Konkursi Europian Edukativ për Sigurinë Rrugore në Zadar

You are here

Konkursi Europian Edukativ për Sigurinë Rrugore në Zadar

Këtë fundjavë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ishte prezente në Zadar të Kroacisë, në Konkursin Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore (ETEC), që promovon Sigurinë rrugore tek fëmijët, për të ndarë me kolegë të këtij sektori ide e arritje, përpjekje e risi në lëmin e pafund të edukimit mbi përdorimin e rrugës! Në këtë konkurs Shqipëria u përfaqësua nga nxënësit e shkollës "Servet Agolli" të Pogradecit që fituan në Konkursin Kombëtar Edukativ "Të Sigurt mbi Dy Rrota 2022" të organizuar nga partneri ynë Automobile Club Albania (ACA) nën suazën e Federatës  Ndërkombëtare të  Automobilave( FIA).

Gjithmonë në bashkëpunime të vazhdueshme për programet edukative mbi trafikun rrugor, për Automotoparkun e parë shqiptar dhe për aktivitete ndërgjegjësuese mbi Sigurinë Rrugore në Shqipëri.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga