Raporti mjeteve të regjistruara për herë të parë për periudhën Janar - Tetor 2024

You are here

Tetor 2024, vijon të ndjekë trendin rritës të muajve pararendës! 

Sa mjete aktive raportohen deri në Tetor 2024? 

952,255 Flota e Mjeteve Aktive, +40.7% krahasuar me 2020 dhe +9.7% krahasuar me 2023.

Periudha Janar -Tetor 2024 numëron 84,490 regjistrime ndër të cilat 83.6 % e totalit janë autovetura:

+ 103% regjistrime krahasuar me Janar-Tetor 2019 dhe +33% krahasuar me Janar-Tetor 2023.

Lista kryesuese e origjinës së njeteve: 

 Republika e Koresë me 19.2%

 Italia me 18%;

 Gjermania me 17.2%;

 Zvicra me 9%;

 SHBA me 6.8%;

 Kina me 5.6%.

Rinovohet flota me 13,504 mjete të gjeneratës së fundit, 0-3 vite: 

+ 43% regjistrime krahasuar me Janar-Tetor 2023.

Periudha Janar-Tetor 2024 numëron 5,916 çregjistrime të përhershme, +13.8% krahasuar me 2023

 DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues:

 Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor;

 Kryeni kontrollet periodike të mjetit;

 Përpara se të importoni një mjet, kryeni “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga