Regjistrimi i mjetit në emër të qytetarit me status “invalid” dhe “veteran i luftës”

You are here

Autoveturat tip deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 cm³, në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, përjashtohen nga pagesa e taksave vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP). Përjashtimi nga taksat është vetëm për një mjet.

Procedura e regjistrimit për herë të parë dhe procedura e regjistrimit të ndryshimit të pronësisë është e njejtë si ajo për automjete.

Për të regjistruar një mjet në emër të qytetarit me status “invalid” ose “veteran i luftës” ju duhet:

  1. Të siguroheni që mjeti përmbush kriteret e kategorive mjedisore (sipas kritereve të VKM Nr. 633);
  2. Të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin;

Dokumentet e qytetarit:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Libreza e invaliditetit/librezën e verbërisë, ose libreza e paraplegjiku/tetraplegjiku lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror.
  3. Një nga dokumentet e mëposhtme:
  • Vërtetimin e KMCAP-it, që sigurohet nëpërmjet portalit e-albania;
  • Vërtetimin origjinal ose të noterizuar të KMCAP-it, lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
  • Kopje e vendimit të Komisionit të Përcaktimit të Verbërisë lëshuar nga Komisioni Mjekësor i Përcaktimit të Verbërisë KMCAP-it për personat e verbër.
  • Vërtetimin, e siguruar nga vetë qytetari me status “invalid”, nëpërmjet portalit e-albania, që nuk zhvillon aktivitet privat.

Kur veprimet bëhen në emër të veteranit të luftës duhen këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Librezën e veteranit;
  3. Vërtetimin, e siguruar nga vetë qytetari me status “veteran lufte”, nëpërmjet portalit e-albania, që nuk zhvillon aktivitet privat.

Dokumentet e mjetit që duhet të keni me vete: 

  • Certifikatë Përputhje/Dokument me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal;
  • Dokumenti i zhdoganimit (DAV) të lëshuar nga Dogana Shqiptare, në origjinal;
  • Certifikata e Pronësisë, e vlefshme, për rastet kur leja e qarkullimit është model i vjetër;
  • Kontrata e Sigurimit të Mjetit;
  • Nëse mjeti është blerë në Shqipëri, do të nevojitet edhe: 
    RBS -
    konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pas hartimit të kontratës së shitblerjes së mjetit pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.

*Shënim:

Nuk ka nevojë të jenë të përkthyera dhe noterizuara: 

  • Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE; 
  • Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht. 

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete edhe prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit.

  1. Të kryeni Kontrollin Fizik të mjetit te Drejtoria Rajonale ku do të pajiseni me Certifikatën e Kontrollit Fizik;
  2. Pas Kontrollit Fizik, do paraqiteni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën.

TARIFAT E SHËRBIMIT: 

 

Mjet i blerë në Shqipëri

Mjet i blerë jashtë shtetit

Certifikatë e Kontrollit Fizik të Mjetit

2,000 lekë

2,000 lekë

Leje Qarkullimi

2,500 lekë

2,500 lekë

Pajisje me targa 
Mjet: 2 targa 

Motomjet: 1 targë

4,000 lekë Targë për Mjete*
2,000 lekë Targë për Motomjete*
(Nëse ndërrohen targat ekzistuese)

4,000 lekë Targa Mjeti
2,000 lekë Targë Motomjeti

RBS

1,400 lekë

-

 

Qytetarët me statusin “invalid” ose “veteran lufte” përjashtohen nga pagesa e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura por jo nga tarifat e tjera të mësipërme.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga