Njoftim për pozicion vakant “Punëtore Pastrimi”, në Degën e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, në DRSHTRR Berat

You are here

Njoftim për pozicion vakant “Punëtore Pastrimi”, në Degën e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, në DRSHTRR Berat

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionin vakant “Punëtore Pastrimi”, në Degën e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, në DRSHTRR Berat.

Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicionin vakant duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;

 

Kritere specifike:

  1. Të kenë kryer arsimin 8/9 vjeçar ose të mesëm;

Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online, dorazi ose me postë deri në datën 01.12.2023: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale, (CV duhet të jenë në formatin europass shqip, me foto);
  3. Dokumentat e arsimit, Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
  6. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
  7. Raport i aftësisë në punë;
  8. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  9. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  10. Vetëdeklarim që nuk keni çështje gjyqësore në gjykim apo çështje në hetim nga prokuroria;
  11. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 

 

Afati i Aplikimit: 
01/12/2023

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga