Në solidarizim të Ditës Botërore të Shëndetit, DPSHTRR dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bashkuan fuqitë dhe realizuan një fushatë dhurimi gjaku!

You are here

 Në solidarizim të Ditës Botërore të Shëndetit, DPSHTRR dhe Qëndra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bashkuan fuqitë dhe realizuan një fushatë dhurimi gjaku!

 Prej vitesh tashmë, stafi i Drejtorisë së Përgjithshme dhe i Drejtorive Rajonale japin vazhdimisht kontributin e tyre vullnetar për t’u ardhur në ndihmë komunitetit me sëmundje kronike apo të tjerëve në momente kritike të jetës së tyre! 

 Shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që dhurojnë gjak dhe një falenderim të veçantë stafit të përkushtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për profesionalizmin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre humane!

 MBANI PARASYSH:

Kushtojini rëndësi shëndetit tuaj, krijoni një stil jetese larg abuzimeve! 

Dhuroni gjak! Shpëtoni jetë! 

Le të bëhemi bashkë për komunitetin! 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga