Statistika mbi mjetet për periudhën Janar - Nëntor 2023!

You are here

Statistikat dëshmojnë për:

  1. 69,493 mjete të regjistruara për herë të parë Janar-Nëntor 2023, 52% më shumë se Janar-Nëntor 2019!
  • 84.3% e totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë janë autovetura, 57% më shumë se Janar-Nëntor 2019!
  • 39% e autoveturave të regjistruara për herë të parë, me 0km, janë Electric/Hybrid Plug In, +114% krahasuar me 2021!
  • 1,019,300 ALL vlera mesatare e një autoveture të regjistruar për herë të parë në 2023, 34.3% më e lartë se 2018.
  1. 3,037 Mjete all electric të regjistruara deri në Nëntor 2023, +1,635% krahasuar me 2019!
  2. Rinovohet flota me +10,226 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite!

Shtetet Kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në Janar-Tetor 2023:

  • Itali 21.1%;
  • Gjermani 21.3%;
  • Zvicër 10.2%;
  • Korea e Jugut 10.4%;
  • Kina 5.1%;
  • SHBA 5%.

Regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 81% krahasuar me Janar-Nëntor 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse!

5,740 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi, +47% krahasuar me 2021!

Rritja e flotës vendase sjell sfida për garantimin e sigurisë rrugore në qarkullim, ndaj të gjithë përdoruesit dhe drejtuesit e mjeteve duhet të rrisin shkallën e përgjegjshmërisë!

Open Data DPSHTRR: https://www.dpshtrr.al/sherb.../open-data-statistika-raporte


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga