Gëzuar Festat e Fundvitit nga Automotorizmi Shqiptar!

You are here

Gëzuar Festat e Fundvitit nga Automotorizmi Shqiptar!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor zgjodhi të urojë gëzuar Festat përmes një mbrëmje të ëmbël dritash e muzike, me një qytetari e hijeshi karakteristike!

RETRO Christmas bashkoi fëmijë, të rinj, të rritur e familje në pedonalen tek BunkArt2.

Mjetet historike të dekoruara për të festuar mbylljen e vitit 2022 me lajmin e gëzueshëm të anëtarësimit të Retro Albania në FIVA, dhe kremtuar Krishtlindjet e ardhjen e Vitit rë Ri 2023, u bënë skenografia e gjallë e një mini-muzeu të hapur për kryeqytetasit dhe turistët, ndërsa nderuam e falenderuam komunitetin fantastik të koleksionistëve, pjesë e Regjistrit Zyrtar Shqiptar Retro të themeluar 4 vite më parë! Nuk mungoi performanca speciale nga vogëlushët e “Korit të Zërave të Bardhë”- Teatri i Operas dhe Baletit, e vijuar deri në mbrëmje nën ritmet jazz & swing.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju uron një mbyllje sa më të kujdesshme të vitit në timon, mbarësi në jetë, shëndet e suksese në vijim!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga