Dëshmi Aftësie Profesionale për Autoriparime

Përgjegjësi Teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale” të veprimtarisë së autoriparimit, për nënkategoritë:

  • Veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik;
  • Riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave;
  • Subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio;
  • Subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjete ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Aplikanti që kërkon të pajiset me DAP, duhet të plotësojë këto kërkesa:

  • Të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti;
  • Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3 të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar;
  • Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.

 

Regjistrimi për DAP

Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 11, të Udhëzimit Nr. 1546, datë 29.03.2016 për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokument identifikimi;
  2. Kopje e noterizuar e Diplomës (Inxhinier mekanik) ose Dëftesës së Pjekurisë (Teknik i mesëm mekanik) shoqëruar me librezë pune dhe sigurime shoqërorë që vërtetojnë 5 vite eksperiencën në autoriparime;
  3. Fotografi me ngjyra, 2 copë; 
  4. Raport mjeko ligjor që është i aftë për punë; 
  5. Vetë deklarim mbi gjendjen gjyqësore;
  6. Pagesa e trajnimit 500 lekë;
  7. Pagesat e regjistrimit 400 lekë/ora (33 orë). 

Nëse aplikani e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish NSHRAK. 

DPSHTRR organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin Rrugor, me shkresë Nr. 7449/1, datë 22.10.2007.

Kandidati duhet t'i nënshtrohet kursit të detyruar teorik prej 33 orësh trajnimi, në datat e programuara nga DDM, Sektori i Kualifikimeve. 

Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

Aplikantët për pajisje me DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale), kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në 3 herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit dhe vetëm në seksionet e kërkuara prej tyre.

 

Rinovimi i DAP

Rinovimi i DAP bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.

Aplikimi për rinovim të DAP kryhet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku ka vendbanimin aplikanti. Nëse aplikani e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish-NSHRAK. 

  1. Në rastin e dëmtimit, subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit dhe 2 fotografi.
  2. Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, subjekti duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit, të dorëzojë 2 fotografi si dhe deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.
  3. Në të gjitha rastet, subjekti kërkues, plotëson kërkesën.
  4. Dokumentat e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse të subjektit kërkues.
  5. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta si në rastin e aplikimit për herë të parë.

 

Baza Ligjore:

  • Ligji Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre, të dala jashtë përdorimit, ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”;
  • Udhëzimi Nr. 1546, datë 29.03.2016 “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”;
  • Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë këtë veprimtari duhet të kenë detyrimisht një përgjegjës teknik për kryerjen e veprimtarisë që përfshihet në Kategorinë me kodin VII.3.B.1/a, b,c,ç,d,dh;
  • Rregullore Nr.4, datë 21.04.2018 të DPSHTRR-së.

 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga