Targat me dimension Italian/Amerikan

You are here

Targat e formatit Amerikan dhe Italian janë miratuar me Vendimin Nr.778, datë 15.012.2021, për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 153, datë  7.4.2000 “Për miratimin e rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Formati Italian ka përmasat 360 x 100 mm, figura III.4/3. Ky format përdoret vetëm për automjetet, kur nuk është e mundur vendosja e targës së formatit në pjesën e përparme të saj.

Formati Amerikan ka përmasat 305 x 153 mm, figura III.4/4. Ky format përdoret vetëm për targën e pasme të mjetit dhe vetëm kur nuk është mundur vendosja e targës së formatit 520 x 112 mm për shkak të hapësirës së pamjaftueshme.

Aplikimi për të marrë targa të formatit Italian ose Amerikan bëhet në Drejtorinë Rajonale ku është i regjistruar mjeti, duke dorëzuar dokumentet e mëposhtme:  

  1. Dokument identifikimi;  
  2. Lejen e qarkullimit;

Gjatë aplikimit, ju do të informoheni në sportel për kohën e mbërritjes së targës se kur mund të paraqitet për ta tërhequr. Në momentin që targa arrin në DRSHTRR, qytetari paraqitet për ta tërhequr, duke dorëzuar targën/targat normale.  

Tarifa e shërbimit: 2,000 lekë/targa

Kur konstatohet dëmtimi i njërës apo të dy targave (model i ri) dhe qytetari kërkon të njëjtin numër regjistrimi, bëhet aplikimi në Drejtorinë Rajonale, duke dorëzuar të njëjtat dokumente si më sipër, kundrejt tarifës së shërbimit prej 2,000 lekë - për pajisje me targë dhe konfirmimi 500 lekë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga