Saranda, qyteti i boungavilleve dhe i ujërave Blu Kristal mirëprët prej datës 15 qershor 35 ekuipazhet e Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të 14 të turit të Mesdheut që sëbashku e modeluam me ardhjen nga Durrësi e vijimin në Sarandë, Ksamil, Butrint e Syri i Kaltër.
Një fundjavë e mbushur me aktivitete dhe destinacione atraktive, ku mjetet Retro përshkruan rrugën piktoreske të Llogarasë për të mbërritur drejt stacionit të tyre final në Sarandë.
Qyteti Antik i Butrintit rrënojat e të cilit datojnë që prej fillim shekullit të VII p.e.s, lugina piktoreske e parkut të Syrit të Kaltër ku fëshfërima e rrapave të mbetet gjatë në mëndje dhe Ksamili i detit të kristaltë dhe plazheve përrallorë gumëzhinë nga mjetet dhë zërat e atyre që vlerësojnë gjthcka që ka vlerë kulturore dhe historike.
Eksplorimi i peisazheve magjepsëse u finalizua me stacionimin e 35 mjeteve në shëtitoren buzë detit në Sarandë ku për 2 ditë të gjithë ata që pëlqejnë të vjetrën, magjinë që ajo përcjell, që duan të krijojnë kujtime përmes fotove kaluan disa orë të këndshmë nën muzikën e mirë përgjatë gjithë ditës.
Një event i organizuar nga Old Car Club – Bari (ASI) ku në bashkëpunim me DPSHTRR dhe Retro Albania kishte si qëllim eksplorimin dhe nxitjen e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet koleksionuesëve Shqiptarë dhe Italian.