Po marrin jetë punimet në DRSHTRR Durrës!

You are here

Po marrin jetë punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonale.

Rrugë e sheshe, vendparkime e aksese, linjë e re shtesë për Kontrollin Teknik, rigjenerim urban e heqje ngrehinash të degraduara nga koha, rrethime e veshje strukturore, brandim e gjelbërim, instalime për hijezim e sinjalistikë orientuese, sistemime në ambiente brenda e jashtë, u kryen pa e ndërprerë asnjë ditë shërbimin!

Falenderojmë qytetarët e subjektet për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! DPSHTRR do të vijojë, në çdo rajonale, kujdesin dhe angazhimin për kushte sa më komode shërbimi!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga