Njoftim për pozicion vakant “Specialist”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Elbasan

You are here

Njoftim për pozicion vakant “Specialist”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Elbasan

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionin vakant “Specialist”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Elbasan.

Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicion vakant duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të mos jenë në proces hetimi ose gjykimi, për ndonjë vepër penale;
  5. Preferohet të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës dhe të njohin mirë legjislacionin për regjistrimin e mjeteve;
  6. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;
  7. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;

Kritere specifike:

  1. Të kenë kryer ciklin e parë ose të dytë të studimeve universitare;
  2. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;

Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online, dorazi ose me postë deri në datën 27.05.2024: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm apo aktual, mbi performancën e aplikantit;
  3. Jetëshkrim (CV) me foto personale, (CV duhet të jenë ne formatin europass shqip, me foto);
  4. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  5. Vërtetim që nuk keni çështje gjyqësore në gjykim;
  6. Vërtetim që nuk keni çështje në hetim nga prokuroria;
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti);
  8. Raport i Aftësisë në Punë;
  9. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  10. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
  12. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  13. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme; 

 

Afati i Aplikimit: 
27/05/2024

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga