KULTURË E RE NË DREJTIMIN E MJETIT NË SHQIPËRI, TIMONI NUK U PËRKET MË VETËM MESHKUJVE!

You are here

KULTURË E RE NË DREJTIMIN E MJETIT NË SHQIPËRI, TIMONI NUK U PËRKET MË VETËM MESHKUJVE!

 Vitet e fundit vihet re një trend i qendrueshëm i ngushtimit të hendekut ndërmjet drejtuesëve të mjetit femra dhe meshkuj, ku 6-mujori i parë i vitit 2023 theu për herë të herë të parë “mitin”, ku 52% e kualifikimeve për kategorinë B rezultuan të ishin nga Drejtuese Mjeti Femra.

Janar - Qershor 2024 numëron 28,274 drejtues mjeti për herë të parë të kategorisë B, ku 47% e totalit rezultojnë femra dhe 53% meshkuj. Edhe përse në statistikat e këtij viti kryesues janë meshkujt , DPSHTRR përmes analizimit të vlerave është më shumë se e lumtur për zhvillimin e kulturës automotive në vend, ku gjithnjë e më shumë femrat po zënë rolin e tyre në shoqëri.

Drejtues Mjeti Femra apo Meshkuj, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për rrugë më të sigurta për të gjithë përdoruesit e saj!

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga