Retro "Zonja nga qyteti"

You are here

 Shijoni magjinë e Pogradecit dhe Liqenit të tij të mrekullueshëm në eventin tonë të ardhshëm "RETRO"! 

Përgatituni RETRO "Zonja nga qyteti", më 14-15 Qershor 2024 ,në Pogradec. Automjetet klasike do të rikthejnë atmosferën e viteve të arta në bregun e liqenit të mahnitshëm. 

Ky event i veçantë është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër disa nga makinat më ikonike të kohës dhe për të përjetuar nostalgjinë e një epoke të shkuar. 

Gjatë eventit do të keni mundësinë të shijoni një sërë aktivitetesh të ndryshme si ekspozita me mjete retro, performanca nga Kori i Fëmijëve dhe grupi “Nostalgjia”, si dhe koncerti i Fanfarës Tirana.

Do të ketë gjithashtu një paradë të mjeteve retro në Sheshin e Trëndafilave në Drilon, dhe një program artistik nga Universiteti i Arteve ,kuarteti i harqeve “SinfoArt” dhe performanca baleti Flamenco.

Për ata që preferojnë aktivitetet sportive, do të organizohen garë beach volley, arte marciale, street basket, futboll në rërë dhe gara me kanoe. 

Eventi në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, duke siguruar një organizim të suksesshëm dhe një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga