejtimi i motoçikletave me ose pa kosh me fuqi më të madhe se 25 kw dhe/ose me raportin fuqi/peshë më të madhe se 0.16 kw/kg, referuar masës pa ngarkesë.
  2. Për 3 (tri) vitet e para nga data e marrjes së lejes së drejtimit të kategorisë “A”, nuk lejohet tejkalimi i shpejtësisë sipas nenit 140 të Kodit Rrugor.

Regjistrimi për përgatitjen e aftësive drejtuese e të sjelljes dhe për provën praktike

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • Fotokopje të dokumentit të identifikimti të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen;
  • Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e lejeqëndrimit;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM” model DD/P për ushtrim në drejtimin e mjetit. Tarifa e shërbimit është 2,800 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 1,800 lekë – provimi i praktikës);
  • Fotokopje të leje drejtimit që zotëron e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës.

DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. 

Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 (pesë) herë prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë), brenda afatit një-vjeçar të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar. Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje të kandidatit me autorizim të ri (kundrejt pagesave përkatëse) për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar.

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 2,200 lekë.


Prova e praktikës 

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:

-Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);

-“AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për leje drejtimi të kategorisë  “A”– 25 minuta; Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.

Për leje drejtimi të kategorisë “A” do të kryhet prova praktike sipas autorizimit përkatës (“A”) dhe lidhjes 4 të Udhëzimit të MIE-së nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.


Aplikimi për leje drejtimi

Kandidati fitues i provimit të praktikës paraqitet pranë DRSHTRR-së ku është shpallur fitues ose pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon:

-Dokument identifikimi të vlefshëm së bashku me fotokopjen (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) dokumenti origjinal i kthehet pas identifikimit;

-Mandat pagesën e tarifës së pajisjes me leje drejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) - 3,000 lekë;

-Mandat pagesën e tarifës së shërbimit për leje drejtimin 4,500 lekë;

-Mandat pagesën prej 1,000 lekë për transferim dosje (vetëm për rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR të ndryshme nga ajo ku ka vendbanimin);

-Leje drejtimi që zotëron (nëse është e vlefshme, leje drejtimi jashtë afateve të vlefshmërisë nuk kërkohet);

-Nëse leje drejtimin do t'a tërheqë një person tjetër, dorëzon edhe një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë leje drejtimin.

Në përfundim, i merret foto digjitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në leje drejtimi. 

Leje drejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të DRSHTRR-së ku është bërë aplikimi, pasi identifikohet qytetari me dokument identifikimi.

Mosha minimale - 18 vjeç

19 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë B me kodin 96 (të paktën 1 vit pas kateg. B)

Mosha maksimale – Leja e drejtimit A1 - A2 - B1 - B është e vlefshme për:

  • 15 vjet, konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të parashikuara në pikën 2 të nenit 117 të Kodit Rrugor, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

Personi i interesuar për marrjen e leje drejtimit të një prej kategorive A1 - A2 - B1 - B ose B me kodin 96, regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e kërkuar dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar. 

Leje drejtimi e njërës prej kategorive A1 - A2 - B1 - B merret me provim teorie dhe provë praktike për rastet e pajisjes me leje drejtimi për herë të parë.  

Leje drejtimi e kategorisë B me kodin 96 merret me lidhje rimorkio + provë praktike.


Mjetet që mund të drejtohen me leje drejtimi të kategorisë A1 – A2 – B1 – B

Kategoria A1:

  • Motor pa kosh (kategoria L3) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg;
  • Motor me kosh (kategoria L4) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg;
  • Tricikël (motomjete me tri rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor, kategoria L5), me fuqi deri 15 kw;
  • Makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore që nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar në nenin 53, pika 4, të Kodit Rrugor (gjerësia: 1.6 m, gjatësia: 4 m, lartësia 2.5 m, masa maksimale e autorizuar me ngarkesë: 2.5 tonë, shpejtësia: 40 km/orë).

Kategoria A2: 

  • Motor pa kosh (kategoria L3), me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij;
  • Motor me kosh (kategoria L4) me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij.

Kategoria B1: 

  • Motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw.
  • Mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (të kategorisë L5).

Kategoria B:

  • Automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio, që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg.
  • Motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor, me fuqi më të madhe se 15 kw;
  • Motomjete të kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i leje drejtimit të jetë të paktën 21 vjeç;
  • Makinat bujqësore;
  • Makinat teknologjike.

Kufizime:

Mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në dy vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 kw/tonë. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 kw/tonë, duke përfshirë peshën e baterisë.

Kjo pikë zbatohet vetëm për lejet e drejtimit që lëshohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Kategoria B me kodin 96:

  • Kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje që i kalon 750 kg, kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është sidoqoftë më i vogël se 4250 kg.

Kufizime:

Mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në dy vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 kw/tonë. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 kw/tonë, duke përfshirë peshën e baterisë.

Kjo pikë zbatohet vetëm për lejet e drejtimit që lëshohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.


Regjistrimi për përgatitjen teorike dhe për provën e teorisë

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla për regjistrimin të kandidatit për përgatitjen teorike dhe për provën e teorisë, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe lejeqëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e lejeqëndrimit;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • Mandat pagesën për lëshimin e “LEJE”-s, për regjistrim dhe për prova teorie. Tarifa e shërbimit është 2,000 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 1,000 lekë – provimi i teorisë);
  • Fotokopje leje drejtimi e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (për rastet kur aplikon për shtesë kategorie). 

DRSHTRR lëshon “LEJE-n” , me afat vlefshmërie 6 muaj nga data e lëshimit. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e teorisë, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin e teorisë brenda 6 muajve apo pas 5 herëve paraqitje në provimin e teorisë, atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para. 

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 1,200 lekë.


Provimi i teorisë

Provimi i teorisë është i informatizuar.

  • Numri i pyetjeve – 40;
  • Numri i gabimeve të lejuara – 4;
  • Koha maksimale – 40 minuta. 

Kandidati që ka kryer programin e plotë të përgatitjes teorike për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, paraqitet pranë komisionit të testimit në DRSHTRR ku është e regjistruar autoshkolla me dokumentet:

  1. Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  2. “LEJE”-n, që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike;
  3. Dëshminë për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar ose fotokopjen e saj të nënshkruar nga sektori përkatës i DRSHTRR-së, pasi verifikohet me orgjinalin. Kjo dëshmi kërkohet vetëm në rastet e pajisjes me leje drejtimi për herë të parë.

Shënim: Përjashtohen nga kryerja e kursit të trajnimit për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti rrugor të gjithë personat që kanë kryer studimet e larta në degët mjekësi apo infermieri. Në këto raste kërkohet fotokopje e diplomës e nënshkruar nga urdhri përkatës (urdhri i mjekut dhe urdhri i infermierit).

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara sipas nenit 306 të VKM-së nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, në provimin e teorisë, kanë të drejtë të marrin një interpretues të gjuhës së shenjave shqipe, të certifikuar nga autoriteti përkatës.

Provimi i teorisë zhvillohet me aparat komunikimi audio për personat që kanë kufizime në leximin e gjuhës së shkruar.

Regjistrimi për përgatitjen e aftësive drejtuese e të sjelljes dhe për provën praktike

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së, dhe dorëzon dokumentet e kandidatit fitues të provës së kontrollit të njohurive teorike:

-Fotokopje të dokumentit të identifikimit të kandidatit të njehsuar me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);

-Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit. Tarifa e shërbimit është 2,800 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 1,800 lekë – provimi i praktikës).

-DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes, për kategorinë e kërkuar. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 10 ditë kalendarike nga njëra provë në tjetrën. 

Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 (pesë) herë prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë, brenda afatit njëvjeçar të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar. Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje të kandidatit me autorizim të ri (kundrejt pagesave përkatëse) për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar.

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 2,200 lekë.

Dokumentacioni dhe procedura e regjistrimit për përgatitjen praktike për kategorinë B me kodin 96 është e njëjtë me kategorinë BE. (https://www.dpshtrr.al/leje-drejtimi/pajisja-here-te-pare-me-leje-drejtimi)


Prova e praktikës

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • “AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes është 25 minuta;

Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.

Për leje drejtimi të kategorive “A1”, “A2”, “B1”, “B”, do të kryhen prova praktike sipas autorizimit përkatës “A1”, “A2”, “B1”, “B”) dhe lidhjes 4 të Udhëzimit të MIE-së nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet gjatë ushtrimit të provave të praktikës, përveç mjeteve të kategorisë “AM”, “A1”, “A2” dhe “A”.

Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.

Dokumentacioni dhe prova e praktikës për kategorinë B me kodin 96 është e njëjtë me kategorinë BE. (https://www.dpshtrr.al/leje-drejtimi/pajisja-here-te-pare-me-leje-drejtimi)


Aplikimi për leje drejtimi

Kandidati fitues i provimit të praktikës paraqitet pranë DRSHTRR-së ku është shpallur fitues ose pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm së bashku me fotokopjen (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme); dokumenti origjinal i kthehet pas identifikimit;
  • Mandat pagesën e tarifës së pajisjes me leje drejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) -3,000 lekë për kategoritë A1 - A2 dhe 4,500 lekë për kategoritë B1 - B;
  • Mandat pagesën e tarifës së shërbimit për leje drejtimin - 4,500 lekë;
  • Mandat pagesën prej 1,000 lekë për transferim dosje (vetëm për rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR të ndryshme nga ajo ku ka vendbanimin);
  • Leje drejtimi që zotëron (në qoftë se ka dhe nëse është e vlefshme, leje drejtimi jashtë afateve të vlefshmërisë nuk kërkohet);
  • Nëse leje drejtimin do t'a tërheqë një person tjetër, dorëzon edhe një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë leje drejtimin;

Në përfundim, i merret foto digjitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në leje drejtimi. 

Leje drejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të DRSHTRR-së ku është bërë aplikimi, pasi identifikohet qytetari me dokument identifikimi.

Mosha minimale 

19 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë BE (të paktën 1 vit pas kateg. B)

Mosha maksimale – Leja e Drejtimit BE është e vlefshme për:

  • 15 vjet, konfirmimi i vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të parashikuara në pikën 2 të nenit 117 të Kodit Rrugor, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

Personi i interesuar për marrjen e Leje Drejtimit BE, regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e kërkuar dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar.

Leje Drejtimi e kategorisë BE merret me lidhje rimorkio + provë praktike.


Mjetet që mund të drejtohen me Leje Drejtimi të kategorisë BE

Kategoria BE:

  • Kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios nuk i kalon 3500 kg.


Regjistrimi për përgatitjen e aftësive drejtuese e të sjelljes dhe për provën praktike

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • Fotokopje të dokumentit të identifikimi të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e lejeqëndrimit;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “Autorizim” model DD/P për tu ushtruar në drejtimin e automjeteve dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes; Tarifa e shërbimit është 2,800 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 1,800 lekë – provimi i praktikës);
  • Fotokopjen e Leje Drejtimit që zotëron e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës;

DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. 

Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 herë prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë, brenda afatit njëvjeçar të vlefshmërisë. Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje të kandidatit me autorizim të ri (kundrejt pagesave përkatëse) për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar.

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 2,200 lekë.


Prova e praktikës 

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • “AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për Leje Drejtimi të kategorisë “BE” – 25 minuta; Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.

Provimi i praktikës për Leje Drejtimi të kategorisë “BE”, bëhet në dy faza. Në fazën e parë rimorkio është e ndarë nga mjeti. Kandidati pyetet për lidhjen e rimorkios dhe provohet për lidhjen praktike të saj. Në fazën e dytë zhvillohet prova e aftësisë drejtuese e të sjelljes.

Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet gjatë ushtrimit të provave të praktikës.

Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.


Aplikimi për Leje Drejtimi

Kandidati fitues i provimit të praktikës paraqitet pranë DRSHTRR-së ku është shpallur fitues ose pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm së bashku me fotokopjen (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme); dokumenti origjinal i kthehet pas identifikimit;
  • Mandat pagesën e tarifës së pajisjes me Leje Drejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) - 3,000 lekë;
  • Mandat pagesën e tarfiës së shërbimit për Leje Drejtimi - 4,500 lekë;
  • Mandat pagesën prej 1,000 lekë për transferim dosje (vetëm për rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR të ndryshme nga ajo ku ka vendbanimin);
  • Leje Drejtimi që zotëron (nëse është e vlefshme, Leje Drejtimi jashtë afateve të vlefshmërisë nuk kërkohet). 

Nëse Lejen e Drejtimit do t'a tërheqë një person tjetër, dorëzon edhe një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë Leje Drejtimin;

Në përfundim, i merret foto digjitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në Leje Drejtimi. 

Leje Drejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të DRSHTRR-së ku është bërë aplikimi, pasi identifikohet qytetari me dokument identifikimi.

Mosha minimale:

19 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë C1 (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë B);

21 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë C (të paktën 3 vjet Leje Drejtimi të kategorisë B);

21 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë D1 (të paktën 3 vjet Leje Drejtimi të kategorisë B);

22 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë D1 (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë C);

24 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë D   (të paktën 3 vjet Leje Drejtimi të kategorisë C);

24 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë D   (të paktën 3 vjet Leje Drejtimi të kategorisë B).

Mosha maksimale

Leja e Drejtimit e mjeteve të kategorive C1, C, D1, D sipas grupmoshave janë të vlefshme për:

  • 5 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç;

Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorisë C lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave me ngarkesë të plotë nuk është më shumë se 20 tonë. 

Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorive D1 ose D lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve për të cilat kërkohet pajisja me Leje Drejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.

Cilido që drejton mjete me motor,nuk duhet të ketë kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmërimorkiatorë, artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash dhe mjete me motor për transport malli. 

Personi i interesuar për marrjen e Leje Drejtimit të një prej kategorive C1 – C – D1 – D, regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e kërkuar dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar.

Leje drejtimi e kategorisë C1 – C – D1 – D merret me provë teorie + provë praktike.


Mjetet që mund të drejtohen me Leje Drejtimi të kategorisë C1 – C – D1 – D

Kategoria C1:

  • Automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg, por jo më shumë se 7500 kg ose i projektuar dhe i konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.
  • Autokampe.

Kategoria C:

  • Automjete të ndryshme nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg dhe të projektuar e konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.

Kategoria D1:

  • Automjet i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.

Kategoria D:

  • Automjete të projektuar dhe konstruktuar për transportin e më shumë se 8 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.


Regjistrimi për përgatitjen teorike dhe për provën e teorisë

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit:

  • Fotokopje të dokumentit të identifikimi të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e leje qëndrimit;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “LEJE” mod. DD/T për provën e kontrollit të njohurive teorike. Tarifa e shërbimit është 2,000 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 1,000 lekë – provimi i praktikës);
  • Fotokopjen e Leje Drejtimit që zotëron të njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës;

DRSHTRR lëshon “LEJE” për kandidatin, me afat vlefshmërie 6 muaj nga data e lëshimit. Brenda këtij afati kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e teorisë, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin e teorisë brenda 6 muajve apo pas 5 herëve paraqitje në provimin e teorisë, atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para.

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 1,200 lekë.


Prova e teorisë

Provimi është i informatizuar.

  • Për kalimin nga Leje Drejtimi e kategorisë B në Leje Drejtimi të kategorisë C1, C – 40 pyetje, 4 gabime, 40 minuta;
  • Për kalimin nga Leje Drejtimi e kategorisë B në Leje Drejtimi të kategorisë D1, D - 40 pyetje, 4 gabime, 40 minuta;
  • Për kalimin nga Leje Drejtimi e kategorisë C në Leje Drejtimi të kategorisë D1, D - 10 pyetje, 1 gabim, 10 minuta;
  • Për kalimin nga Leje Drejtimi e kategorisë D në Leje Drejtimi të kategorisë C1, C - 10 pyetje, 1 gabim, 10 minuta;

Kandidati që ka kryer programin e plotë të përgatitjes teorike, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Lejes, për provën e kontrollit të njohurive teorike, pranë komisionit përkatës të marrjes në prova, në DRSHTRR duhet të paraqesë:

  • Dokument identifikimi (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • “LEJE”, që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike dhe për hyrje në provën e teorisë.

Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara sipas nenit 306 të VKM-së nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, në provimin e teorisë, kanë të drejtë të marrin një interpretues të gjuhës së shenjave shqipe, të certifikuar nga autoriteti përkatës.

Provimi i teorisë zhvillohet me aparat komunikimi audio për personat që kanë kufizime në leximin e gjuhës së shkruar.


Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit praktik për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së, dhe dorëzon dokumentet e kandidatit fitues të provës së kontrollit të njohurive teorike:

  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit të kandidatit të njehsuar me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM” model DD/P për ushtrim në drejtimin e mjetit. Tarifa e shërbimit është 3,500 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 2,500 lekë – provimi i praktikës).

DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes, për kategorinë e kërkuar. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. 

Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 (pesë) here prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë, brenda afatit njëvjeçar të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar. Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje të kandidatit me autorizim të ri (kundrejt pagesave përkatëse) për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar.

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 2,800 lekë.


Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);

  • “AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për Leje Drejtimi të kategorisë “C1”, “C”, “D1”, “D”, “DE” – 45 minuta. Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.

Për Leje Drejtimi të kategorive “C1”, “C”, “D1”, “D”, do të kryhen prova praktike sipas autorizimit përkatës ( “C1”, “C”, “D1”, “D”) dhe lidhjes 4 të Udhëzimit të MIE-së nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet gjatë ushtrimit të provave të praktikës.

Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.


Aplikimi për Leje Drejtimi

Kandidati fitues i provimit të praktikës paraqitet pranë DRSHTRR-së ku është shpallur fitues ose pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm së bashku me fotokopjen (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme); dokumenti origjinal i kthehet pas identifikimit;
  • Mandat pagesën e tarifës së pajisjes me Leje Drejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) - 2,000 lekë C1, C dhe 3,000 lekë D1, D; 
  • Mandat pagesën e tarifës së shërbimit për leje drejtimin - 4,500 lekë;
  • Mandat pagesën prej 1,000 lekë për transferim dosje (vetëm për rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR të ndryshme nga ajo ku ka vendbanimin);
  • Leje Drejtimi që zotëron (nëse është e vlefshme, Leje Drejtimi jashtë afateve të vlefshmërisë nuk kërkohet);
  • Nëse Lejen e Drejtimit do t'a tërheqë një person tjetër, dorëzon edhe një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë leje drejtimin;
  • Nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit” dorëzon edhe 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm;

Në përfundim, i merret foto digjitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në Leje Drejtimi. 

Leje Drejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të DRSHTRR-së ku është bërë aplikimi, pasi identifikohet qytetari me dokument identifikimi.

Mosha minimale 

20 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë C1E (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë C1);

22 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë CE (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë C);

22 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë D1E (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë D1);

25 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë DE (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë D).

Mosha maksimale

Leje Drejtimet e mjeteve të kategorive C1E, CE, D1E, DE sipas grupmoshave janë të vlefshme për:

  • 5 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç;

Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorisë CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave me ngarkesë të plotë nuk është më shumë se 20 tonë.

Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorive D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve për të cilat kërkohet pajisja me Leje Drejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.

Cilido që drejton mjete me motor, nuk duhet të ketë kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmërimorkiatorë, artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash dhe mjete me motor për transport malli. 

Personi i interesuar për marrjen e Lejes së Drejtimit të një prej kategorive C1E - CE - D1E – DE, regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e kërkuar dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar.

Leje Drejtimi e kategorisë C1E - CE - D1E - DE merret me lidhje rimorkio + provë praktike.


 

Mjetet që mund të drejtohen me Leje Drejtimi të kategorisë C1E - CE - D1E – DE

Kategoria C1E

  • Kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12000 kg;
  • Kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuar të mos i kalojë 12000 kg.

Kategoria CE

  • Kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

Kategoria D1E

  • Kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

Kategoria DE

  • Kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.


Regjistrimi i kandidatit për ndjekjen e kursit praktik për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes

Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 

  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e lejeqëndrimit;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “Autorizim” model DD/P për tu ushtruar në drejtimin e mjeteve; Tarifa e shërbimit është 3,500 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 2,500 lekë – provimi i praktikës).
  • Fotokopjen e Leje Drejtimit që zotëron e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës;

DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM” për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 10 ditë kalendarike nga njëra provë në tjetrën. 

Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 herë prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë, brenda afatit njëvjeçar të vlefshmërisë. Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje me të kandidatit me autorizim të ri për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së testimit teorik të fituar.

Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 2,800 lekë.


Prova e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes

Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet në DRSHTRR pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • “AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.

Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për Leje Drejtimi të kategorisë “C1E”, “CE”, “D1E”, “DE” –  45 minuta. Koha e përmendur nuk përfshijn kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.

Provimi i praktikës për Lejet e Drejtimit të kategorive “C1E”, “CE”, “D1E”, “DE”, bëhet në dy faza. Në fazën e parë rimorkio është e ndarë nga mjeti. Kandidati pyetet për lidhjen e rimorkios dhe provohet për lidhjen praktike të saj. Në fazën e dytë zhvillohet prova e aftësisë drejtuese e të sjelljes.

Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet gjatë ushtrimit të provave të praktikës.

Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.


Aplikimi për Leje Drejtimi

Kandidati fitues i provimit të praktikës paraqitet pranë DRSHTRR-së ku është shpallur fitues ose pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm së bashku me fotokopjen (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) dokumenti origjinal i kthehet pas identifikimit;
  • Mandat pagesën e tarifës së pajisjes me Leje Drejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) - 3,000 lekë;
  • Mandat pagesën e tarifës së shërbimit për Leje Drejtimi - 4,500 lekë;
  • Mandat pagesën prej 1,000 lekë për transferim dosje (vetëm për rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR të ndryshme nga ajo ku ka vendbanimin);
  • Leje Drejtimi që zotëron (nëse është e vlefshme, Leja e Drejtimit jashtë afateve të vlefshmërisë nuk kërkohet);
  • Nëse Lejen e Drejtimit do t'a tërheqë një person tjetër, dorëzon edhe një deklaratë me shkrim ku autorizon personin që do të tërheqë leje drejtimin;
  • Nëse dëshiron të pajiset me “Kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit” dorëzon edhe 1 (një) foto me ngjyra, me përmasa 4 x 5 cm.

Në përfundim, i merret foto digjitale dhe depozitohet nënshkrimi elektronik (emër + mbiemër), të cilat pasqyrohen në Leje Drejtimi. 

Leja e Drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të DRSHTRR-së ku është bërë aplikimi, pasi identifikohet qytetari me dokument identifikimi.
 

Leja e Drejtimit për mjete me kuti shpejtësie automatike bëhet nëpërmjet provës praktike me mjete me kuti shpejtësie automatike dhe lejon vetëm drejtimin e mjeteve të pajisura me këtë lloj kutie. 
Programi i përgatitjes teorike dhe praktike, kohëzgjatja dhe provimet për marrjen e Leje Drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie automatike është i njejtë me ato të Leje Drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë përkatëse.
Për kalimin nga një Leje Drejtimi me kuti shpejtësie automatike në Leje Drejtimi me kuti shpejtësie manuale brenda të njejtës kategori, kursi i përgatitjes praktike në autoshkollë zgjat 11 seanca, i zhvilluar jo më pak se 11 ditë kalendarike, si dhe provës së praktikës në DRSHTRR.

Me fitimin e njërës  nga kategoritë e Leje Drejtimit “A1”, “A2”, “A”, me kuti shpejtësie manuale, automatikisht, Lejet e Drejtimit edhe për dy kategoritë e tjera bëhen Leje Drejtimi mjeti me kuti shpejtësie manuale;

Drejtuesi i mjetit që zotëron njërën nga kategoritë “B”, “C”, “D” apo nënkategoritë e tyre të pajisur me kodin 78, kur fiton njërën nga kategoritë apo nënkategoritë me kuti shpejtësie manuale, ka të drejtën e drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë apo nënkategoritë përkatëse dhe të atyre më të ulëta.

Mund te pajisjen me Leje Drejtimi shqiptare, anëtarët e përfaqësisë diplomatike, konsullatave të nderit, organizatave ndërkombëtare, agjencive të specializuara të OKB-së në Shqipëri, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, (mbajtës të pashaportës diplomatike), vetëm në rastet kur ata qëndrojnë më shumë se një vit në Republikën e Shqipërisë.

Dokumentacioni dhe tarifat

Personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • Kërkesë e bërë nga Ambasada ose Organizata Ndërkombëtare për konvertim të lejedrejtimit të përfaqësuesit të saj, mbajtës të statusit diplomatik.
  • Deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative;
  • Kartë legjitimiteti të lëshuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (të vlefshme), së bashku me fotokopjen e legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose Organizata Ndërkombëtare dhe e përkthyer;
  • Pasaportë së bashku me fotokopjen të përkthyer dhe të legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose Organizata Ndërkombëtare; 
  • Leje Drejtimin që zotëron, të vlefshme, së bashku me fotokopjen të përkthyer dhe të legalizuar nga Përfaqësia Diplomatike ose nga Organizata Ndërkombëtare;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi (të vlefshme), që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të lëshuar jo më përpara se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • Mandat pagesën prej 2,300 lekë.

DRSHTRR me marrjen e konfirmimit nga DPSHTRR, njofton qytetarin që të paraqitet për aplikim për pajisje me Leje Drejtimi shqiptare.
Qytetari paraqitet pranë DRSHTRR-së, ku ka aplikuar për konfirmim Leje Drejtimi të huaj dhe dorëzon mandat pagesën prej 3,500 lekë për tarifën e shërbimit për leje drejtimi.
Gjatë aplikimit, qytetari do të nënshkruajë elektonikisht si dhe do të bëjë fotografi digjitale, të cilat do të pasqyrohen në Leje Drejtimi.
Nëse aplikanti dëshiron të pajiset me kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit dorëzon edhe 1 fotografi me ngjyra.
Leje Drejtimi tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi. Nëse leje drejtimin do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku bën këtë autorizim.

Personave me aftësi të kufizuara që kërkojnë të drejtojë një mjet mund t’i lëshohet Leje Drejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A, B1, B, C1, C që vërtetojnë aftësinë e drejtuesit të mjetit, për të drejtuar një mjet të përshtatur sipas nevojave të tij.
Personi i interesuar, së bashku me drejtuesin teknik të autoshkollës paraqiten në DRSHTRR për të lënë një takim me Kryetarin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve të Drejtorisë Rajonale.
Më pas bëhet kryerja e kontrollit mjekësor duke u paraqitur pranë Komisionit Mjekësor së bashku me dokumentacionin përkatës të kërkuar nga subjekti shëndetësor.
Komisioni Mjekësor merr vendim nëse kandidati është i aftë të drejtojë mjet apo jo dhe lëshon një Certifikatë Mjekësore, në të cilën do të specifikohen kodet kufizuese të drejtuesit të mjetit dhe të përshtatshmërisë së mjetit, të cilët do të mbarten në Autorizim e si rrjedhim edhe në Leje Drejtimi.
Për rastet kur gjykimi i përshtatshmërisë nuk mund të formulohet vetëm nga testet klinike, duhet të kryhet një provë drejtimi praktike e një automjeti të përshtatur në lidhje me nevojat e veçanta. Në komision duhet të marrë pjesë edhe një inxhinier mekanik, specialist i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Kandidati më pas pajiset me Certifikatën Mjekësore që vërteton aftësinë e tij dhe regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për këtë kategori për kryerjen e kursit të përgatitjes teorike. Në përfundim të plotë të kursit, kandidati i nënshtrohet provës së kontrollit të njohurive teorike.
Pas shpalljes fitues në provën e kontrollit të njohurive teorike, kandidati pajiset me Autorizim për ushtrim në drejtimin e mjetit dhe kryen kursin e plotë të përgatitjes praktike me mjetin e përshtatur.
Kodet kufizuese të shënuara në Certifikatë Mjekësore mbarten edhe në Autorizim dhe më pas, pas shpalljes fitues në provën praktike, kandidatit i lind e drejta për tu pajisur me Leje Drejtimin e kërkuar.
*Regjistrimi në autoshkollë për ndjekjen e kursit të përgatitjes teorike dhe/ose praktike, dokumentacioni i nevojshëm, kohëzgjatja e përgatitjes, tarifat, dhe aplikimi për pajisje me Leje Drejtimi për herë të parë janë të njëjta me ato të dhëna në procedurat e marrjes së leje drejtimit normale sipas kategorisë përkatëse.
*Të njëjtës procedurë si më sipër, mund t’i nënshtrohen drejtuesit e mjeteve të cilët zotërojnë një leje drejtimi, por më pas pësojnë dëmtime fizike. Në këtë rast kandidatët nuk i nënshtrohen kontrollit të njohurive teorike për kategoritë që zotërojnë, por vetëm kontrollit të aftësive drejtuese e të sjelljes duke ndjekur kursin e përgatitjes praktike me mjetin e përshtatur dhe duke ju nënshtuar provës së aftësive drejtuese e të sjelljes.


Numri i temave dhe kohëzgjatja për përgatitjen teorike dhe praktike për leje drejtimi


Lista e Autoshkollave Aktive

Informohuni mbi Autoshkollat Aktive, vendndodhjen e tyre dhe kategoritë përkatëse për të cilat përgatit kursantët për pajisjen me Leje Drejtimi.

Shfleto Listën e Autoshkollave

Materiale Udhëzuese

Informohuni mbi materialet udhëzuese dhe testet për përgatitjen për testin teorik të Leje Drejtimit.

Materialet Udhëzuese dhe Simulimi i Testit Teorik


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga