Vizitë Miqësore mes Retro Albania dhe ADAC (Allgemeiner Deutscher Automobil-Club, Klubi i Automobilit të Gjermanisë), në Munich

You are here

Vizitë Miqësore mes Retro Albania dhe ADAC (Allgemeiner Deutscher Automobil-Club, Klubi i Automobilit të Gjermanisë), në Munich

 Një vizitë miqësore mes Retro Albania dhe ADAC (Allgemeiner Deutscher Automobil-Club, Klubi i Automobilit të Gjermanisë), në Munich, në ambientet e muzeut dhe arkivës së tyre, historia e të cilëve fillon 120 vite më parë, me themelimin e klubit në vitin 1903.

Logo e ADAC është shumë e njohur për të gjithë të apasionuarit pas automobilizmit dhe adhuruesit e motorsportit të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë. Janë autoriteti certifikues i mjeteve historike për vendin e tyre, por edhe autoriteti kryesor vendas nga asistenca rrugore, siguria e turizmi e çdo gjë tjetër që ka të bëjë me rrugën. Numëron rreth 21 milionë anëtarë dhe është një nga përgjegjësit kryesorë të kulturës së lartë automotive të shtetit Gjerman.

Katalogu “Retro Koleksioni Shqiptar”, shenjon materialin e parë të gjuhës shqipe në arkivën e tyre, e cila është e pasur me materiale ndërkombëtare prej më shumë se 1 shekulli.

Ndiqni videon e mëposhtme: https://www.youtube.com/results?search_query=dpshtrr


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga