MIQËSORË ME
KATËRPUTROSHËT

Mirë se vini në çdo drejtori rajonale të Shërbimeve
të Transportit Rrugor me mikun tuaj më të mirë!

DPSHTRR është një nga entet e para Pet Friendly në Shqipëri i cili mirëpret krahëhapur miqtë më të mirë të njerëzimit.

DISA RREGULLA TË PËRGJITHSHME

Miqtë tuaj më të mirë janë të mirëpritur në çdo drejtori rajonale të DPSHTRR,
por duhet të zbatojmë disa rregulla, në mënyrë që të jemi të gjithë të lumtur.

KATËRPUTROSHET
DUHET:

- TË JENË TË VAKSINUAR;
- TË MBAJNË VESHUR HUNDËZËN NË AMBIENTET BRENDA;
- TË JENË GJITHMONË TË SHOQËRUAR;
- TË MBAJNË VESHUR LITARIN.

JU
DUHET:

-TË SIGUROHENI PËR HIGJIENËN PËR SA KOHË JENI NË AMBIENTET E DRSHTRR;
-TË SIGUROHENI QË SJELLJA E MIKUT TUAJ TË MOS NDËRHYJË NË KOMODITETIN OSE AFTËSINË E PUNONJËSVE PËR TË BËRË PUNËN E TYRE.

KËSHILLA MIQËSORE

Ambientet e jashtme në çdo drejtori rajonale, ofrojnë kushte shumë të mira që miku juaj të luajë dhe të jetë i lumtur me vëmendjen dhe ledhatimet e të gjithëve.

Nëse ju nevojitet një enë për ujë, mjafton të lidheni me dikë nga stafi ynë dhe ne do të jemi shumë të lumtur t'ju asistojmë.

Bëjini një foto qenit ose maces tuaj dhe na bëni tagg në Instagram dhe Facebook.

   

PËRGJEGJËSIA SOCIALE DHE KATËRPUTROSHËT

NDIHMA PËR KAFSHËT NË NEVOJË!

Strehat për kafshët e braktisura kanë nevojë për ndihmën tonë!

Dhuro këtu!

MOS BLI! ADOPTO!

Të gjitha kafshët kanë nevojë për dashuri.

Mos bli por adopto një mik që do ta kesh për jetë.

Mëso më shumë

DENONCO!

Keqtrajtimi i kafshëve dënohet me ligj!

Nëse je dëshmitar i një ngjarjeje dhe ke prova.

Denonco!

 

              


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga