Rifutu në provën e teorisë ose të praktikës edhe 4 herë të tjera!

You are here

I jeni nënshtruar testimit teorik apo praktik për përfitimin e Lejes se Drejtimit të kategorisë B dhe hera e parë nuk rezultoi e suksesshme për ju? Mos u shqetësoni, ju mund të rifuteni në provën e teorisë ose të praktikës edhe 4 herë të tjera brenda afatit të vlefshmërisë së dokumentit të lëshuar nga DRSHTRR (Leje e teorisë ose Autorizim i praktikës).

Kandidati ka të drejtë të japë deri në 5 herë provimin e teorisë ose praktikes, jo më afër se 10 ditë kalendarike nga njëra provë në tjetrën. Për rastet kur përfundon vlefshmëria e autorizimit të praktikës dhe keni një teori të vlefshme (brenda afatit një vjeçar nga data e fitimit të testimit teorik) ju mund të pajiseni me Autorizim të Ri dhe keni mundësi edhe 5 herë të tjera për t'iu nënshtruar provës praktike.

Mos u druani edhe nëse hera parë nuk ishte hera juaj me fat! Me siguri që prova e radhës do ju japë rezultatin e dëshiruar!


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga