Vera ka mbërritur dhe bashkë me të dielli i nxehtë! Errësoni xhamat e mjetit tuaj!

You are here

Vera ka mbërritur dhe bashkë me të dielli i nxehtë i cili jo në pak raste bezdis gjatë udhëtimeve tuaja me makinë.


Nëse po mendoni të errësoni xhamat e mjetit tuaj, DPSHTRR sjell në vëmendjen tuaj përfitimet nga errësimi i xhamave:

  • Mbrojnë nga rrezet UV dhe IR të rrezikshme për shëndetin!
  • Krijojnë siguri të dyfishtë në raste thyerje xhami!
  • Ofrojnë freski përgjatë ditëve të nxehta!
  • Ndikojnë në jetëgjatësinë e tapicerisë dhe veshjeve plastike të brendshme të mjetit!
  • Eko-konsum, kursim, ulje e ndotjes!
  • Ofrojnë siguri nga hajdutët kuriozë!
  • Krijojnë privatësi e komoditet!


VINI RE!
Xhamat e përparmë anësorë duhet të kenë nivel tejçueshmërie drite jo më pak se 50%;
Xhamat e pasmë anësorë dhe xhami fundor mund të kenë nivel tejçueshmërie drite nga 10% - 70% me kusht që të mos cënohet sistemi i shikimit prapa.

KUJDES!
Kryeni proçesin e errësimit të xhamave vetëm pranë subjekteve të pajisura me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim.
Nuk lejohet errësimi i xhamit të përparmë ballor të mjetit!
Mbani gjithmonë me vete në mjet së bashku me Lejen e Qarkullimit "Certifikatë Miratimi të Errësimit të Xhamave" pasi do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Për më shumë: https://www.dpshtrr.al/mjete/erresimi-i-xhamave

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga