DPSHTRR dhe Bashkia Elbasan Mbështetje për Familjen Skora në Fshatin Karalluk të Elbasanit

You are here

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja së bashku me stafin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe me Kryetarin e Bashkisë Z. Gledian Llatja, kanë viztuar  fshatin Karakullak, Njesia Administrative Bradashesh, Bashkia Elbasan, për të ndihmuar gruan dhe nënën Liri Skora, e cila ka përjetuar një situatë të errët dhune në familje, aktualisht me urdhër mbrojtje nga bashkëshorti. Për familjen u dhuran nga stafi i dretorisë rajonale Elbasan katër krevate, katër dyshekë, katër komplete shtratesh e tetë batanije, veshje dimri, dy divane e tavolinë ngrënie me katër karrike, për kushte më të mira jetese për tre fëmijët e saj, dy vajzat 2.5 e 8 vjeç dhe djalin 10 vjeç, shportën speciale e Vitit të Ri dhe shumë lodra për të fshirë sadopak nga kujtesa lotët e dëshpërimi, bashkë me to  edhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, që siguroi edhe për mbështetjen sociale nga bashkia. 

 

 

Të lidhura


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga