Njoftim për pozicion vakant “Drejtor”, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë

You are here

Njoftim për pozicion vakant “Drejtor”, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionin vakant “Drejtor”, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë.

Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicion vakant duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Preferohet të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës;
  5. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;
  6. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;
  7. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;

Kritere specifike:

  1. Të kenë kryer ciklin e dytë të studimeve universitare, në Fushat: Juridike, Ekonomike, Inxhinierike, Menaxhim Publik, Informatike, Elektronike;
  2. Të kenë 5 vite eksperiencë të mëparshme në punë;
  3. Preferohet të kenë eksperiencë të mëparshme në punë, në fushën e transportit;

Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online, dorazi ose me postë deri në datën 29.09.2023: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale, (CV duhet të jenë ne formatin europass shqip, me foto);
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
  6. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshminë e Penalitetit);
  7. Raporti i aftësisë në punë;
  8. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  9. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 

 

Afati i Aplikimit: 
29/09/2023

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga