Konvertimi i Lejes së Drejtimit/ Leja e Drejtimit Ndërkombëtare

You are here

Konvertimi i Lejes së Drejtimit Shqiptare në Leje Drejtimi të Huaj

Mbajtësit e Lejeve të Drejtimit shqiptare, të cilët kanë marrë lejen e qëndrimit në vendet me të cilat janë lidhur marrëveshje konvertimi si Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Itali, Gjermani, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kroaci mund të pajisen me Leje Drejtimi të së njëjtës kategori në keto shtete, për të cilën është e vlefshme Leja e tyre e Drejtimit.
Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Transportit në shtetin ku jetojnë, duke prezantuar fillimisht Lejen e Drejtimit shqiptare si dhe rezidencën përkatëse në vendet e lartpërmendura dhe të kërkojnë konvertim të Lejes së Drejtimit shqiptare në Leje Drejtimi të atij shteti. Nëse nga ana e autoriteteve të huaja do të kërkohet vërtetim mbi disa elementë të Lejes së Drejtimit, marrëveshjet e konvertimit njohin mundësinë e komunikimit zyrtar me email ndërmjet Drejtorive përkatëse të dy vendeve. 

 

Konvertimi i Lejes së Drejtimit të huaj në Leje Drejtimi Shqiptare

Mbajtësit e Lejeve të Drejtimit, të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, SHBA-ve, Kanadasë dhe vendeve që janë palë në konventat dhe marrëveshje të Kombeve të Bashkuara në fushën e Lejeve të Drejtimit, të cilët kanë marrë lejen e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, mund të pajisen me Leje Drejtimi të së njëjtës kategori, për të cilën është e vlefshme Leja e tyre e Drejtimit (përveç Lejeve të Drejtimit të përkohshme të cilat nuk janë objekt konvertimi). 

Personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi
    Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit të aplikimit (Letërnjoftim ID për shtetasit shqiptar. Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e Leje Qëndrimit (dokumentacioni origjinal vetëm për verifikim);
  • Leja e Drejtimit e huaj brenda afatit të vlefshmërisë (origjinali verifikohet dhe kthehet) së bashku me fotokopje të noterizuar dhe të përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Certifikatë mjekësore me fotografi (e vlefshme), e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor;
  • Mandat pagesën për kryerje shërbimi prej 4,000 lekë.

Për Lejet e Drejtimit të lëshuara nga shtetet e huaja me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje reciproke për njëvlefshmërinë (konvertimin) e Lejeve të Drejtimit, DPSHTRR komunikon me palën e huaj për të konfirmuar vërtetësinë e Lejes së Drejtimit, vetëm pë rastet kur është e parashikuar në marrëveshje.

Në përfundim të procedurës, Leje Drejtimi e huaj tërhiqet dhe përcillet zyrtarisht pranë autoriteteve të transportit të vendit lëshues. 

Pasi Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor merr konfirmimin nga DPSHTRR, njofton qytetarin që të paraqitet për aplikim për pajisje me Leje Drejtimi shqiptare.
Qytetari paraqitet pranë DRSHTRR-së ku aplikoi për konfirmim Leje Drejtimi të huaj dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi;
  • Kopje e noterizuar dhe e përkthyer të pasaportës, si dhe kopje e noterizuar e leje qëndrimit, të vlefshme (për shtetasit e huaj);
  • Mandat pagesën prej 4,500 lekë për tarifën e shërbimit për Leje Drejtimi;
  • Leja e Drejtimit e huaj brenda afatit të vlefshmërisë.

Gjatë aplikimit, kandidati do të nënshkruajë elektonikisht si dhe do të bëjë fotografi digjitale, të cilat do të pasqyrohen në Leje Drejtimi.
Nëse kandidati dëshiron të pajiset me kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit dorëzon edhe 1 fotografi me ngjyra.
Leja e Drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit me qytetarin të Drejtorisë Rajonale ku është bërë aplikimi. Nëse Lejen e Drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, kandidati plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku bën këtë autorizim.

Shtetet të cilat njohin/konvertojnë Lejen e Drejtimit Shqiptar

Republika e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjelltë dhe konvertimin e Lejeve të Drejtimit (të cilat janë në fuqi) me shtetet më poshtë:

 
Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet që janë palë e Konventës së Vienës, “Mbi qarkullimin rrugor”, kur janë të pajisur me Leje Drejtimi ndërkombëtare të vlefshme, të shoqëruar me Lejen e Drejtimit kombëtare të vlefshme.
Për informacione më të detajuara mbi shtetet të cilat janë palë e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor”
*Për informacione më të detajuara mbi dokumentet e nevojshme për drejtim mjeti, që duhet të shoqërojnë Lejen e Drejtimit kombëtare kur udhëtoni në shtete të huaja, të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi  qarkullimin rrugor”, është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni, apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në Republikën e Shqipërisë.

Informacion mbi konvertimin e Lejes së Drejtimit Angleze

 Autoritetet Britanike nuk ju përgjigjen kërkesave për konfirmim vlefshmërie të lejes së drejtimit britanike, pasi nuk lejohet nga ligjet e Mbretërisë së Bashkuar. Çdo shtetas shqiptar që kërkon të bëjë konvertimin e lejes së drejtimit britanike të përcjellë në FCDO fotokopjen e lejes së drejtimit (të cilën më parë duhet ta ketë noterizuar) dhe vetëm pasi të ketë marrë vulën apostile (në FCDO) mund të kërkojë konvalidimin e saj pranë autoriteteve shqiptare.

 

Informacion mbi  konvertimin e Leje Drejtimit Zviceriane

Autoritetet Zviceriane nuk ju përgjigjen kërkesave per konfirmimin e vlefshmërise së lejes së drejtimit Zviceriane, në rast se bashkëlidhur kërkesës për vlefshmërinë e lejes së drejtimit zviceriane nuk ndodhet Autorizimi dhënë nga ana e zotëruesit të lejes së drejtimit Zviceriane që lejon  Autoritetet Zviceriane  në dhënien e të dhënave mbi vërtetësinë e lejes së drejtimit zviceriane, kërkuar nga DPSHTRR nëpërmjet MEPJ.

 

Informacion mbi  konvertimin e Leje Drejtimit Venezueliane

Autoritetet Venezueliane nuk ju përgjigjen kërkesave për konfirmimin e vlefshmërisë së lejes së drejtimit venezuelase. Shtetasi shqiptare apo i huaj zotërues i lejes së drejtimit Venezueliane që kërkon të konvertojë lejen e drejtimit të tij në leje drejtimi shqiptare duhet të kërkojë vërtetimin e të dhënave të leje drejtimit për qëllime konsullore me Apostile Elektronike në site-n e Institutit Kombëtar të Transportit Tokësor të Venezuelës ( =INTT), www.intt.gob.ve

 

Informacion mbi  konvertimin e Lejes së Drejtimit Amerikane

Autoritetet Amerikane informojnë se për konvertimin e lejes së drejtimit amerikane në leje drejtimi shqiptare, shtetasi zotërues i leje drejtimit amerikane duhet ti drejtohet për konfirmim adresës zyrtare të autoritetit lëshues dhe të kërkojë tërheqjen e një vërtetimi mbi leje drejtimin amerikane. Ky veprim nuk mund të bëhet nga DPSHTRR mbasi kërkohet një kod hyrje, të cilën e posedon shtetasi.

 

Informacion mbi  konvertimin e Leje Drejtimit Emiratase (EBA)

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe informojnë se Memorandumi i Mirëkuptimit, mbi njohjen e ndersjellë të lejeve të drejtimit të lëshuara nga RSH dhe EBA, neni 3 pika 10, “Dispozitat e këtij Memorandumi Mirëkuptimi nuk zbatohen për mbajtësit e lejeve të drejtimit  të lëshuara nga secila prej palëve të cilët nuk janë shtetas të asnjërës prej palëve, për rrjedhim nuk vijnë të konvertuara në Shqipëri,  lejet e drejtimit EBA në leje drejtimi shqiptare në rastin kur mbajtësit e tyre nuk janë shtetas të EBA apo shtetas shqiptare dhe nuk vijnë të konvertuara në EBA lejet e drejtimit shqiptare nëse mbajtësit e tyre nuk janë shtetas shqiptar apo të EBA.

 

Informacion mbi konvertimin e Lejes së Drejtimit Ruse
 

Zotëruesit e lejes së drejtimit Ruse që kërkojnë konvertimin e saj në leje drejtimi Shqiptare, duhet ti drejtohen Ambasadës së Federatës së Rusisë në Tiranë, me kërkesën për paisjen me vërtetim nga sektori Konsullor i kësaj përfaqësie mbi vërtetësinë e dokumentit leje drejtimi Ruse. Në informacionin e kërkuar të jepen të dhëna të sakta mbi kategoritë përkatëse të lejes së drejtimit, mjetet që drejtohen me këto kategori si dhe dhe kohën për konvertimin e dokumentit (vlefshmëria e saj për konvertim). 
Dokumenti duhet të jetë i përkthyer dhe noterizuar prej Ambasadës.

Leje Drejtimi Ndërkombëtare

Personi i interesuar për t’u pajisur me Leje Drejtimi ndërkombëtare paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon këto dokumente:

  • Lejen e Drejtimit kombëtare; 
  • Dokument identifikimi;
    Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e specialistit te aplikimit (Letërnjoftim ID për shtetasit shqiptar. Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar e Leje Qëndrimit (dokumentacioni origjinal vetëm për verifikim)
  • 1 fotografi.

Afati i vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit ndërkombëtare është 3 vjet. Megjithatë, nëse në kohën e lëshimit, Leja e Drejtimit kombëtare ka periudhën e mbetur të vlefshmërisë prej më pak se 3 vjetësh, Leja e Drejtimit ndërkombëtare do të ketë afat vlefshmërie që përkon me atë të Lejes së Drejtimit kombëtare.
Tarifa për këtë shërbim është 1,000 Lekë.
Leja e Drejtimit ndërkombëtare mund të tërhiqet për 10-15 minuta nga moment i aplikimit në sportel.
Mbajtësi i Lejes së Drejtimit kombëtare të vlefshme, për t’u pajisur me Leje Drejtimi ndërkombëtare, mund të aplikojë pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pavarësisht vendbanimit. Në Tiranë, aplikimi mund të bëhet pranë zyrave të DRSHTRR Tiranë në Kashar dhe pranë ish NSHRAK.

Kujdes!
Leje Drejtimi ndërkombëtare:

  1. Nuk është e vlefshme për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  2. Është e vlefshme në territoret e çdo vendi pjesë e Konventës së Vjenës (kategoritë e mjeteve të cilat mund të drejtohen, shënohen në Lejen e Drejtimit).
  3. Nuk e përjashton në asnjë mënyrë mbajtësin e saj nga detyrimi për të përmbushur në shtetin ku qarkullon, ligjet dhe rregullat e qarkullimit. Në veçanti, leja pushon së qenuri e vlefshme në një shtet nëse mbajtësi i saj vendos vendbanimin e tij të zakonshëm atje.

*Për informacione më  të detajuara mbi dokumentet e nevojshme për drejtim mjeti që duhet të shoqërojnë Leje Drejtimin kombëtare kur udhëtoni në shtete të huaja të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi  qarkullimin rrugor” është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në Republikën e Shqipërisë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga