Kupa e Kombit, 25-26 Nëntor 2023

You are here

Kupa e Kombit, 25-26 Nëntor 2023

Federata Shqiptare e Motoçiklizmit në bashkëpunim e Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës organizojnë eventin "Kupa e Kombit" 2023!

"Kupa e Kombit" do të jetë një garë e hapur e cila do të zhvillohet në disiplinën Enduro, ku mund të marrin pjesë të gjithë motoçiklistët me banim në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe nga rajoni.

Entry Fee - 10 Euro

Agjenda e ngjarjes për të gjithë ju që dëshironi të merrni pjesë:

5 nëntor - Hapja e regjistrimeve

23 nëntor - Ora 23:59, mbyllja e regjistrimeve

25 nëntor

- Mbërritja e garuesve
- Regjistrimi final
- Kontrolli teknik dhe administrativ
- Ndarja finale e klasave
- Marrja e numrave të garës
- Instalimi i sistemit të monitorimit GPS
- Mbledhja finale dhe shpjegimi teknik i garës
- Caktimi i orareve specifike të nisjes
- Party, muzike dhe cocktail

26 nëntor - DITA E GARËS

- 07:00 - 07:45
Paraqitja e garuesve në start, përgatitja për start, montimi i transponderit të
kohëmatjes.

- 08:00
Start i garuesit të parë, nisja nga Sheshi
çdo një minutë.

-08:30
Mbërritja pranë pistës së garës për
Raundin I.
Çdo garues ka të drejtë për një xhiro prove.

- 09:30
Start i garës me kohëmatie.

- 13:00
Koha maksimale për përfundimin e
Raundit të parë.

- 13:30
Mbërritja në Shesh, start i Raundit të dytë.

- 15:30
Ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Për skemën e garës dhe detaje tjera, vizitoni faqen zyrtare të
Federates Shqiptare të Motoçiklizmit:

www.amf.al
 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga