Njoftim për pozicion vakant “Specialist Regjistrimi/Identifikimi”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Shkodër

You are here

Njoftim për pozicion vakant “Specialist Regjistrimi/Identifikimi”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Shkodër

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961​, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, DPSHTRR ka nisur procesin e rekrutimit për pozicionin vakant “Specialist Regjistrimi/Identifikimi”, në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në DRSHTRR Shkodër.

Aplikantët që shprehin interesin për të aplikuar në pozicion vakant duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Kritere të përgjithshme: 

  1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jenë shtetas shqiptar;
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një vepre penale;
  4. Preferohet të kenë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës;
  5. Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në DPSHTRR;
  6. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi nëse janë në marrëdhënie pune;
  7. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;

Kritere specifike:

  1. Të kenë kryer ciklin e parë ose të dytë të studimeve universitare, në Degën Inxhinieri Mekanike;
  2. Të kenë eksperiencë të mëparshme në punë, në fushën e transportit;

Aplikanti ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online, dorazi ose me postë deri në datën 27.09.2023: 

  1. Letër interesi ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit për punë, aftësitë e tij profesionale;
  2. Jetëshkrim (CV) me foto personale, (CV duhet të jenë ne formatin europass shqip, me foto);
  3. Diplomat dhe listat e notave (fotokopje të noterizuara). Për diplomat e lëshuara jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria përgjegjëse për arsimin;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me vendin e punës (nëse ka);
  6. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshminë e Penalitetit);
  7. Raporti i aftësisë në punë;
  8. Dokument identifikimi personal (fotokopje pasaporte / letërnjoftimi ID);
  9. Deklaratën personale të nënshkruar lidhur me vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar;
  10. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme. 

 

Afati i Aplikimit: 
27/09/2023

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga