Poligoni i Parë Publik i Testimit Praktik për Leje Drejtimi dhe Qendra e Parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë!

You are here

Investimi me standarde testimi transparente e në kushte sigurie manovrash, por edhe një qendër futuristike edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, ushtrime e prova të epokës digjitale, tashmë ka nisur punimet. 

I kushtojmë rëndësi fokusit tonë te rritja e cilësisë së procesit të testimit për leje drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për lejen e drejtimit.

Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të leje drejtimit.

Projekti parashikon e-Monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditën e natën, eficiencë energjitike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje.

Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për programe edukative të sigurisë rrugore, orë këndi trafiku dhe aktivitete mësimore shtesë.

Ndiqni videon e pëgatitur:

https://www.youtube.com/shorts/50XyOyxGb_g


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga