Rezultatet e sesionit të rradhës ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje Drejtimit!
Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit;
Përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë;
pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!
Rezultatet e sesionit të rradhës të ritestimit:
Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 30 riregjistrime, u paraqitën 14 kandidatë ku vetëm 5 prej tyre rezultuan fitues!
Rezultatet e periudhës Janar - Nëntor 2024:
Vetëm 206 persona nga 1,594 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës Qershor 2022 - Nëntor 2024!
1,594 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.9 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm!
Konkluzioni:
S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT!
Koka bën, koka pëson!
Angari e kosto që mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon
Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja
MËSO Programin e Normave të Sjelljes;
USHTROHU me Simulim Online të Testit të Normave të Sjelljes, në web: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al
Shkarko aplikacionin në mobile:
Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=al.dpshtrr.lejedrejtimi&hl=it/
App Store: https://apps.apple.com/.../leje-drejtimi.../id6445901254
Mbani në vëmendje:
VLERËSO përgjegjësinë e Lejes së Drejtimit duke zbatuar Kodin Rrugor!
TË UDHËTOJMË TË SIGURT! Libërthi i Shoferit: https://www.dpshtrr.al/te-reja/botime/te-udhetojme-te-sigurt