Targë e Përkohshme

You are here

Targa e Përkohshme lëshohet bashkë me Fletën e Udhëtimit, për automjete, motomjete dhe rimorkio që qarkullojnë:

  • për qëllime verifikimi dhe kontrolli të përshtatshmërisë teknike;
  • për të shkuar në pikat tranzit të kufirit për t’u eksportuar;
  • për të marrë pjesë në parada të parashikuara nga autoritetet ushtarake, në panaire apo ekspozita të autorizuara për mjete të reja ose të përdorura;
  • për pjesëmarrje në evente dhe panaire për mjete të hershme ose me interes historik dhe koleksionimi.

 

Në Fletën e Udhëtimit shënohen: itinerari, kushtet teknike kur kërkohet dhe afati i vlefshmërisë që nuk duhet të kalojë 30 ditë.

Targat e përkohshme për automjete janë të formës AA 0 PRK dhe për motomjete e formës A 0 PRK, sfondi i bardhë, ndërsa shkronjat dhe numrat janë më ngjyrë të kuqe.


 

Shkarko Vërtetimin

Emër Mbiemër * 
Subjekti  NIPT 
Nr. Kontakti * 
E-mail * 
Adresa * 
Komuniteti / Klubi ku bën pjesë 

TË DHËNA TEKNIKE TË MJETIT
Lloji 
Marka 
Numri i identifikimit (shasia) 
Masa maksimale 
Ngjyra 
Numri i vendeve 

PËRSHKRIMI I LËVIZJEVE
Itineraret / Lëvizjet 
Eventi / Panairi 

VËRTETIM PËR MJETIN
Vërtetim të lëshuar nga një servis i licensuar ku të evidentohet numri i identifikimit, për mjetet që janë në vend. Vërtetimi duhet të përmbajë detyrimisht garancinë që mjeti është i rregullt teknikisht për të qarkulluar në rrugë.
 

VLEFSHMËRIA E FLETËS SË UDHËTIMIT

  • Specifiko periudhën kur të nevojitet ky shërbim * 
  • * Vlefshmëria e Fletës së Udhëtimit është 30 ditë.

Tërhiq Targën dhe Fletën e Udhëtimit në Drejtorinë Rajonale: 

  • Afati i vlefshmërisë i Targës së Përkohshme dhe Fletë Udhëtimit është 30 ditë nga data e lëshimit. 
  • Ndalohet dalja jashtë kufirit shqiptar me Targë të Përkohshme.
  • Lejohet qarkullimi vetëm për itineraret e specifikuara/autorizuara.
  • Në përfundim të afatit të vlefshmërisë, Targa e Përkohshme duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale. Nëse Targa e Përkohshme nuk dorëzohet brenda 5 ditëve nga përfundimi i vlefshmërisë së Fletës së Udhëtimit, Drejtoria Rajonale që ka lëshuar Targën dhe Fletën e Udhëtimit, do të njoftojë zyrtarisht edhe Drejtorinë Vendore të Policisë.
  • Tarifa për këtë shërbim: 2,000 lekë

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga