Automotive Fair Albania II, 26-29 Tetor 2023

You are here

Automotive Fair Albania II, 26-29 Tetor 2023

Automotive Fair Albania II, rikthehet edicioni i dytë i ngjarjes më të shumëpritur automotive!

Edicioni i II-të i Automotive Fair Albania rikthehet në datat 26-29 Tetor në Pallatin e Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Italia”, me një sërë aktivitetesh e risish, si një mundësi për promovim të mëtejshëm për Automotivin dhe Transportin e Gjelbër, Lëvizshmërinë e Sigurt dhe argëtimin, ku publikut do t’i ofrohen mini-gara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe ku nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat. 

Për të dytin vit radhazi ky panair, organizohet me përkrahjen e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Tiranë ku këtë vit Tirana është përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Sportit.

Përgjatë panairit, krahas hapësirës së dedikuar për të gjithë të pasionuarit pas automjeteve klasike, atyre moderne, teknologjisë së automjeteve dhe jo vetëm, do të zhvillohen konferenca me mbi 40 folës e ekspertë të lëvizshmërisë, sigurisë rrugore e sipërmarrës, Climathon dhe aktivitete formuese e argëtuese për moshat e reja e publikun e gjerë, gara e shfaqje sportive.

Hyrja është e lirë për publikun dhe për çdo informacion, të interesuarit mund të vizitojnë www.automotivefairalbania.al


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga