Njoftim për pozicion vakant “Mjek”, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivit, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Trajnimeve dhe Protokoll-Arkivit, në DPSHTRR.

You are here

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për një pozicion vakant për Mjek, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivit, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Trajnimeve dhe Protokoll-Arkivit, në DPSHTRR.

Aplikantët duhet të plotësojnë këto kritere; 
        

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptarë;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës;
  5. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;

Kritere specifike:

  1. Të kenë diplomë universitare në Mjekësi të Përgjithshme.
  2. Lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme).
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;

Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, deri në datën 12.09.2022: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  3. Diplomë universitare dhe lista e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo aktual mbi performancën e aplikantit dhe komunikimit etik të tij;
  6. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës;
  7. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore;
  8. Dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);

Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme;

Afati i Aplikimit: 
12/09/2022

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga