Dëshmi Taksisti

    DËSHMI TAKSISTI

Kushtet për pajisjen me Dëshmi Taksisti:

Për t’u pajisur me Dëshmi Taksisti, aplikanti duhet:

  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi të vlefshme të kategorisë D1 ose D;
  • T’i nënshtrohet një testimi ku të demonstrojë se ka njohuritë e nevojshme në fushën e transportit të udhëtarëve me taksi, si më poshtë:
    1. Licencimi për kryerjen e shërbimit të transportit të udhëtarëve me taksi, kriteret bazë të licencimit, dokumentacioni, afatet dhe vlefshmëria e licencës;
    2. Mënyra e organizimit të shërbimit taksi;
    3. Kushtet e veçanta që duhet të plotësojnë automjetet e shërbimit taksi;
    4. Normat e sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shërbimit taksi;
    5. Kryerja e shërbimit taksi, jashtë rrethit të regjistrimit;
    6. Zbatimi i çmimeve dhe i tarifave në shërbimin taksi;
    7. Sinjalet rrugore treguese;
    8. Hartat rrugore dhe përdorimi i tyre;
    9. Mënyra e veprimit në rast aksidenti;
    10. Sanksionet administrative ndaj drejtuesve të mjeteve taksi.

 

Provimi i Teorisë

Testimi i njohurive teorike realizohet me kompjuter në Drejtorinë Rajonale ku ka bërë regjistrimin aplikanti.

Provimi i aplikantëve për Dëshmi Taksisti, kryhet në çdo ditë të javës (nga e Hëna në të Premte), gjatë orarit zyrtar të punës.

Testi i provimit përbëhet nga 30 pyetje të formuluara rreth temave të përmendura më sipër, ku për secilën temë gjenerohen 3 pyetje.

Për plotësimin e testit, aplikanti ka në dispozicion 30 minuta.

Për t’u shpallur fitues i provimit, aplikanti duhet të ketë dhënë të paktën 24 përgjigje korrekte nga 30 gjithsej.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim për pajisje për herë të parë me Dëshmi Taksisti

  • Dokument identifikimi;
  • Leje drejtimi, të paktën e kategorisë D1, e vlefshme;
  • Raport i aftësisë në punë (lëshuar deri në 3 muaj para datës së aplikimit); 

Vlefshmëria e dëshmisë: 5 vite nga data e lëshimit.

Tarifat: 

Regjistrimit për Pajisje me leje per provën e kontrollit të njohurive teorike - 500 lekë.

Tarifa për pajisjen me Dëshminë e Taksistit - 3,500 lekë.

Nëse kandidati nuk shpallet fitues për riprovimin e njohurive teorike, tarifa për ristestim është 400 lekë.

Aplikimi për herë të parë si dhe rinovimi për qytetin e Tiranës bëhet në DRSHTRR Tiranë, në Kashar. 

 

Dokumentacioni i nevojshëm për rinovim të Dëshmisë së Taksistit

  • Dokument identifikimi;
  • Raport i aftësisë në punë (lëshuar deri në 3 muaj para datës së aplikimit); 
  • Dëshminë e taksistit që i ka përfunduar vlefshmëria (origjinale).

Tarifa e shërbimit: 3,500 lekë.

Vlefshmëria e dëshmisë: 5 vite nga data e lëshimit.

 

Lëshimi i Dublikatës së Dëshmisë së Taksistit

Lëshimi i dublikatës së dëshmisë së taksistit bëhet në rastet kur dëshmia humbet ose është dëmtuar. Në këto raste, për t’u pajisur me dëshmi taksisti dublikatë, aplikanti paraqitet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin me një mjet identifikimi për të bërë këkesën për marrjen e dublikatës.

Tarifa e shërbimit: 2,000 lekë.

Vlefshmëria e dublikatës: Data e përfundimit të vlefshmërisë do të jetë e njëjtë me datën e përfundimit të vlefshmërisë së dëshmisë së cilës i përket dublikata, ndërsa kur aplikanti paraqet Raportin e Aftësisë në punë (lëshuar tre muaj para datës së aplikimit) afati i vlefshmërisë do të jetë 5 vite nga data e aplikimit.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga