Struktura Organizative

You are here

Ilir Mëngra
Drejtor i Përgjithshëm

Ilir Mëngra lindi në Fier më 25.10.1971.

Në vitin 1996, Ilir Mëngra kreu studimet e larta në Fakultetin Gjeologji Miniera në Universitetin e Tiranës duke marrë titullin Inxhinier i Vendburimeve të Naftës dhe Gazit.

Menjëherë pas kryerjes së studimeve të larta, Z.Mëngra filloi karrierën e tij si Drejtues Teknik pranë kompanisë Gjeodrill sh.p.k. Me një pasion të theksuar për fushën ku punonte, ai demonstroi një vizion të qartë për të ndikuar pozitivisht në këtë sektor. Ky fillim i suksesshëm në karrierë i hapi rrugën për shumë sfida dhe arritje të mëtejshme në rrugën drejt zhvillimit dhe suksesit professional, ku Z. Mëngra dha kontributin e tij për 4 vite në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Patos të Fierit si Inxhinier Sektori.

Në vitin 2001, me një vizion për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit, Ilir Mëngra filloi një kapitull të ri në karrierën e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr.2 të Punëtorëve të Qytetit në Bashkinë Tiranë. Në këtë rol kyç, ai angazhohet për menaxhimin e detyrave të punëtorëve të qytetit, duke përfshirë planifikimin e projekteve publike, mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane, dhe koordinimin e shërbimeve në shërbim të qytetarëve. Kalimi nga një rol i specializuar në rolin e udhëheqësit të një prej shërbimeve publike më delikate, tregon përkushtimin e tij për të kontribuar në përmirësimin e mjedisit ku jeton dhe punon.


Në vitin 2009, Z.Mëngra nisi studimet për Master në Shkencat Administrative në Albanian University në Tiranë, duke bërë kështu një kthesë të  rëndësishme në rrugën e tij të zhvillimit personal dhe profesional, duke e përqendruar vëmendjen në njohuritë administrative dhe menaxheriale. Në vitin 2010, Z.Mëngra vijoi rrugëtimin e tij akademik duke filluar studimet për gjuhë angleze akademike në George Brown College në Toronto, Kanada. 

Prej vitit 2013 ai ushtroi detyrën e Shefit të Departamentit Teknik në kompaninë Albminiera, deri në vitin 2015, ku më pas Ilir Mëngra mbajti pozicionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë deri në shkurt të vitit 2019. Në këtë detyrë të rëndësishme, ai kishte përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve të agjencisë, duke përfshirë menaxhimin e parqeve, sigurimin e infrastrukturës për përdoruesit e hapësirave publike, etj. 

Ilir Mëngra ju bashkua ekipit të DPSHTRR në Mars 2019, duke kontribuar në suksesin e institucionit fillimit si Drejtor i Drejtorisë së Regjistrimit të Mjeteve dhe më pas si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm. Në Korrik të vitit 2019, Z.Mëngra u emërua si Drejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë. Ai u bë pjesë e historisë së suksesit të DPSHTRR-së, ku kontributi i tij në në zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të transportit rrugor në një nga drejtoritë rajonale me numrin më të lartë të shërbimeve në vit, e ktheu atë në një nga objektet model për cilësinë e shërbimeve publike dhe skuadrën e përkushtuar. 

Në Janar 2024, Ilir Mëngra emërohet nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga