Festojmë 30 vite të Shërbimit të Kontrollit Teknik!

You are here

Festojmë 30 vite të Shërbimit të Kontrollit Teknik!

Data 12 Prill, shënon plot 30 vite të shërbimit të Kontrollit Teknik për mjetet që janë pjesë e qarkullimit rrugor të Republikës së Shqipërisë. Mbështetur në historikun e evoluimit të këtij sektori me të gjithë dinamikat që e kanë karakterizuar atë, duke u ofruar herë nga shteti e herë nga konçesionarët, jemi krenarë që ky shërbim iu besua sërisht Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për t’i rikthyer dinjitetin e munguar.

31 Dhjetori i vitit 2020, shënjoi kapitullimin e 10 viteve shërbim, në kushte të mjerueshme si për nga infrastruktura fizike dhe ajo e ofrimit të shërbimit. Për vite me rradhë, kontrolli teknik i automjeteve u kthye në mankth për dhjetëra mijëra drejtues automjet…

Sot më datë 12 Prill 2023 pranë selisë së DPSHTRR në Fushë-Prezë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporttit Rrugor kremtoi 30 vite shërbim të Kontrollit Teknik. Dita e sotme nuk ishte vetëm një festim mbi ditën e krijimit të shërbimit të Kontrollit Teknik por edhe një ditë feste që ky shërbim i’u besua dhe i’u rikthye Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Pjesëmarrës në konferencë ishin pjesëmarrës nderi, ish drejtues, drejtues aktual, kolegë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe përfaqësues të Policisë Rrugore.

Fjala hapëse u mbajt nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Z. Blendi Gonxhja, i cili bëri një përshkrim të përgjithshëm mbi DPSHTRR dikur, çfarë DPSHTRR është sot dhe ku synohet që DPSHTRR të jetë nesër.

Z. Gonxhja përmes fjalës së tij gjeti mundësinë për të shprehur:

•             Rëndësinë që shërbimi i Kontrollit Teknik ka për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe jo vetëm, por edhe për shoqërinë në tërësi duke e cilësuar si “Trau, themeli që mban çatinë, shtëpinë”.

•             Situatën e rënduar infrastrukturore dhe ofrimit të shërbimit në kohën e marrjes së detyrës si Drejtori i Përgjithshëm, në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor si dhe mbi situatën e rënduar të Qendrave të Kontrollit Teknik para 2 viteve.

•             Impaktin pozitiv në krijimin e balancave gjinore, të prezencës së gjinisë femërore në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtorive Rajonale.

•             Kalvarin në të cilin kanë kaluar ndër vite Qendrat e Kontrollit Teknik ku Z.Gonxhja citoi: “investime të tëra, miliona euro të hedhura në sektorë të caktuar janë zhbërë rrugës për një vendim, ndonjëherë për një VKM, ndonjëherë për një Akt që mund të ketë qenë edhe në nivelin e ligjëvënësit, për një shpagim, apo për pakte politike para-elektorale të cilat pasonin në pakte qeverisëse dhe pastaj pasonin në këto lloj konçensionesh të cilat i kanë bërë deri diku “gropën” për vite të tëra shërbimit në tërësi”. Kalvar i cili ndikon direkt tek xhepi i qytetarit dhe koha e shpenzuar.

•             Rëndësinë e centralizimt të shërbimeve, ku falë saj u mundësua rikonceptimi i praktikave të cilat kanë lehtësuar dhe thjeshtuar ndjeshëm marrjen e shërbimit. Z. Gonxhja citoi: “Centralizimi nuk është gjthmonë negativ. Jemi mësuar shpesh në retorikën tonë që decentralizimi është pozitiv, por jo kur derregullimi bëhet pa mend, jo kur centralizimi është i menduar mirë dhe ashtu siç duhet. Pra Centralizimi i menduar mirë është shumë më e qëndrueshme, sesa një shkatërrim që po i ndodhte shërbimeve të transportit rrugor në vite.”

•             Rëndësinë që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i kushton kategorisë së njerëzve për të cilët mjeti është ne funksion të nevojave jetike të punës, të jetës. Z. Gonxhja citoi: “shërbimet kur janë të nivelit jetik duhet të jenë ekonomike, të leverdisshme, popullore, të jenë të garantuara në një tarifë të mbrojtur nga shteti siç është edhe rasti i kolaudimit”.

•             Rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin privat për të maksimizuar suksesin nëse bashkëpunohet në rrugët e duhura dhe mbetet e garantuar e Drejta Publike ku për shembull shërbime që janë të dedikuara, që janë të privilegjuara, që lidhen me kategori, mjete, apo me posedues mjeti të cilët i kanë mundësitë, DPSHTRR mund të krijojë hapësira për të krijuar politika të reja që ata mund ta kryejnë shërbimin dhe jo vetën këtë shërbim por edhe shumë shërbime të tjera edhe pranë Subjekteve Private, por duke ruajtur gjithmonë rregullatorin publik.

•             Falenderim për pjesëmarrësit.

 

Në vijim të axhendës, mbajtën fjalën:

 

  1. Drejtori i Policisë Rrugore, Z.Altin Qato

Në çështjet me rëndësi ai përmendi:

•             Rëndësinë e bashkëveprimit ndërinstitucional për të patur rrugë me siguri më të lartë;

•             Rritje të cilësisë së mjeteve në qarkullim falë rritjes së cilësisë së kontrollit. Asnjë ngjarje rrugore me pasojë që të ketë ardhur si rezultat i kushteve teknike të mjetit të përfshirë në aksident;

•             Statistika në përmirësim për rrugë të cilësisë më të lartë, për mjete të cilësisë më të lartë dhe Drejtues Mjeti më të përgatitur falë masave shtrënguese të testimit;

•             Policia e angazhuar për të kontrolluar sigurinë teknike të mjetit jo vetëm përmes kontrollit të certifikatës por edhe fizik, duke marrë masa ndaluese e duke i drejtuar drejt Qendrave të Kontrollit Teknik;

•             Policia Rrugore vlerëson bashkëpunimin me DPSHTRR me një qëllim të përbashkët rrugë më të sigurta në vendin tonë.

 

  1. Drejtori i Task-Forcës së Transportit Rrugor, Z.Afrim Tole

Në çështjet me rëndësi ai përmendi:

•             Falenderim MIE dhe DPSHTRR mbi suportin e ofruar Task Forcës së Transportit Rrugor në certifikimin e punonjësve të Task Forcës;

•             Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit në kontrollet e ushtruara ka dhënë ndikimin e saj në uljen e aksidenteve rrugore.

 

  1. Drejtor i Periso Albania, Z. Umberto La Gatta

Në çështjet me rëndësi ai përmendi:

•             Prodhimi i pajisjes për kontrollin e saktësisë të të dhënave të automjeteve dhe kryesisht odometrit;

•             Mundësia për të diagnostifikuar nëse ka patur ndërhyrje jo të autorizuara në kutinë e shpejtësisë së mjetit;

 

  1. Zv.Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës, Z. Odhise Koça

Në çështjet me rëndësi ai përmendi:

•             Prezencën e studentëvë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike si punonjës aktual dhe ish punonjës;

•             Falenderime mbi bashkëpunimin për realizimin e praktikës mësimore të studentëve pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorive Rajonale dhe Qendrave të Kontrollit Teknik;

•             Falenderime stafit të DPSHTRR, për atë pjesë që kontribuon në mësimdhënie pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike;

 

  1. Ish drejtor i DPSHTRR, Z. Shpëtim Cani

Në çështjet me rëndësi ai përmendi:

•            Periudhën kohore të ushtrimit të detyrës 2002-2005;

•             Rëndësinë e bashkëpunimit me Universitet;

•             Sfidat e shërbimit të kontrollot teknik në periudhën 2002-2005, ku investimet ishin shtrirë në tre drejtime:

1.            Punësimi i inxhinierëve mekanikë që do të ushtronin kontrollin e mjeteve;

2.            Investimi në godinat e shërbimit;

3.            Investimi në mjetet testuese dhe implementimi i saj.

•             Rëndësinë e bashkëpunimit me MIE;

 

  1. Anëtar i Këshillit Drejtues të DPSHTRR, Z. Maksim Tashi

Në çështjet me rëndësi ai përmendi:

•             Evolucionin e Qendrave të Kontrollit Teknik nga momenti i themelimit në vitin 1993; 

•             Falenderim ndaj nismëtarëve dhe kontribuesëve të krijimit të DPSHTRR;

•             Falendertim ndaj Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Blendi Gonxhja.

 

  1. Ekspert i Sigurise rrugore, Z. Fatmir Hasho

Në çështjet me rëndësi ai përmendi:

•             Falenderim për Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR dhe Drejtorin e Qendrave të Kontrollit Teknik;

•             Siguria Rrugore përfshin komponentët si: rrugë, drejtues mjeti dhe automjete. Është e llogjikshme qe kontrolli teknik i tyre ka rëndësi të jashtëzakonshme;

•             Sugjerim për përditësim të rregulloreve dhe udhëzimeve të Kontrollit Teknik si pasojë e avancimit të prodhimit të mjeteve;

 

  1. Drejtor i Qendrave të Kontrollit Teknik, Z. Drakuli Lumi

Në çështjet me rëndësi ai përmendi:

•             Fjalë falenderuese për Drejtuesit e kaluar dhe Drejtuesin aktual të DPSHTRR;

•             Fjalë falenderuese për inxhinierët dhe kolegët;

•             Kualifikimet e stafit përgjegjës për ushtrimin e kontrollit të mjeteve;

•             Numri i mjeteve aktive të kontrollura.

•             Rinovimi i bazës së testimit, me sigurimin e 20% makinerive të reja;

•             Projekti i bashkëpunimit me Universitetet mekanike;

 

Në përfundim të aktivietetit u nderuan me çmime vlerësimi për kontributin e tyre :

 

•             Z. SHPËTIM CAMI

•             Z. FATMIR BORIÇI

•             Z. KUDRET PARRUCA

•             Z. KUJTIM ARIFAJ

•             Z. ILIRJAN NELI

•             Znj. ERMIRA DAKA

•             Z. MAKSIM TASHI

•             Z. SALVATOR FRANJA

30 Vite Shërbimi i Kontrollit Teknik




Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga