Retro Albania

You are here

Event Retro "Gusht e N'fest"

Ku ka festë, ka Retro! 

Disa prej koleksionistëve u bënë pjesë sot e ditës së parë të "Gusht e N'fest", eventit 4 ditor të përvitshëm i organizuar në qytetin e Gramshit. Mjete të dashura për të gjithë, pjesë të koleksioneve personale, të cilat nuk të bie rasti ti shohësh shpesh në rrugë, e për më tepër bashkë me njëra-tjetrën, siç ndodh në të gjitha eventet, u bënë kryefjala e festimi dhe vlerësimit së të shkuarës. 

Raporti mjeteve Retro Janar - Korrik 2024

 Mirënjohës për të gjithë koleksionistët Retro, entuziastët, nostalgjikët dhe gjithë komunitetin, ku fryma e kulturës së automobilave me shpirt rritet çdo ditë!

Janar - Korrik numëron:

 215 Mjete të verifikuara nga të cilat 155 plotësojnë kriteret për statusin RETRO. 

 86 Automjete dhe 69 Motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa RETRO Janar - Korrik 2024!

Ju mirëpresim me mjetet tuaja Retro në “Gusht e N'fest” këtë verë në sheshin e qytetit Gramsh

Ju mirëpresim me mjetet tuaja Retro në “Gusht e N'fest” këtë verë në sheshin e qytetit Gramsh. Bashkohuni me ne për një udhëtim në kohë, ku çdo detaj do të rikthejë kujtimet më të bukura dhe do të krijojë të reja. Ejani të festojmë së bashku në një atmosferë plot energji, art, dhe muzikë!

Parada e mjeteve historike RETRO në aksin e ri Thumanë-Kashar!

 Dje, u zhvillua parada e mjeteve historike RETRO në aksin e ri Thumanë-Kashar!

Një pasdite e mbushur me nostalgji dhe hijeshi, ku të gjithë patën mundësinë të shijojnë bukurinë e mjeteve të historike. 

Faleminderit të gjithëve që u bashkuan në këtë spektakël unik! 

Dhuro Katalogun RETRO!

Dhuro Katalogun RETRO!

 Kthehu pas në kohë dhe zbulo botën e mrekullueshme të Katalogut Retro!

Një udhëtim në kujtimet e Automotorizimit Shqiptar përmes fotografive historike, përshkrime mjetesh e ndjesi nostalgjie, marrë nga arkivat e koleksionistëve, kinematografisë shqiptare e sënduqe të tjera plot histori. 

Merrni frymë nga stili i vjetër dhe bëhuni pjesë e një epoke të kaluar.

Event Retro Shkodër 22 - 23 Qershor 2024!

 Andrra n’Retro vijon në të bukurën Shkodër, në Gjuhadol! 

Bashkohuni me ne për momente të tjera magjike që do të na kthejnë pas në kohë.

Më 22 dhe 23 qershor, Shkodra do të shndërrohet dhe do të na surprizojë përsëri!

Mos mungoni!

Event Retro Pogradec 14-15 Qershor 2024!

Krahas gjithë atmosferës së mrekullueshme së kësaj çelje sezoni, zhvilluam edhe ndarjen e certifikatave për koleksionistët tanë të jashtëzakonshëm, të cilët janë një mbështetje e vlefshme në çdo event që organizojmë. Këta entuziastë të mrekullueshëm të mjeteve retro kanë sjellë një atmosferë të veçantë dhe kanë pasuruar çdo festë me pasionin e tyre. 

Falënderojmë secilin prej tyre për përkushtimin dhe dashurinë që sjellin në komunitetin tonë. Pogradeci u bë edhe më i bukur falë jush! 

Event Retro Pogradec 14-15 Qershor 2024!

 Parada Retro në Pogradec! 

Pogradeci ishte dëshmitar i një parade spektakolare, e cila filloi nga Sheshi i Trëndafilave, vijoi përgjatë shëtitores dhe përfundoi në Tushemisht, duke sjellë një ndjesi të veçantë dhe nostalgjike për qytetarët.

Ju ftojmë të ndani momentet tuaja me këto makina të mrekullueshme! 

Falënderojmë:

Event Retro Pogradec 14-15 Qershor 2024!

 Sezoni Veror në Pogradec Fillon me Stil Retro! 

Pak nga fotokujtimet e ditës së çeljes së sezonit turistik të qytetit të bukur të Pogradecit. 

Mjete retro nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia sollën një atmosferë të veçantë dhe plot hijeshi, duke e bërë Pogradecin një destinacion të jashtëzakonshëm për këtë verë. 

Event Retro Pogradec 14-15 Qershor 2024!

 Sezoni Veror në Pogradec Fillon me Stil Retro! 

Pak nga fotokujtimet e ditës së çeljes së sezonit turistik të qytetit të bukur të Pogradecit. 

Mjete retro nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia sollën një atmosferë të veçantë dhe plot hijeshi, duke e bërë Pogradecin një destinacion të jashtëzakonshëm për këtë verë. 

Retro "Zonja nga qyteti"

 Shijoni magjinë e Pogradecit dhe Liqenit të tij të mrekullueshëm në eventin tonë të ardhshëm "RETRO"! 

Përgatituni RETRO "Zonja nga qyteti", më 14-15 Qershor 2024 ,në Pogradec. Automjetet klasike do të rikthejnë atmosferën e viteve të arta në bregun e liqenit të mahnitshëm. 

Ky event i veçantë është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër disa nga makinat më ikonike të kohës dhe për të përjetuar nostalgjinë e një epoke të shkuar. 

 Eventi RETRO “Ritorniamo a Saranda”!

 Eventi RETRO “Ritorniamo a Saranda”!

Makinat klasike nga “Veteran Club Valle D’itra” Bari, zbukuruan qytetin tonë bregdetar dhe qëndruan të ekspozuara deri në mesnatë.

Atmosfera u bë edhe më e veçantë me performancën e DJ Erta që mbajti të gjithë të pranishmit të argëtuar. 

Në fund të mbrëmjes u ndanë disa çmime nga përfaqësuesit e Klubit, në shenjë nderimi për pjesëmarrjen. Një natë që do të mbetet në kujtesë për të gjithë! 

 Edicioni Veror i Targave Suvenir! 

 Edicioni Veror i Targave Suvenir! 

 Punishtja e Targave Suvenir ju pret më 6-7 Qershor në Sarandë dhe më 22-23 Qershor në Shkodër, për të personalizuar targën tuaj unike. 

 Mos humbisni mundësinë për të krijuar kujtime të veçanta këtë verë!

Event South Outdoor Festival 23 - 26 Maj!

 DPSHTRR ishte pjesë e një fundjave energjike në #SOF24, ku aventura, muzika e mirë dhe aktivitetet e shumta gjithëpërfshirëse kanë qenë kryefjala e kësaj fundjave!

Event South Outdoor Festival 23 - 26 Maj!

Na gjeni në hyrje të South Outdoor Festival me punishten më të këndshme ku gdhendim targat sipas dëshirës suaj! 

Nuk mund të mungonte as Retro Shop me produktet e shumta të cilat mund t’i bëni tuajat!

Ju mirëpresim! 

South Outdoor Festival 23 - 26 Maj

Të Enjten, në South Outdoor Festival do të jetë e pranishme edhe punishtja e Targave Suvenir! 

 Këtë herë, do të krijojmë fjalët dhe emrat tuaj të preferuar duke ricikluar targat e vjetra shqiptare. 

 Do të keni gjithashtu mundësinë të pasuroni librarinë tuaj me Katalogun Retro, tote bags, magnete, gazeta, bluza, varëse çelsash, e produkte të tjera RETRO vetëm në Retro Shop, pranë punishtes së Targave Suvenir!

Ju presim në Borsh! 

Event Vjosa N'Fest 17- 19 Maj

Stenda RETRO i ka shtuar hijeshinë qendrës së qytetit të trëndafilave, së bashku me organizimet e shumta në kuadër të Vjosa n’Fest! 

 Ju mirëpresim të personalizoni targën tuaj edhe nesër deri në orën 13:00.

Event Vjosa N'Fest 17 - 19 Maj

Gjejeni ku ndodhemi këtë fundjavë...

Përmeti, qyteti i trëndafilave mirëpret Punishten e Targave Suvenir në festivalin Vjosa n’Fest.

 Na gjeni në qendrën e qytetit për të personalizuar targën tuaj, nga ora 10:00 deri në 22:00!

Raporti mjeteve Retro Janar - Prill 2024

 Mirënjohës për të gjithë koleksionistët Retro, entuziastët, nostalgjikët dhe gjithë komunitetin, ku fryma e kulturës së automobilave me shpirt rritet çdo ditë!

Fillimi i Vitit 2024, Janar - Prill numëron:

101 Mjete të verifikuara nga të cilat 66 plotësojnë kriteret për statusin RETRO. 

69 Automjete dhe 32 Motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa RETRO Janar - Prill 2024!

Eventi "Kodikët e Beratit", Berat 10 - 12 Maj!

Berati i “NJË MBI NJË DRITAREVE”, ka qenë më magjik se kurrë më parë në këtë fundjavë të bukur Maji! 

Si një gjerdan i çmuar, nën magjinë e “Mangalemit”, mjetet RETRO dhuruan një shfaqje të jashtëzakonshme në PARADËN e tyre dhe kthyen koka të shumtë turistësh dhe qytetarë vendas!

Eventi "Kodikët e Beratit", Berat 10 - 12 Maj!

 Këtë fundjavë, Punishten e Targave Suvenir e gjeni te Pedonalja e Beratit.

 Ejani na vizitoni dhe personalizoni një targe unike për veten ose të dashurit tuaj! 

Eventi "Kodikët e Beratit", Berat 10 - 12 Maj!

 Qytetit të “Një mbi një dritareve” i kanë shtuar edhe më tepër hijeshinë mjetet historike  RETRO, ngjyrat dhe shkëlqimi i të cilave e kanë kthyer vendin në një peisazh piktoresk.

 Ju mirëpresim për të ndarë së bashku këtë eksperiencë mahnitëse dhe për të zbuluar surprizat e mrekullueshme! 

Eventi "Kodikët e Beratit", Berat 10 - 12 Maj!

 Sonte Berati është kthyer në një spektakël të vërtetë dritash, ngjyrash dhe tingujsh, falë projeksioneve fantastike nga Florian Çanga, si dhe muzikës nga Dj. Erta.

 Bashkohuni me për të përjetuar emocione të paharrueshme me Kodikët e Retros

Mjeti është prodhuar të paktën 30 vite më parë? Ndryshime në kriteret e pranimit të mjeteve me vlerë historike

DPSHTRR ndjek me kërshëri çdo zhvillim pozitiv të Komunitetit RETRO dhe ky ndryshim në kriteret e pranimit nuk mund të lihej jashtë vëmendjes tonë!

Nga Janar 2024 janë kryer disa ndryshime në kriteret e pranimit të mjeteve me vlerë historike!

Zotëroni një mjet që qarkullon apo që ka qarkulluar në Republikën e Shqipërisë (me status aktiv, çregjistrim të përkohshëm apo çregjistrim të përhershëm në Regjistrin Kombëtar të Mjeteve Rrugore)?

Gëzuar Ditën e Dashurisë!

Për të gjithë ju që në këtë 14 Shkurt doni t'i shtoni disa grimca magjie dhuratës për të dashurin tuaj të zemrës, në Punishten tonë RETRO mund të gjeni atë çka ju mungon!

Një instalacion surprizë ju pret aty, ku përveç personalizimit të targës suaj, do të keni mundësi të blini edhe produkte të tjera nga Retro Shop .

Ju mirëpresim në Pedonalen e Tiranës!

Këndi Retro vijon të jetë atraksioni më i veçantë në Pedonalen e Tiranës!

Këndi Retro vijon të jetë atraksioni më i veçantë në Pedonalen e Tiranës!

 Jemi vetëm pak orë para “Shën Valentinit” dhe kjo ditë ka nisur me dhjetëra mesazhe dashurie të gdhendura mbi targa suvenir. 

 Timeline-t e vendosura pranë stendës sonë po shkaktojnë një valë kurioziteti te kalimtarët, të cilët duke i lexuar po bëhen pjesë e një udhëtimi nostalgjik në kohë. 

Çfarë po pret? Bëhu edhe ti  pjesë e magjisë RETRO!

Magjia RETRO vazhdon!

Në cepat e Tiranës ka edhe kështu, punishte të vogla që mbruajnë dashuri, e dritëza të gjysëm mekura për të hijeshuar fytyra e sy të qeshur!

Ju mirëpresim çdo ditë, nga ora 10:00 - 22:00 të bëheni pjesë e magjisë RETRO!

Punishtja jonë lëvizëse e Targave Suvenir ka zbarkuar për të sjellë një valë të re romantizmi në qytet përgjatë datave 9 - 14 Shkurt!

Magjia e dashurisë ka pushtuar Pedonalen e Tiranës gjatë kësaj pasditeje të ëmbël!

Punishtja jonë lëvizëse e Targave Suvenir ka zbarkuar për të sjellë një valë të re romantizmi në qytet.

Targat e personalizuara me emra dhe thënie dashurie do të jenë dhurata perfekte këtë “Shën Valentin”.

Mos e humbisni mundësinë për të shprehur dashurinë tuaj në një mënyrë unike!

Lajm emocionues nga Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens! 

Lajm emocionues nga Asambleja e Përgjithshme e FIVA - Federation Internationale des Vehicules Anciens! 

Takim i frytshëm mes Retro Albania dhe Z. Patrick Rollet, përfaqësues i Federatës Franceze të Mjeteve Historike dhe kurator konkursesh bukurie, auto-moto. Të entuziazmuar për zyrtarizimin e këtij bashkëpunim të ri, falë respektit për punën e Retro.al, në kuadër të së cilit do të realizohet debutimi për herë të parë i një mjeti të rrallë, pjesë e çmuar e Koleksionit Shqiptar RETRO, në një Concours d'Elegance nga më prestigjiozët ndërkombëtarisht, që organizohet prej vitit 1921!

Gramshi në Gusht n'Fest!

Gusht e n’Fest pushtohet nga magjia e mjeteve historike, pjesë e koleksionit të Retro Albania!

Ngjyra, nostalgji, kulturë e pasion nën ritmet e muzikës dhe nën vezullimin e dritave, ju presin përgjatë gjithë mbrëmjes!

Për të mos u humbur!

Pages


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga