Trajnim mbi Verifikimin e Kategorisë Mjedisore në DRSHTRR me qëllim përshpejtimin e realizimit të procedurave.

You are here

 Shërbimet, procedurat, dhe sistemet e ngritura për to nuk mund të jetëzohen pa trajnimin, zhvillimin e vazhdueshëm, përditësimin me ndryshimet të Kapitalit Njerëzor, faktor të suksesit afatgjatë!

 Ditën e sotme në ambientet tona në Fushë Prezë, nën mentorimin e Z. Arben Progni Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve dhe Z. Erald Totri Përgjegjës i Sektorit të Homologimit dhe Verifikimit të Specializuar dhe pjesëmarrjen e Znj. Erinda Dogga u mbajt trajnimi mbi Verifikimin e Kategorisë Mjedisore në DRSHTRR me qëllim përsosjen a aftësive të punonjësve gjë e cila do ndikojë edhe në përshpejtimin e realizimit të procedurave.

 Falenderojmë ekipin për gadishmërinë e treguar në këtë të shtunë përvëluese Korriku, që u bënë pjesë e trajnimit!

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga